Gazeta Shqiptare

Bilanci botëror i koronaviru­sit: 2461 viktima, 3 në Itali

Kryeminist­ri Conte: Ndalohet lëvizja nga zonat e prekura, mbyllen shkollat Rreth 79 mijë të prekur, mbi 130 të konfirmuar në shtetin fqinj

-

Bilanci botëror i ko ronavirusi­t ka sh kuar në 2461 viktima, sipas hartës "online" të amerikanes "Johns Hopkins University". Sipas të dhënave publike, rastet e konfirmuar­a të të infektuarv­e janë 78.766. Ndërkohë, virusi është përhapur tashmë edhe në Itali, ku numri i viktimave ka shkuar në tre, ndërsa numri i rasteve të prekura në këtë shtet ka arritur mbi 130. Viktima e tretë rezulton një grua në Crema, e shtruar në spital në onkologji me një situatë shumë të rënduar. Ndërkohë që janë raportuar raste të reja në zonën e Pavisë dhe në zonën e Bergamos.

MASAT E JASHTËZAKO­NSHME

Situata e deritanish­me në Itali ka bërë që autoritete­t të marrin "masa të jashtëzako­nshme" për të trajtuar përhapjen e shpërthimi­t më të madh të koronaviru­sit të ri në Evropë. Kryeminist­ri Giuseppe Conte njoftoi planin e emergjencë­s. Conte tha se tani do të jetë e ndaluar futja ose të largimi në zonat e prekura, përveç rasteve kur personat kanë leje speciale. Të gjitha aktivitete­t shkollore dhe sportive janë pezulluar në ato zona, përfshirë disa ndeshje futbolli në Serisë A. Policia, dhe nëse është e nevojshme forcat e armatosura, do të kenë autoriteti­n të sigurojnë që rregullat të zbatohen. Autoritete­t italiane frikësohen se virusi ka shkuar përtej grupimeve të izoluara të rasteve në Lombardi dhe Veneto, duke e bërë të vështirë kontrollim­in e tij. Një duzinë qytetesh në rajonet veriore të Lombardisë dhe Veneto janë vende në karantinë në mënyrë efektive sipas planit. Rreth 50,000 njerëz nga qytete në dy rajone veriore u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi nga autoritete­t. Për pasojë, rrugët e shumë qyteteve italiane të prekura nga koronaviru­si tashmë janë bosh. Zyrtarët italianë nuk kanë lejuar zhvillimin e Karnavalev­e të Venecias, ndërsa po përpiqen që të kontrolloj­në një nga viruset më të rrezikshme në mbarë Europën. Autoritete­t në rajonin e Venetos thanë se kanë marrë masa rigoroze për rastin. Italia ka deri tani numrin më të lartë të të prekurve nga koronaviru­si në Europë e si pasojë ka vendosur kufizime të rrepta të karantinës në dy rajone, në "pikat e nxehta" në Milano dhe Venecia. Në dy qytete italiane nuk mund të hyhet dot pa marrë leje speciale. Edhe jashtë zonës, shumë biznese dhe shkolla kanë pezulluar aktivitete­t dhe ngjarjet sportive janë anuluar, duke përfshirë disa ndeshje futbolli.

IZOLIMI I ZONAVE

"Gjithçka për të shpëtuar italianët, që është gjëja që na intereson më shumë", ka thënë kryeminist­ri gjatë një konference për shtyp. Mes ndërhyrjev­e të bëra është sigurisht izolimi i zonës së epiqendrës me forcat e ushtrisë, nëse do të duhet. Kemi miratuar një dekret për shëndetin e italianëve, që është ajo që kemi më shumë qëllim dhe që renditet e pari në Kushtetutë­n tonë", - thotë Giuseppe Conte, duke përsëritur shumë herë që italianët duhet të kenë besim tek politikat dhe tek institucio­net shkencore, që po bëjnë të pamundurën. Masat

MASAT E MARRA

Situata e deritanish­me në Itali ka bërë që autoritete­t të marrin "masa të jashtëzako­nshme" për të trajtuar përhapjen e shpërthimi­t më të madh të koronaviru­sit të ri në Evropë. Kryeminist­ri Giuseppe Conte njoftoi planin e emergjencë­s. për të cilat flet presidenti i këshillit kanë të bëjnë me dhjetë komunat e zonës së Lodit, të identifiku­ar të premten, ku jetojnë rreth 50 mijë persona dhe zona e Vo Euganeo, në provincën e Padovas. Këto do të jenë të gjitha zona të kuqe. "Nuk do të dalë dhe nuk do të hyjë njeri. Në brendësi të zonës së epidemisë shërbimet publike dhe tregtare për të mirat e nevojshme - thotë dekreti - është e kushtëzuar në përdorimin e mjeteve mbrojtëse individual­e. Të gjithë ata që kanë pasur kontakte të ngushta me rastet e konfirmuar­a, duhet të hyjnë në karantinë me mbikëqyrje aktive", - theksoi ai. Ndalimi i hyrjes dhe daljes nga zonat e ' vatrës' së virusit do të bëhet nga forcat e policisë dhe në raste të nevojshme

IZOLIMI

"Gjithçka për të shpëtuar italianët, që është gjëja që na intereson më shumë", ka thënë kryeminist­ri gjatë një konference për shtyp. Mes ndërhyrjev­e të bëra është sigurisht izolimi i zonës së epiqendrës me forcat e ushtrisë, nëse do të duhet. nga ushtria dhe do të ketë sanksione penale për ata që thyejnë rregullat. "Ndalohen të gjitha ekskursion­et shkollore në Itali dhe jashtë saj, ndalohet të gjitha manifestim­et dhe aktivitete­t publike në karantinë me mbikëqyrje aktive për të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me rastet e konfirmuar­a të virusit. Gjobë, por edhe arrestime për ata që nuk respektojn­ë masat e marra. Mungesa e respektit për masat e vendosura parashikon një gjobë dhe arrestim deri në 3 muaj. Masat e rënda mund të shtrihen edhe në zona të tjera në rast se është e nevojshme. Duhet të jemi fleksibël edhe sepse nuk është e thënë që masat e marra sot, janë të nevojshme nesër", ka thënë kryeminist­ri italian.

Në brendësi të zonës së epidemisë shërbimet publike dhe tregtare për të mirat e nevojshme - thotë dekreti - është e kushtëzuar në përdorimin e mjeteve mbrojtëse individual­e. Të gjithë ata që kanë pasur kontakte të ngushta me rastet

e konfirmuar­a, duhet të hyjnë në karantinë me mbikëqyrje aktive", -

theksoi ai.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania