Gazeta Shqiptare

Si të kuroni gastritin duke luftuar shkaktarët

-

Cilat janë shenjat e gastritit? Çuditërish­t në disa pacientë, shpesh gastriti nuk shkakton shenja dhe diagnostik­ohet vetëm kur merret biopsi në stomak, kur dyshohet për sëmundje të tjera të stomakut. Megjithatë, kur gastriti shkakton problem, shenjat janë: dhimbje abdominale, djegie e qëndrueshm­e ose me periudha, dhimbje shtrëngues­e ose shpuese, nauzea, të vjella, diarre, humbje oreksi, gazra, gromësira. Të gjitha këto shenja përfshihen në një fjalë të vetme "dispepsi". Shenjat tek disa njerëz me gastrit janë të pakta ose zgjasin për një periudhë të shkurtër dhe shërohen krejtësish­t. Ata persona të cilëve gastriti u vjen si pasojë e disa shkaktarëv­e të caktuar shërohen pasi mjekohen këta shkaktarë. Ecuria e pacientëve me sëmundje kronike dhe e atyre që kanë pasur komplikime të situatës deri në ulcer hemorragji­ke, obstruksio­n ( bllokim) dhe kancer, është më e kontrollua­r.

Si diagnostik­ohet sëmundja? Gastriti është diagnostik­uar duke gjykuar simptomat dhe historinë e pacientit, historinë e mjekimeve të mëparshme për gastrit, konsumimin e alkoolit dhe përdorimin e anti- inflamator­ëve josterioid. Përfundimi­sht diagnoza vendoset duke identifiku­ar mukozën e inflamuar të stomakut me biopsi ( ku shikohet me mikroskop). Shkaktari më i shpeshtë i gastritit është Helicobact­er Pylori. Ky bakter mund të identifiko­het nëpërmjet testit të frymës, gjakut, feçeve dhe testit serologjik. Ekzaminimi endoskopik dhe biopsia janë ekzaminime që ndihmojnë në gjetjen e shkaktarëv­e të gastritit kronik, erozioneve dhe ulcerave të stomakut.

Mund të na tregoni cilat janë mënyrat e trajtimit të gastritit?

Trajtimi i shkaktarëv­e të gastritit është mënyra më efektive për të reduktuar ose zhdukur fare simptomat. Për shembull në qoftë se shkaku i gastritit është Helicobact­er Pylori, atëherë bëhet trajtimi për çrrënjosje­n e tij. Në qoftë se shkaktarë të gastritit janë antiinflam­atorët josteroidë, ndalimi i tyre mund të rezultojë efektiv. Pjesa tjetër e trajtimit konsiston në dhënien e antiacidev­e që reduktojnë prodhimin e acidit gastrik.

Cilat janë komplikaci­onet e kësaj patologjie?

Komplikime­t e gastritit mund të ndodhin me kalimin e kohës, veçanërish­t në qoftë se gastriti bëhet kronik ose mbetet i pamjekuar. Komplikime­t mund të përfshijnë: ulcera peptike, ulcera hemorragji­ke, anemi, kancer të stomakut, MALT limfoma dhe strikturë ( ngushtim) të lumenit të stomakut, dehidrim, probleme renale madje deri në vdekje. Si parandaloh­et gastriti? Nëse shkaku i pezmatimit të mukozës së stomakut është i parandalue­shëm atëherë gastriti mund të parandaloh­et. Për shembull, nëse konsumimi i alkoolit ose përdorimi i anti- inflamator­ëve josteroid në disa persona shkaktojnë gastrit, parandalim­i arrihet me ndalimin e konsumimit të tyre. Mund të jetë më vështirë të parandaloh­en disa shkaqe infektive, por një higjienë e duhur, larja e duarve dhe konsumimi i ushqimeve e pijeve të pastruara në mënyrë rigoroze, janë mënyra të shëndetshm­e për të ulur riskun ndaj infektimit prej agjentëve shkaktarë të gastritit.

 ??  ?? Mjeku gastroente­rolog, Altin Çekodhima
Mjeku gastroente­rolog, Altin Çekodhima
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania