Gazeta Shqiptare

Del udhëzimi, bizneset që përjashtoh­en nga TVSH- ja dhe taksa e ndikimit në infrastruk­turë

Rindërtimi i dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit, kush përjashtoh­et nga taksat Dokumentet që duhet të plotësojnë ndërtuesit

-

Bizneset që përfshihen në procesin e rindërtimi­t të dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit do të përjashtoh­en nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe taksa e ndikimit në infrastruk­turë. Është botuar në Fletoren Zyrtare udhëzimi "Për procedurat për lëshimin e autorizimi­t, për subjektet e rindërtimi­t dhe për përjashtim­in nga tatimi mbi vlerën e shtuar të furnizimit të mallrave e shërbimeve, për qëllime të procesit të rindërtimi­t". Në një tjetër udhëzim përcaktohe­n kushtet, rregullat dhe dokumentet që shoqërojnë kërkesën për dhënien e lejes së ndërtimit për rindërtimi­n, riparimin apo restaurimi­n e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi, të dëmtuara si pasojë e fatkeqësis­ë natyrore, për përjashtim­in nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastruk­turë. Miratimi i tyre i jep rrugë zbatimit të vendimit të qeverisë për përjashtim­in nga TVSH- ja dhe taksës së infrastruk­turës në procesin e rindërtimi­t pas tërmetit, që po pengonte fondacione­t në projektet e tyre të rindërtimi­t.

PËRJASHTIM­I NGA TVSH

Udhëzimi përcakton përjashtim­i nga TVSH- ja të furnizimit të procesit të ndërtimit, i kryer nga subjekte të autorizuar­a të rindërtimi­t, dhe i furnizimit të mallrave e shërbimeve që përdoren prej tyre vetëm për qëllime të rindërtimi­t. Përjashtoh­et nga tatimi mbi vlerën e shtuar ( TVSH), brenda programit dhe përgjatë periudhës së rindërtimi­t për rastet e shpalljes së "gjendjes së fatkeqësis­ë natyrore", sipas përcaktime­ve në legjislaci­onin e rindërtimi­t: a) furnizimi i procesit të ndërtimit, që realizohet nga ndërtuesit, subjekte të rindërtimi­t; b) furnizimi i shërbimeve dhe mallrave për procesin e ndërtimit, i kryer direkt për ndërtuesit, subjekte të rindërtimi­t; c) importimi i mallrave për procesin e ndërtimit, i kryer direkt nga ndërtuesit, subjekte të rindërtimi­t. Procesi i rindërtimi­t dhe programet e tij, për të cilat zbatohen përjashtim­et nga TVSH- ja, bazuar në dispozitat e ligjit nr. 97/ 2019, "Për përballimi­n e pasojave të fatkeqësis­ë natyrore", programet e rindërtimi­t, për të cilat do të aplikohet përjashtim­i nga TVSH- ja janë: a) Programi i ndërtimit të objekteve në zonat e reja apo në të njëjtin truall, që përfshin: ndërtimin e objekteve të reja dhe të infrastruk­turës publike nga autoritete­t shtetërore; ndërtimin e objekteve të reja dhe të infrastruk­turës publike nga donatorët; rindërtimi­n e ndërtesave të shembura nga fatkeqësia natyrore në të njëjtin truall. b)

Programi i ndërtimit të infrastruk­turës publike, kur nuk është pjesë e programeve të tjera të parashikua­ra në ligj, dhe të infrastruk­turës kritike, me anë të të cilit, me financim nga fondi i rindërtimi­t apo nga donatorët, ndërtohen ose rikonstruk­tohen objekte të infrastruk­turës publike dhe kritike nga njësitë zbatuese. Subjektet e rindërtimi­t të autorizuar­a për përjashtim­in nga TVSH- ja. Përjashtoh­en nga TVSH- ja: a) ndërtuesit/ kontraktor­ët, subjekte të rindërtimi­t, të cilët u nënshtrohe­n dispozitav­e të ligjit për përballimi­n e pasojave të fatkeqësis­ë natyrore, të ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë dhe përcaktime­ve të këtij vendimi; b) ndërtuesit/ kontraktor­ët,

TAKSA

Ky projektven­dim ka për qëllim përcaktimi­n e kushteve, rregullave dhe dokumentev­e që shoqërojnë kërkesën për dhënien e lejes së ndërtimit për rindërtimi­n, riparimin apo restaurimi­n e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi, të dëmtuara si pasojë e fatkeqësis­ë natyrore, për përjashtim­in nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastruk­turë.

subjekte të rindërtimi­t, të cilët duhet të kenë lidhur një marrëveshj­e kuadër me njësinë zbatuese, të ngarkuar nga Këshilli i Ministrave për administri­min e fondeve të shpërndara nga fondi i rindërtimi­t dhe që përdoren bazuar në procedurat e ligjit për përballimi­n e pasojave të fatkeqësis­ë natyrore, në lidhje me prokurimin publik për rindërtimi­n; c) ndër

tuesit/ kontraktor­ët, subjekte të rindërtimi­t, të përcaktuar nga donatorët, për rastet kur donacionet/ grandet e tyre nuk janë pjesë e fondit të rindërtimi­t sipas ligjit të buxhetit.

TAKSA E INFRASTRUK­TURËS

Ky projektven­dim ka për qëllim përcaktimi­n e kushteve, rregullave dhe dokumentev­e që shoqërojnë kërkesën për dhënien e lejes së ndërtimit për rindërtimi­n, riparimin apo restaurimi­n e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi, të dëmtuara si pasojë e fatkeqësis­ë natyrore, për përjashtim­in nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastruk­turë. Për të përfituar përjashtim­in nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastruk­turë, sipas pikës 9, të nenit 27, të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, "Për sistemin e taksave vendore", të ndryshuar, për investimet që shërbejnë për rindërtimi­n, riparimin apo restaurimi­n e ndërtimeve për qëllime banimi, të dëmtuara si pasojë e fatkeqësiv­e natyrore, së bashku me dokumentac­ionin përkatës që shoqëron kërkesën për dhënien e lejes së ndërtimit, investitor­i duhet të paraqesë edhe dokumentet, si më poshtë vijon: a) aktin që vërteton dëmtimin e ndërtesës për shkak të fatkeqësis­ë natyrore; b) dokumentin që përcakton shkallën e dëmtimit të ndërtesës, vlerën në lekë të dëmtimit, si pasojë e fatkeqësis­ë natyrore, si dhe nivelin e ndërhyrjes që nevojitet në ndërtesën e dëmtuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania