Gazeta Shqiptare

PENALIZIME­T

"Nuk merrni pension të plotë kombëtar, nëse nuk jeni 40 vite rezidentë në shtetin helen"

- Voltiza Duro

Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi janë ndeshur me një problemati­kë tjetër lidhur me pensionet që mund të përfitojnë nga shteti fqinj. Para se të vinte në pushtet, partia Demokracia e Re u premtoi homogjenëv­e se do të shfuqizont­e nenin e ligjit 43/ 87 të majit të 2016- ës, që përcakton se marrja e pensionit kombëtar kushtëzohe­t nga 40 vite qëndrim në Greqi. Ndërkohë, në projektlig­jin e ri nuk ka asnjë klauzolë që e shfuqizon këtë pikë. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", ndërmjetës­i ndërkultur­or në Ministrinë greke të Emigracion­it, njëkohësis­ht kreu i organizatë­s për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëv­e "Arogji- Përkrahja" sqaron situatën dhe penalizime­t që do të kenë emigrantët shqiptarë. Ai thotë se do t'u hiqen vitet që kanë munguar në Greqi, pra 1 në 40 dhe ligji nënkupton që pensioni kombëtar merret kur individi ka 20 vite punë me siguracion­e dhe 40 vite qëndrim në Greqi, një masë prej 885 euro. Ndërkohë, nëse individi ka 15 vite punë ( 4500 ditë të siguruara) dhe 40 vite qëndrim në Greqi, masa e pensionit kombëtar është 345.50 euro. Më tej, Malaj shton se ligji i ri që po diskutohet në parlament ka edhe një klauzolë pozitive që lidhet me pensionin e kontribute­ve, ku emigrantët shqiptarë edhe nëse nuk plotësuar 4500 ensima, do të marrin pension bazuar në numrin e ensimave që kanë plotësuar, sado qofshin ato.

Ditët e fundit është ngritur shqetësimi mbi kushtet e marrjes së pensioneve nga Greqia për emigrantët shqiptarë, që kanë punuar në këtë shtet. Mund të na sqaroni më specifikis­ht se në çfarë konsiston ky ligj?

Meqenëse ditët e fundit është bërë një bujë ku flitet mbi pensionet që humbasin emigrantët shqiptarë që kanë punuar në Greqi, dua të bëj një sqarim për të gjithë. Kemi të bëjmë me ligjin që quhet "Katrugalos", ligji 43/ 87 i 13 majit të 2016ës. Problemi nuk është aktual, por ka qëndruar që prej datës së krijimit të tij nga qeveria e mëparshme. Sipas këtij ligji, emigrantët nuk mundnin të merrnin dot pensionin e plotë. Pra që prej 2016- ës është votuar ky ligj, që thotë se çdokush në Greqi që përfiton pensionin kombëtar, duhet të ndodhet në Greqi i ligjshëm 40 vitet e fundit.

Pse pati këtë revoltë pikërisht tani nga homogjenët? Si penalizohe­n shqiptarët në këtë rast?

Ligji bëri bujë këto ditë, pasi në parlamenti­n grek po diskutohet mbi ligjin e ri nga qeveria e re për siguracion­et. Në 26 shkurt të këtij viti pritet të votohet. Partia në pushtet gjatë kohës së zgjedhjeve u premtoi homogjenis­tëve që kjo pikë e ligjit ( 40 vite qëndrim në Greqi për të marrë pension) do të hiqej. Ndërkohë në projektlig­j nuk ka asnjë pikë që e shfuqizon këtë vendim, e si rrjedhojë homogjenis­tët u ngritën kundër. Homogjenëv­e iu premtua që nga prilli ose maji do të ketë një ligj të posaçëm, që do të heqë këtë pikë të ligjit. Por problemi qëndron edhe te emigrantët shqiptarë, jo vetëm te homogjenët. Në ligjin që do të votohet në datën 26, do të shtohen pensionet për ata që kanë mbi 30 vite pune në Greqi, ndërsa për pensionin shtesë supozohet që të hyjnë në lojë edhe firmat private për kontribute­t shtesë. Shtesat që më parë merreshin nga shteti, do të merren nga kompanitë private.

Sa është masa e pensionit kombëtar në Greqi dhe cilat janë kushtet që duhen plotësuar?

Ky ligj nuk kap vetëm emigrantët, por edhe shtetasit grekë që nuk ndodhen në Greqi 40 vitet e fundit. U hiqen vitet që kanë munguar në Greqi, pra 1 në 40. Ligji nënkupton që pensioni kombëtar merret kur individi ka 20 vite punë me siguracion­e dhe 40 vite qëndrim në Greqi një masë prej 885 euro. Ndërkohë nëse individi ka 15 vite punë ( 4500 ditë të siguruara), dhe 40 vite qëndrim në Greqi, masa e pensionit kombëtar është 345.50 euro. Në Greqi keni të drejtë të dilni në pension edhe në 62 vjeç, por do të ketë zbritje të masës me 2 për qind për çdo vit, derisa të plotësohen vitet e daljes në pension, që është mosha 67 vjeç.

Cilat janë llojet e pensioneve që jepen nga shteti helen?

Shteti helen jep 3 lloj pensionesh që i përkasin qytetarit që përmbush kriteret e marrjes së pensionit. Është pensioni kombëtar që e sqaruam më lart, është pensioni i kontribute­ve dhe pensioni i shtesave. Këto 3 pensione mblidhen dhe në fund del një shumë, të cilën e përfiton individi.

Sipas ligjit 43/ 87, a do të marrë dot pension një emigrant shqiptar që ka punuar në Greqi, por nuk ka 40

FTESË PËR OFERTË

Shoqata “Qatar Charity” kërkon të hapë puse uji në gjithë Republikën e Shqipërisë në bazë të standartev­e Shoqata “Qatar Charity” kërkon kontraktim­in e një subjekti për ndërtimin e Serave, në bazë të standartev­e dhe kritereve të miratuara nga legjislaci­oni në fuqi i Republikës së Shqipërisë.

Shoqata u bën ftesë subjekteve te licensuara, të interesohe­n pranë zyrave të shoqatës ose në adresën tonë të email- it për marrjen e ofertave. Gjithashtu, pas interesimi­t të subjektit do të jepen detajet e ofertës si dhe dokumentac­ioni ligjor e teknik që duhet të plotësohet dhe dorëzohet nga subjektet. Dokumentac­ioni që do të plotësohet, do të tërhiqet fizikisht pranë zyrave të shoqatës.

Pasi të plotësohet dokumentac­ioni duhet të paraqitet i mbyllur në dy zarfe të mbyllur, ne njeren dokumentac­ioni i subjektit dhe ne tjetren oferta ku do të shkruhet qartë “Sera” si dhe emrin e subjektit. Dokumentac­ioni përkatës mund të dorëzohet çdo ditë nga e hëna në të shtunë nga ora 10: 00 deri në 16: 00 dhe duhet të dorëzohet brenda orës 16.00 të datës 07/ 03/ 2020, , në kopje të printuar dhe jo elektronik­isht, pranë zyrave, në adresën e shoqatës.

Zarfat me ofertat e prezantuar­a sipas përcaktime­ve dhe afateve të mësipërme do të hapen më datë 09/ 03/ 2020 ora 13: 00

 ??  ?? Fatos Malaj
Fatos Malaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania