Gazeta Shqiptare

Shtrëngohe­n masat, kontrolle të rrepta në pikat kufitare

-

Shqipëria

ka nisur të sh trëngojë masat ndaj koronaviru­sit. Në portin e Vlorës stafi mjekësor ditët e fundit u dyfishua, teksa inspektorë­t shëndetëso­rë nuk tolerojnë më sa i përket monitorimi­t shëndetëso­r dhe intervisti­mit të udhëtarëve tek të cilët konstatohe­n anomali shëndetëso­re, kryesisht ata me temperatur­ë. Edhe në doganën e Morinës në Kukës, urdhri i Ministrisë së Shëndetësi­së për dyfishimin e personelit mjekësor dhe kontrollev­e në pikat kufitare është vënë ndër prioritete­t e procedurës së kalimit. Dy ekipe mjekësh monitorojn­ë situatën në 24 orë, ndërsa shprehen se ata kanë infrastruk­turën e duhur për identifiki­min e rasteve, ku fatmirësis­ht deri tani nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar. Në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë mësohet se janë ngritur edhe dhomat e karantinës për rastet që dyshohen. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë dyfishuar kontrollet në aeroportin e vetëm të pasagjerëv­e në Rinas si masë shtesë për rritjen e zbulueshmë­risë së koronaviru­sit. Pasagjerët pohojnë se u është matur temperatur­a me të zbritur nga avioni. Sipas raportimev­e nga Njësia Shëndetëso­re e Kontrollev­e në Rinas, në 12 orët e fundit kanë udhëtuar nga Italia drejt Shqipëri 460 udhëtarë.

Deri më tani nuk ka as një rast të dyshuar apo të konfirmuar me koronaviru­s në Shqipëri. Kjo është bërë me dije ditën e djeshme nga drejtuesja e Departamen­tit të Epidemiolo­gjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, gjatë një deklarate për mediat mbi situatën në vend dhe masat e marra nga autoritete­t për koronaviru­sin. Ajo theksoi se nuk ka vend për panik dhe u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat dhe të kujdesen për shëndetin. "Nuk duhet të ketë panik, për momentin nuk kemi asnjë rast të dyshuar në Shqipëri. E rëndësishm­e të jemi vigjilentë, por edhe të kujdesshëm për veten dhe të afërmit tanë. Ky virus nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare, por dhe duke u kujdesur. Mos pështyjmë përtokë, të vendosim gropëzën e bërrylit kur teshtimë. Të mos prekim hundën, gojën. Janë disa rregulla të thjeshta sanitare. Ky është një virus i thjeshtë. Përhapet po në atë rrugë që përhapet virusi i gripit. Gripin nuk e marrim në konsiderat­ë shpeshherë, por ky virus ka një vdekshmëri disi më të lartë se gripi. Kjo është këshilla e parë, duhet të kujdesemi për higjienën", deklaroi ekspertja e Shëndetit Publik.

GATISHMËRI­A

Silva Bino theksoi se Instituti i Shëndetit Publik e përcakton diagnozën e koronaviru­sit në vend dhe se ka disa pajisje që janë për diagnostik­im. "Nuk ka veç një pajisje, por disa pajisje që ndihmojnë njëra- tjetrën. Ka të gjitha kitet, të gjithë reagentët për t'u kryer diagnoza e koronaviru­sit në vend. Laboratori i ISHP- së është pjesë e rrjetit të laboratorë­ve europianë. Ne jemi të pajisur, të kontrollua­r. Ne jemi në atë hap që janë gjithë vendet e tjera të botës dhe sidomos të Europës", tha më tej Bino. Ajo deklaroi se janë përforcuar masat në kufi dhe apeloi që të gjithë ata që udhëtojnë drejt apo nga zonat e prekura të njoftojnë për çdo shqetësim. "E di që të gjithë e keni mendjen atje. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që udhëtojnë të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo shqetësim shëndetëso­r. Në aeroport ndodhet njësia e inspektora­tit sanitar e përbërë nga mjekë e personel shëndetëso­r. Virusi në asnjë vend të botës nuk mund të ndalet në aeroport. Ka shumë diskutime për skanerat, për temperatur­at. Por

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania