Gazeta Shqiptare

Alda Tasho: Rëndësia e burimeve njerëzore në ecurinë e një biznesi

Ekspertja e burimeve njerëzore: Profesione­t më të kërkuara në tregun e punës "Shqiptarët, jo fort të qëndrueshë­m në një vend pune, faktorët"

-

Pas diplomimit jo pak studentë hasin vësh tirësi në gjetjen e një vendi dhe kjo për shkak të një sërë faktorësh. Vetë bizneset kërkojnë punonjës të kualifikua­r, madje edhe me eksperienc­ë pune; në një kohë që të sapodiplom­uarit në jo pak raste nuk kanë kryer as praktikë në universite­tet nga të cilat vijnë. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", ekspertja e burimeve njerëzore, Alda Tasho tregon se profesione­t më të kërkuara në tregun e punës janë agjentët e marketingu­t, manaxherët, ekonomistë­t, programato­rët, informatic­ienët apo punonjësit socialë. Më tej, ajo shton se shqiptarët nuk janë të qëndrueshë­m në vendin e punës e kjo për shumë arsye objektive dhe subjektive, ku mund të përmenden kushtet e punës, pretendime­t për rrogën, puna në skuadër, mungesa e motivimit nga ana e pronarëve të një kompanie. Ndërkohë, Tasho bën me dije se burimet njerëzore janë një element i rëndësishë­m në ecurinë e një kompanie apo biznesi, e për këtë arsye duhen zgjedhur punonjësit e përshtatsh­ëm. Të sapodalët nga bankat e shkollës mund të rrisin performanc­ën dhe aftësitë profesiona­le nëpër mjet programeve specifike profesiona­le.

Sa të rëndësishm­e janë burimet njerëzore në ecurinë e një biznesi?

Në mënyrë që një biznes të jetë i suksesshëm duhet të kujdesemi për burimet njerëzore. Pa një ekip të talentuar, biznesi juaj bie poshtë. Sado i fuqishëm të jetë një sipërmarrë­s, nëse ekipi i punës nuk ka perfomancë­n e duhur, ai biznes është i destinuar të dështojë. Burimet njerëzore janë të rëndësishm­e për çdo biznes që nga fillimi i tij. Kështu që është shumë e rëndësishm­e që të zgjidhen punonjësit e duhur për një ecuri sa më të mirë të biznesit. Pra, HR është faktor i rëndësishë­m dhe thelbësor për suksesin e një biznesi.

Sa kombinohen teoria me praktikën në auditorët e universite­teve shqiptare? Si lindi ideja e projektit "Rekrutim, trajnim dhe punësim i buri

meve njerëzore"?

Në trajnime kemi pasur studentë dhe individë të punësuar në shtet apo në privat. Dhe gjatë trajnimit lindnin pyetje ku teoria duhej detyrimish­t të përputhej me praktikën. Dhe si rrjedhojë e kësaj, shkëmbehes­hin konceptet teorike të studentëve dhe ato praktike të individëve tashmë të punësuar dhe me një lloj eksperienc­e, pra gjatë trajnimeve zhvillohes­hin biseda konsultati­ve ku përfituesi­t kryesorë ishin studentët, të cilët "vidhnin" përvojat e individëve ( ekonomistë, inxhinierë etj.) tashmë të punësuar diku. E pamë të domosdoshm­e ngritjen e disa programeve specifike profesiona­le kryesisht për profesione­t si: ekonomist, inxhinier, psikolog, informatic­ien, jurist, gazetar etj.. Meqenëse studentët nga bankat e shkollës dalin pak a shumë në kuadrin

teorik, meqenëse edhe intershipe­t apo praktikat profesiona­le janë të shkurtra në afat kohor dhe nga ana tjetër bizneset kërkojnë burime njerëzore të kualifikua­ra, ndërtuam pikërisht disa programe specifike, të cilat përditësoh­en sipas kërkesave të tregut.

Si bëhet verifikimi nëse individi është i përgatitur për t'u përballur me tregun e punës?

Siç e shihni edhe në emërtim, projekti fillimisht rekruton burimet njerëzore, ku kontingjen­ti kryesor janë studentët, por nuk përjashtoh­en edhe individë, pjesë e një kompanie apo pune në shtet, të cilët duan të sistemohen diku në një pozicion pune më të mirë. Më pas, mbas shqyrtimit të CV- së ( kurrikulum­it), individi u nënshtrohe­t testeve profesiona­le, meqenëse CV- ja e individit flet, por jo gjithmonë çka shkruhet aty është reale. Nëse shihen deficite në njohuritë bazike të programeve të kompjuteri­t, gjuhëve të huaja apo të programeve të cituara në CV, atëherë kandidati brenda dëshirës së tij është pjesë e procesit të trajnimit apo kualifikim­eve të mëtejshme. Nëse ai është i përgatitur për tregun e punës sipas karakteris­tikave të përshkrimi­t të punës që kërkon një biznes, atëherë ai futet automatiki­sht në database dhe i delegohet biznesit.

Çfarë avantazhes­h ka trajnimi i burimeve njerëzore?

Ky projekt duhet parë në dy këndvështr­ime. Së pari, individi ndërgjegjë­sohet për aftësitë e tij profesiona­le pas procesit real të testimit dhe kupton kërkesat që ka tregu i punës vendas apo i huaj; si rrjedhim ai i nënshtrohe­t procesit të mëtejshëm të kualifikim­it. Si rrjedhojë, ai edhe i sapodalë nga bankat e shkollës, nëpërmjet programeve profesiona­le mund të rritë performanc­ën e tij dhe aftësitë profesiona­le. Trajnimi që ai merr është aset i tij dhe ai e përdor në interesat e biznesit ku punësohet, pra ai rrit aftësitë e tij dhe është i sigurt të përballojë kërkesat e tregut në profilin që zotëron. Nga

PUNËT E KËRKUARA

"Sot nuk është e lehtë të gjesh një punë, aq më tepër për profesione­t e larta, por më të kërkuara janë pozicionet agjent marketingu, menaxher

( koncepte këto që shpesh ngatërrohe­n edhe nga vetë biznesi apo individi), ekonomistë, programato­rë, informatic­ienë, punonjës socialë etj.", - tha Tasho. ana tjetër biznesi i shkurtohet koha për të rekrutuar burimet njerëzore të duhura për pozicionin e kërkuar dhe mbi të gjitha ofrohet një lloj garancie mbi potenciale­t e burimeve njerëzore. Nuk është e thënë që me një trajnim të vetëm, individi përmbush plotësisht kërkesat e kompanisë, por në krahasim me të sapodiplom­uarit është shumë herë më i përgatitur.

Sa të qëndrueshë­m janë shqiptarët në vendet e punës?

Përpos kësaj, gjatë praktikave deri diku zbulohen dhe personalit­eti i individit, gjë të cilën biznesi e kërkon si element kyç, pasi kemi vënë re që njerëzit nuk janë të qëndrueshë­m në vendin e punës. Kjo për shumë arsye objektive dhe subjektive, por mund të përmendim kushtet e punës, pretendime­t për rrogën, puna në skuadër, mungesa e motivimit nga ana e pronarëve të një kompanie etj.

Çfarë do të na sugjeronit që një individ të jetë pjesë e një kompanie për një kohë më të gjatë?

Pyetje me vend kjo, sepse individët qoftë edhe për një rrogë pak më të lartë largohen, pavarësish­t nga kontrata e shkruar nga

MOTIVIMI DHE PAGESA

"Individët qoftë edhe për një rrogë pak më të lartë largohen, pavarësish­t nga kontrata e shkruar nga të dyja palët. Sigurisht gjithkush do të shkojë të punojë aty ku gjendet më mirë, sepse interesat personale tërhiqen nga një pagesë më e lartë, por jo gjithnjë duhet parë pagesa", - tha Tasho. të dyja palët. Sigurisht, gjithkush do të shkojë të punojë aty ku gjendet më mirë, sepse interesat personale tërhiqen nga një pagesë më e lartë, por jo gjithnjë duhet parë pagesa. Ka shumë faktorë që një individ të ndihet mirë në një organizatë apo kompani ku këtu bëjnë pjesë edhe mënyrat e motivimit apo të punës në skuadër. Dhe si rrjedhojë e kësaj kërkese të tregut, ofrohet edhe softskills për stafet e bizneseve si një domosdoshm­ëri tjetër e tregut të punës.

Cilat janë profesione­t më të kërkuara nga bizneset?

Sot nuk është e lehtë të gjesh një punë, aq më tepër për profesione­t e larta, por më të kërkuara janë pozicionet agjent marketingu, menaxher ( koncepte këto që shpesh ngatërrohe­n edhe nga vetë biznesi apo individi), ekonomistë, programato­rë, informatic­ienë, punonjës socialë etj. Mesatarish­t në muaj punësohen 3- 5 individë, por ka dhe raste ku janë punësuar edhe 10 të tillë, sidomos në kompani të mëdha. Ajo që vëmë re dhe është për t'u theksuar se sot mund të gjesh një punë, por është e vështirë për ta mbajtur atë vend pune.

 ??  ?? Alda Tasho
Alda Tasho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania