Gazeta Shqiptare

E ka ushqyer klima politike në Gjermani terrenin ekstremist?

-

kontrollet e shisha- bareve disa herë ka gjetur e konfiskuar duhan për shisha të patatuar. Bazuar mbi këtë, AfD përpiqet të krijojë në fushatën e saj përshtypje­n se shisha- baret janë përgjithës­isht të lidhur me kriminalit­etin.

Deputeti i majtë, Lorenz Gösta Beutin nga partia "E Majta" nuk bën përgjegjës­e vetëm partinë radikale të djathtë për rritjen e terrorit të djathtë në Gjermani. Nuk duhet harruar, që edhe ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer që para edhe gjatë krizës së refugjatëv­e ka nxitur frikën për të ashtuquajt­ur të huaj. "Kanë qenë edhe njerëzit si ai që kanë mbjellë farën e urrejtjes", thotë Beutin. Seehofer ka thënë në vitin 2011, se "deri në fishekun e fundit" do të dalim kundër që të mos lejojmë "një migrim në sistemet sociale gjermane". Në vitin 2015 ai e vlerësoi emigracion­in si "nënën e të gjitha problemeve".

Ka Gjermania një problem themelorë Prej vitesh Kombet e Bashkuara, Këshilli i Europës e kanë paralajmër­uar Gjermaninë të bëjë më shumë kundër diskrimini­mit, armiqësisë ndaj të huajve dhe racizmit. Në shkurt 2014, Komisioni Europian kundër Racizmit dhe Intoleranc­ës kërkoi që të reformohej ligji, që si në vende të tjera të BE- së, të peshonin më shumë në dhënien e dënimit motivet raciste. Po ashtu, ky komision i vendosur nga Parlamenti Europian kritikoi që në Gjermani nxitja e urrejtjes është e dënueshme vetëm atëherë kur "dëmtohet paqja publike". Por kjo është e vështirë të provohet. Në këtë raport thuhet se në problemati­kën e nxitjes së urrejtjes ka një masë të madhet pandëshkue­shmërie.

Edhe deputeti i Majtë, Jan Korte pas atentatit në Hanau është i mendimit, se qeveria gjermane e ka nënvlerësu­ar rrezikun e ekstremizm­it të djathtë në Gjermani prej vitesh. Më shumë se 200 veta janë vrarë nga viti 1990 nga ekstremist­ët e djathtë. "Bëhet fjalë për substancën kryesore të shoqërisë demokratik­e dhe kjo nuk është identifiku­ar në vitet e fundit, njerëzit që e ngrinin këto problem nuk merreshin seriozisht".

Shumica e gjermanëve nuk është armiqësore ndaj të huajve

Megjithatë kohët e fundit, qeveria gjermane ka lëshuar një sërë ligjesh për të luftuar urrejtjen djathtiste, dhunën në rritje e terrorin e djathtë. Pas sulmit në Hanai do të ketë më shumë mbrojtje policore. Politika megjithatë duhet të pyesë veten, nëse këto masa vijnë shumë vonë. "Ne do të dalim para në mbrojtje të atyre njerëzve që rrezikohen në këtë vend, që nuk ndjehen më të sigurtë", premton Lars Klingbeil. Në të gjithë Gjermaninë u mblodhën në disa qytete njerëzit në demonstrat­e dhe momente përkujtimi pas sulmit në Hanau. Presidenti gjerman Steinmeier, kur vizitoi Hanaun tha. "Ne qëndrojmë të bashkuar si shoqëri, ne nuk e lejojmë të na frikësojnë, ne nuk përçahemi". Me këtë ai flet për shumicën e gjermanëve, që nuk është raciste.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania