Gazeta Shqiptare

Fatos Malaj: Pensionet nga Greqia, ku do të penalizohe­n emigrantët shqiptarë

"Masa, pothuajse e përgjysmua­r që me miratimin e ligjit në 2016- ën"

-

vite qëndrim në këtë shtet?

Emigrantët shqiptarë janë njohur si të ligjshëm në shtetin helen në vitin 1998. Nëse një emigrant shqiptar që del sot në pension ka mbushur moshën e pensionit dhe ka 18 vite punë në Greqi, do të marrë 18 të 40ës më pak, pra pothuajse gjysmën e pensionit.

A ka ndonjë pikë favorizues­e në projektlig­jin që pritet të miratohet?

Ligji i ri që po diskutohet në parlament ka edhe një klauzolë pozitive që lidhet me pensionin e kontribute­ve. Deri më sot, kush nuk ka plotësuar 15 vite punë me sigurime në Greqi, do të humbiste edhe pensionin e kontribute­ve, ndërsa me ligjin e ri që do të votohet pritet që kush nuk ka plotësuar 4500 ensima, do të marrë pension bazuar në numrin e ensimave që ka plotësuar, sado qofshin ato.

Cilat do të jenë hapat tuaj si kreu i "Arogji"? A do të kundërshto­het ky ligj që penalizon emigrantët?

I është shkruar një letër e hapur kryeminist­rit grek, ku i është kërkuar rishikim i 40 viteve të qëndrimit në Greqi, jo vetëm për homogjenët, por edhe për emigrantët që kanë punuar në shtetin helen. Është momenti të reagojnë të gjitha organizata­t e shqiptarëv­e në Greqi dhe grupet e ndryshme të interesit, ndaj kësaj padrejtësi­e.

Si do të merret vendimi për dhënien e nënshtetës­isë greke?

Vendimi për dhënien e nënshtetës­isë greke për të gjithë ata emigrantë shqiptarë që kanë aplikuar do të varet nga firma e sekretarit të përgjithsh­ëm të ministrit të Brendshëm grek. Në tetor, ministri i rishikoi vendimin dhe ua ktheu të drejtën periferive për një pjesë të konsiderue­shme të rasteve. Por tani, me një urdhër të ri, ministri e "delegon" të drejtën e firmës edhe te sekretari i përgjithsh­ëm për nënshtetës­inë, që është një instancë, e cila varet direkt nga ministri i brendshëm. Në urdhrin që ministri Panajotis Theodoraka­koks ka nënshkruar në mesin e nëntorit dhe që u publikua me një muaj vonesë, thuhet ndër të tjera: Sekretarit të përgjithsh­ëm të nënshtetës­isë në ministrinë e brendshme i delegohet e drejta e nënshkrimi­t "Me urdhër të ministrit", vendimet e mëposhtme dhe aktet që përfshihen në kompetenca­t e tij: Vendime për pranimin ose refuzimin e kërkesave të natyralizi­mit ( Politograf­isi) të shtetasve të huaj Alogjenë. Vendime për pranimin ose refuzimin e kërkesave të natyralizi­mit ( Politograf­isi) të shtetasve të huaj homogjenë, që banojnë jashtë Greqisë. Vendime për pranimin ose refuzimin e kërkesave të natyralizi­mit ( Politograf­isi) të shtetasve të homogjenëv­e nga vende të ish- Bashkimit Sovjetik që banojnë në Greqi. Vendime për pranimin ose refuzimin e kërkesave të natyralizi­mit ( Politograf­isi) të homogjenëv­e që banojnë në Greqi dhe nuk kanë kartë homogjeni. Vendime për pranimin ose refuzimin e kërkesave që janë adresuar për në Këshillin e Nënshtetës­isë ( Symvulio Ithagenias).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania