Gazeta Shqiptare

“SERENATË KORÇARE”, NJË EKSPOZITË NË TIRANË

-

Këtë

të hënë, më 24 shkurt në orën 19: 00 në Teatrin Kombëtar, atë që ruhet 24 orë, përurohet ekspozita me titullin “Serenatë Korçare” të piktorëve Thanas Dushku dhe Erald Muço. Thanas Dushku ka kryer studimet në liceun artistik “Tefta Tashko Koço” në Korçë, dega pikturë. Më pas ka kryer studimet e larta në universite­tin “Fan S. Noli” Korçë, Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjis­ë, dega Gjuhë- Letërsi, gjithashtu dhe masterin profesiona­l në të njëjtën degë. Ka parë dhe ndjerë gjithmonë një urë hyjnore lidhëse midis pikturës dhe letërsisë. Ka çelur tri ekspozita personale në Korçë dhe disa ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit, si në Kopenhagen të Danimarkës. Aktualisht, kjo është ekspozita e tij e tretë në bashkëpuni­m me artistin Erald Muço dhe e katërta ekspozitë personale në total. Si artist modern, e tërheq dhe josh estetika e brendshme psikologji­ke dhe ajo shpirtëror­e e qenies njerëzore, veçanërish­t portreti, duke e sjellë këtë në teknika e mediume të ndryshme të artit figurativ. Erald Muço ka kryer shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në Korçë dega pikturë, më pas ka kryer studimet në Akademinë e Arteve Tiranë, dega pikturë monumental­e.

Aktualisht Eraldi është mësues arti pranë liceut artistik “Tefta Tashko Koço” në Korçë. Ka marrë pjesë në koloni të ndryshme arti, në ekspozita kolektive dhe personale, brenda dhe jashtë vendit. Kjo ekspozitë është e treta në bashkëpuni­m me artistin Thanas Dushku. Krijimtari­a e tij përfshihet në mediume të ndryshme, kryesisht në video, instalacio­n dhe pikturë në teknika të ndryshme, duke mos qëndruar brenda kornizës së një stilistike të përcaktuar, por gjithmonë një koncepti kreativ dhe realizimi modern dhe bashkëkoho­r.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania