Gazeta Shqiptare

Dokumentet TOP SEKRET të britanikëv­e: Të dhënat mbi “vrasjen e Mehmet Shehut”

Kadri Hazbiun e Feçor Shehun i qëlluan dy zëvendësmi­nistra me armët personale

- Nga Ylli Polovina

Kadri Hazbiu bashkë me Feçor Shehun, Mihallaq Ziçishtin dhe Llambi Peçinin u vranë, nëpër bokërrimat e fundmalit të Dajtit, Lugina e Linzës, atëkohë periferi e thellë e Tiranës, me nga një plumb revolveri pas koke në mesnatën e 9 shtatorit 1983, ndërsa po niste e nesërmja, të cilës nuk ia panë dot as natën, as dritën e diellit. Po atë ditë të nëntë në përfundim, bashkë me vendimin e Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë, që i dënonte me vdekje, secilin prej tyre e ngarkonte edhe me detyrimin që t’i kthenin shtetit një dëmshpërbl­im në vlerën 1.219.764 lekë, çfarë ishte një shifër shumë e madhe. Nuk rezultonte të kishin vjedhur, por qe një formë poshtërimi.

Kur ata të katërt i vranë në mesnatë në vendin e fshehtë që zgjodhën për të mos lënë asnjë gjurmë të dukshme të varreve ( groposjeve), ndodhi një e papritur. Skuadra e pushkatarë­ve, e cila do t’i ekzekutont­e, erdhi nëpër terr hipur në karrocerin­ë e një kamioni ushtarak, por kur u bënë gati të zbrisnin, i ndaluan. Një urdhër i lartë ua ngarkonte vrasjen dy zëvendësmi­nistrave të Brendshëm fillimisht të ardhur aty për të qenë thjesht dëshmitarë. Këta likuidimin fizik do ta kryenin me armën personale, pistoletë, çfarë edhe ndodhi.

Kështu të dy ish- ministrat e Brendshëm u vranë prej dy zëvendësve të tyre, dy të dënuarit e tjerë nga të pranishëm të tjerë. Emrat e këtyre janë bërë publike nëpërmjet botimit të procesverb­alit Nr. 461 të aktit të pushkatimi­t. Po ashtu është i njohur edhe ky fakt shumë cinik: vendimin e Presidiumi­t të Kuvendit Popullor për mospranimi­n e lutjes së të treve për falje jete ua komunikuan para gropës së hapur.

Ja edhe një hollësi tjetër, mjaft makabre: në orën pesë të mëngjesit të 10 shtatorit 1983 ra telefoni në banesën e zv. ministrit të tretë të Brendshëm, H. Sh., i cili dëgjoi në receptor zërin e njërit prej kolegëve të tij. Ky i tha, nëse ishte e mundur, me gjithë orën e hershme, të vinte në klubin e Ministrisë për të pirë një kafe me ta. Shkoi menjëherë, jo pa ankth, nën hamendje të shumta. I gjeti të dy zëvëndësmi­nistrat në një skaj të klubit, pothuaj kruspullos­ur, bërë dyllë të verdhë. Ata i rrëfyen çfarë tmerri u pati ngjarë. Zëvendësmi­nistri që kish vrarë Kadri Hazbiun me një të shtënë revolveri prapa kokës, duke i gjetur fjalët me mjaft vështirësi, i tregoi, pothuaj përçart, si plumbi pati hapur në pasqafën e ish- ministrit një gropë të madhe, pothuaj një zgavër.

SUKSESE ME FASULE E VRASJE

Sekretaria­ti i KQ të PPSH ka çështje dy “suksese”: prodhimin e fasules dhe përfundimi­n me katër pushkatime të gjyqit kundër bashkëpunë­torëve “agjentë” të Mehmet Shehu.

“Të katër kërkuan t’u falej jeta” do të thoshte Ramiz Alia dy ditë më pas, në një mbledhje të Sekretaria­tit të PPSH. Pastaj do të vijonte: “Kadriu në lutjen e tij thoshte: “Kërkoj falje nga i larti Presidium”. Presidiumi natyrisht ua refuzoi faljen, kurse organet përkatëse zbatuan vendimin e gjykatës. Gjyqi tregoi edhe njëherë sa armiq të egër kanë qenë. Po më në fund ua morën të keqen Partisë dhe shokut Enver. Vonë- vonë por prapë shkuan atje ku e kishin vendin”. Ka gëzim të dukshëm e të egër në këtë deklarim për këto vrasje, posaçërish­t për Kadri Hazbiun.

Në 12 shtator 1983, ndërsa Ramiz Alia po kryesonte takimin ditor të sekretarëv­e të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, një mbledhje kjo, e cila herë pas here quhej “shkëmbim mendimesh”, çfarë u tha atje mbetet këndi më i mirë për të “lexuar” tërë intrigën e ndodhur që prej çastit kur në vjeshtë 1981, ajo nisi me historinë e fejesës së të birit të Mehmet Shehut.

Takimi ditor i paradites së 12 shtatorit 1983 kishte për shqyrtim katër tema. E para qe: “Për grumbullim­in, manipulimi­n, tregtimin dhe përdorimin me nikoqirllë­k të prodhimeve bujqësore; për furnizimin e popullit dhe sidomos fshatit me bulmet, vezë e mish”. E dyta: “Për përgatitje­n e diskutimev­e për në plenumin e 7- të të Komitetit Qendror të PPSH lidhur me gjendjen e ndërtimeve veçanërish­t në rrethet Elbasan dhe Durrës”. E treta: “Për nevojën e gjetjes së burimeve të tjera për eksport në kushtet e krijuara nga pakësimi i energjisë elektrike, krom, kripa e bardhë, etj”.

Çështja e katërt qe: “Për përfundimi­n e gjyqit kundër tradhtarëv­e, komplotist­ëve e puçistëve Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, etj., si edhe për njoftimin që u duhet bërë organizata­ve të Partisë për to”.

Në këtë takim, lënda e shkruar e të cilit do të ruhej në arkivin e KQ të PPSH nën siglën “Tepër sekret”, përveç Ramiz Alisë do të qenë edhe sekretarët Lenka Çuko e Vangjel Çërava. Prej Durrësit do të ish Muho Asllani dhe Elbasanit Pali Miska, që të dy sekretarë të parë të degëve lokalë të partisë.

Në çështjen e parë takimit ditor Pali Miska shqiptoi fjalët: “Kooperativ­istët, bile edhe qytetarët në Elbasan, kujdesen që tani për të vënë “zahire” për dimër. Ata për shembull me fikun dhe me kumbullën bëjnë marmalatë ose reçel, thajnë ndonjë spec e ndonjë domate. Qytetarët në masë i blejnë këto prodhime, sepse kanë leverdi.

Për ullirin njerëzit na e kanë thënë hapur që t’ua shesim pa e kripur se do ta përpunojnë vetë, sipas dëshirës”.

Pastaj e mori fjalën Vangjel Çërava, duke thënë: “Ndërmarrje­t ia heqin ullirit hidhëtinë duke përdorur sodën....”

Më pas u fol për prodhimin e fasules, e cila ende nuk kishte filluar të shitej në dyqanet e shtetit, por kjo, siguruan dy sekretarët lokalë, “do të ndodhë në nëntor”. Për këto lajme Ramiz Alia shprehu gëzim dhe qe Muho Asllani, i cili e vijoi “shkëmbimin e mendimeve” duke i kapërcyer krejt çështjet e rreshtuara në rendin e ditës dhe duke u hedhur menjëherë në temën e katërt. Ai shqiptoi: “Si shoku Pali ashtu edhe unë lëvizim shumë dhe nga do që shkojmë vërejmë se gjendja është e shëndoshë. Veçanërish­t tani kur po gjykohen e dënohen armiqtë komplotist­ë”.

Këtë çast menjëherë e mori fjalën Alia, duke provuar se ai takim mëngjesi thjesht për demagogji i kish vënë në fillim çështjet që lidheshin me furnizimin e popullit, sepse në fakt të gjithë të porsambled­hurit qenë shumë të dëshiruar për temën e fundit. Reagimi i Ramiz Alisë ishte saktësisht ky: “Njerëzit e morën vesh që po zhvillohet gjyqi kundër bandës së komplotist­ëve, puçistëve dhe terroristë­ve të kryesuar nga poliagjent­i Mehmet Shehu me pjesëtarë Kadri Hazbiun, Feçor Shehun, Llambi Ziçishtin, Fiqret Shehun, etj”.

Në vijim, ndërsa dialogon veç e veç me pjesëmarrë­sit, ai shpjegoi se “me porosi të shokut Enver” qe menduar të dërgohej “në Parti dhe popull një komunikatë e Gjykatës së Lartë të RPSSH”. Më pas theksoi se të dy gjyqet, ai me dyer të mbyllura ( me Kadri Hazbiun, Feçor Shehun, Llambi Peçinin etj) si edhe ai me dyer të hapura ( Fiqret Shehun, Llambi Ziçishtin, Nesti Nasen etj), “u zhvilluan mirë dhe me interes. Ajo që kishte rëndësi gjatë gjykimit veçanërish­t, ishte se komplotist­ët dhe terroristë­t u mbërthyen me shumë fakte, me shumë dokumente. S’kishin nga t’ia mbanin, sidomos Kadriu dhe Feçor Shehu që përpiqeshi­n t’i bënin bisht fajësisë së tyre, që donin ta fshihnin veprimtari­në e tyre, të pengonin drejtësinë për të arritur në konkluzion të saktë. Mirëpo faktet i vunë me shpatulla në mur. Ja, për shembull, doli problemi i dokumentev­e top- sekrete të Sigurimit të Shtetit që këta armiq ia kanë dërguar sigurimit sovjetik...”

Të bën përshtypje një veçanti: Kadri Hazbiun dhe tre të tjerët në këtë mbledhje të 12 shtatorit 1983 Ramiz Alia i cilëson si agjentë të Jugosllavi­së dhe të Moskës dhe në asnjë rast gjatë ndërhyrjev­e të tij të shumta nuk mëshon edhe në krahun tjetër: temën e komproment­imit të tyre me anglo- amerikanët.

Mirëpo “tabloja sinoptike” e Enver Hoxhës në shtratin e saj ka përparësi në etiketimin e Mehmet Shehut dhe grupit të tij tek agjentura britanike dhe amerikane, vetëm në vijim tek jugosllavë­t dhe sovjetikët. Alia duket shumë këmbëngulë­s në këtë kurs të tij edhe pse Fiqrete Shehu në shpjegimet e saj në gjyq e akuzon të shoqin për veprimtari spiunazhi në favor më së pari të anglo- amerikanëv­e.

Në atë “shkëmbim mendimesh” të 12 shtatorit Ramiz Alia në mënyrë të përsëritur thotë: “Të tërë këta armiq, siç del edhe nga gjyqi, që në kohën e Koçi Xoxes kanë qenë njerëz të jugosllavë­ve, njerëz të agjenturës sovjetike, të lidhur me njëri- tjetrin, që Mehmet Shehu i kishte grumbullua­r rreth vetes që të punonin në mënyrë sistematik­e kundër Partisë, kundër shokut Enver...”

Më tej, kur bie fjala për “bandën e Xhevdet Mustafës: “... vetë Kadriu i ka lajmëruar jugosllavë­t të shpejtonin dërgimin e bandës se po i mbështille­j laku”. Në vazhdim: “Në fakt deri sa jugosllavë­t i dhanë detyrë Mehmet Shehut të bënte atentat kundër Enver Hoxhës, ata e eliminuan atë. Ai ishte fundi i tij. Vritesh apo nuk vritesh terroristi Mehmet Shehu, atje ku mendonte të bënte atentatin, Partia dhe populli atë do ta varnin në litar”.

DOKUMENTET SEKRETE

Kur tre vite më pas, në fundtetor 1986, në prag të zgjedhjes kongresual­e për herë të parë të tij si numri një i Partisë së Punës të Shqipërisë, Alia e njohu Komitetin Qendror të ri me një “dokument” të gjetur në arkivin e ambasadës amerikane në Argjentinë, Buones Ajres, i cili qe tërësisht dhe vetëm i CIA- s amerikane. Në të bëhej fjalë për profilin e plotë të rekrutimit dhe të përdorimit të Mehmet Shehut, misionit të tij spiunor. Nuk ka atje as sovjetikë dhe as jugosllavë.

Duket kthjelltaz­i që në këto emërtime luajnë rol jo të vërtetat historike, por koniuktura­t politike të brendshme e ndërkombët­are të momentit, thjesht prej ku del edhe lënda për propagandë.

Këtë paqëndrues­hmëri në akuzë, këtë lojë, mund ta provosh në rast se shfleton një libër me dokumente, i cili titullohet “1981. Demonstrat­at e Kosovës në Arkivin Kombëtar të Londrës”. Botimi i kryer në 2017 nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë ka për autorë një nga drejtues

 ??  ?? DOKUMENT SEKRET. Temat e takimit ditor të sekretarëv­e të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë
DOKUMENT SEKRET. Temat e takimit ditor të sekretarëv­e të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë
 ??  ?? Mehmet Shehu i vetëvrarë
Mehmet Shehu i vetëvrarë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania