Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si shkakton 2442 të vdekur në Kinë, 76.936 raste të infektuara

Raste të reja në Korenë e Jugut dhe Iran

-

Bilanci

i koronaviru­sit në Kinë arriti 2442 të vdekur, pas 97 viktimave të regjistrua­ra, pothuajse të gjitha në provincën Hubei. Komisioni Kombëtar i Shëndetësi­së ka konfirmuar edhe 648 raste të reja pozitive. Pjesa më e madhe e të vdekurve nga infeksioni janë regjistrua­r në Wuhan, ku virusi u shfaq për herë të parë në dhjetor. Totali i të infektuarv­e në Kinë ka arritur 76.936 raste. Koronaviru­si i ri e ka origjinën në provincën kineze Hubei vitin e kaluar, por është përhapur në 26 vende. Kina ka raportuar rënie të numrit të viktimave nga koronaviru­si të shtunën, por ky virus ka shënuar rritje në Korenë Jugore si dhe 10 raste të reja janë paraqitur në Iran. Në këtë vend si pasojë e koronaviru­sit kane vdekur tetë veta, duke bërë që Turqia të mbyllë kufirin me Iranin. Drejtori i OBSH- së, Tedros tha përmes "Twitter"- it tha se rastet që nuk janë të lidhura me Kinën janë shqetësues­e si dhe bëri thirrje nga të gjitha vendet për gatishmëri. Sakaq, presidenti kinez Xi Jinping, falënderoi personalis­ht miliarderi­n amerikan Bill Gates, pasi ky i fundit dhuroi 100 milionë dollarë për të luftuar Covid- 19, raportuan mediat shtetërore. Mes fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit fondacioni i Bill Gates premtoi shumën nëntë shifrore lidhur me përpjekjet për zbulimin e koronaviru­sit, sigurimin e mbrojtjes së popullatav­e në rrezik, zhvillimin e një vaksine, si dhe për trajtim. Sipas agjencisë lokale të lajmeve, në letrën drejtuar Gates, Xi shkroi se e vlerësonte dhurimin dhe letrën e solidarite­tit drejtuar popullit kinez në një moment aq të rëndësishë­m. Xi falënderoi gjithashtu fondacioni­n për bashkëpuni­min e shpejtë me institucio­net kineze pas shpërthimi­t të virusit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania