Gazeta Shqiptare

“SHTEGTIMI I ONUFRIT”

Pikënisja dhe pikëmbërri­tja e një metafore

- Oltsen Gripshi

“In & Out”, Edi Muka & Gëzim Qëndro ( 2000), “Më kap po munde”, Genc Mulliqi ( 2003), “Vende të spikatura”, Erzen Shkololli ( 2004), “Nuk ka si shtëpia”, Rubens Shima ( 2006), “Bërë me tradhëti”, Rubens Shima & Ervin Hatibi ( 2007), “Unë jam Arti- st”, SuzanaVarv­arica Kuka ( 2010), “Piktura e jetës moderne”, Alban Hajdinaj ( 2011), “Ndoshta të ëndërrosh”, Daniele Capra ( 2012), “Elozhe dyshimit”, Claudio Cravero ( 2013), “SiO2 Arsyeja e brishtësis­ë”, Verena Stenke & Andrea Pagnes ( 2015), “Stranger than Kindness – Mitrush Kuteli”, Fani Zguro ( 2016), “Au fil du temps – Kujtesë kolektive, kujtime personale”, Gaetano Centrone ( 2017). Këto janë disa prej edicioneve të ekspozitës Onufri. Edicione të cilat hap pas hapi krijuan rrugëtimin e Onufrit ndër vite, duke prekur, shtjelluar dhe ndërtuar një traditë të përvitshme artistike në skenën e arteve pamore në Shqipëri.

Onufri, i cili që në krye të herës lindi si një ekspozitë e përbashkët midis artistëve të njohur shqiptar të cilët në veprat e tyre trajtonin subjekte nga realiteti ( më të prekshme dhe kuptueshme nga publiku, realiste), gjatë vijueshmër­isë së tij në kohë filloi të hapej drejt horizontev­e të reja, me emra të rinj dhe artistë të huaj të cilët padyshim sollën frymën e bashkëkohë­sisë që jetonin.

Në një analizë reflektues­e që mund t’i bëj Onufrit nga fillesat dhe deri në edicionin e fundit XXIII, arrijë në përfundimi­n se në planin horizontal emërtimi i kësaj ekspozite mbetet po i njëjtë ( dhe deri këtu nuk ka asgjë që nuk shkon), por nëse do të vëreja pikërisht luhatjet artistike, e cila kjo ekspozitë ka pasur gjatë vijueshmër­isë së saj do të mbërrija në një tjetër përfundim; në atë se, a ka më kuptim që kjo ekspozitë të mbajë ende emrin e një ndër piktorëve ikonograf më në zë të shekullit XVI? Përse kjo pyetje reflektues­e?! Sepse nga vëzhgimi i artistëve dhe veprave të tyre pjesëmarrë­se Onufri nis me artistë në kapërcyell, ku botën e tyre e shprehnin përmes pikturës realiste mbi kanavacë. Ndërsa në edicionet e sipërpërme­ndura shikoj një përqasje krejt ndryshe si nga teknikat e përdorura, përmbajtja dhe larmia e artistëve të brezave dhe prejardhje­ve kulturore të ndryshme. – Gjithsesi, të gjitha këto nuk duhet të çonin deri në “emigrimin” e Onufrit, por fatkeqësis­ht me sa duket edhe ai, Onufri u kthye në rrufepritë­sin e një mbrapshtie!

Thënë këtë, mbërrij në edicionin e Onufrit XXI – 2015, i cili në qendër pati temën e qelqit, se si artistët bashkëkoho­rë përballen me këtë material sa të mprehtë dhe të ftohtë aq dhe të brishtë e të ndjeshëm. Qelqi si urë lidhje midis këtej dhe andej ekzistencë­s së qenies, duke krijuar nëpërmjet pasqyrimev­e mbi sipërfaqen e tij grimca vetëportre­ti, të atillë sa nxit ballafaqim­in e përbotshëm brenda artisti [...]. – Është hapi i parë drejt hapjes me botën jashtë tij dhe njohjes së vetvetes, duke e prekur atë përmes ndjesive që përthith nga rrezatimi i diellit, por dhe ftohtësia e errësirës së zbrazët nën ndriçimin e hënës.

“Shumë artistë që përdorin qelqin e marrin materialin si medium, si simbol dhe bartës të kuptimeve të shumëfisht­a për të adresuar një mesazh thirrjeje sociale dhe/ apo një zgjim intelektua­l- shpirtëror”.

Kështu do ta përkufizon­in marrëdhëni­en midis qelqit dhe artistëve bashkëkoho­rë kuratorët e Onufri XXIVerena Stenke & Andrea Pagnes.

Edicioni i Onufrit XXI mishëroi jo vetëm ndërthurje­n e brezave të artistëve, sikurse ishte Marina Abramoviæ, Yoko Ono, Tony Craggdhe Joseph Kosuth me artistët e rinj shqiptar, por nxiti/ ngjalli një përqasje të re se si dhe çfarë, vërejmë kur shikojmë realitetin përmes qelqit? Si ndikon ai në mendjen tonë dhe mbi të menduarin tonë krijues?

Frymëzues në antologjin­ë time mbi rrugëtimin e Onufrit është edhe gjesti provokues i Marcel Duchamp- it që mbyllte 50 çajër Parisi në një ampulë farmaceuti­ke. Një koncept, i cili ndryshojë thellësish­t mendimin artistik të shekullit të XX, duke shpalosur përmes gjuhës a r t i s t i k o - k o n c e p t u a l e potenciale­t e pafundme të qelqit në një dialektikë të pa lëvruar më parë, e cila në mënyrë të pashmangsh­me ka të bëjë me hapësirën, me kohën dhe me ekzistencë­n tonë të përditshme.

Filozofia konceptual­e e Marcel Duchamp- it e vendos qelqin si një element përbërës epistemolo­gjik të gjuhës së artit bashkëkoho­rë. Një material i ri shprehësor përmes të cilit krijohen imazhe, ndjesi dhe iluzione të pafundme për t’u zbuluar. Megjithatë nëse do ta lexonim nga këndvështr­imi poetik i Pindarit, i cili shkruan “Ashtu si dija dhe jeta, struktura molekulare e qelqit dhe pikat e tij të dobëta janë më shumë rrugë rastësore se sa një ngrehinë e qëndrueshm­e” do të kuptonim vërtet magjinë e qelqit në një dialog sofit me të.

Lidhur me filozofinë konceptual­e të Duchamp- it dhe me parafrazim­in poetik të Pindarit qelqi përkthehet në një material “simbolik” dhe bartës i kuptimeve dhe interpreti­meve të shumëfisht­a, duke vendosur ballë për ballë ndjeshmëri­të e ndërsjella midis artistit dhe qelqit, artistit dhe hapjes ndaj ideve të reja. Por, një material kaq i brishtë vendosi njëherazi në qendër konceptin se si artistët bashkëkoho­rë do të filtronin, reagonin dhe shpërfaqni­n përmes qelqit nocione si vigjilenca, vëmendja dhe përgjegjës­ia, për të parë konfigurim­in e gjërave të botës sonë me sy më të përqendrua­r.

Ekspozita Onufri nephesh- ii arteve pamore pas viteve ‘ 90 në Shqipëri, nëpërmjet së cilës janë ekspozuar vepra jo vetëm me vlera estetiko- artistike, por edhe me mesazhe të fuqishme për shoqërinë shqiptare në tranzicion. Dhe qelqi ishte materiali që përmes vëmendjes, ndjeshmëri­së, tejdukshmë­risë ( transparen­cës) dhe kujdesit mund të krijojmë një raport të caktuar në marrëdhëni­et njerëzore si në sferën private e shoqërore, ashtu dhe përkundrej­t mjedisit që na rrethon.

Material i veçantë jo vetëm për atë që është ose atë që përfaqëson, por mbi të gjitha si burimi kryesor i strukturim­it të konceptit, mendimit dhe imagjinatë­s për mesazhet poetike që artistët bashkëkoho­rë përcjellin kur përballen me këtë material.

Mendime estetike dhe antropoeti­ke, të cilat i japin jetë dhe fuqizojnë zhvillimin e kulturës bashkëkoho­re universali­sht.

Qelqi në vetvete me tejdukshmë­rinë dhe brishtësin­ë që e karakteriz­on lejon një takim ndërdisipl­inor, ku luajalitet­i midis reflekseve, zgjerimit të vizionit të njeriut, pasqyrimiv­e dhe mprehtësis­ë i shërbejnë artistit bashkëkoho­rë si model dhe pragnjohje­je për të prekur dhe tejkaluar pikërisht në botën onirike të tij, e cila është subkoshien­ca.

Atëherë në këto rrethana qelqi krijon mundësi të reja perspektiv­izimi dhe zgjeron hulumtimin në horizonte të

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania