Gazeta Shqiptare

Vrasja e nënës së 3 fëmijëve, burri: Tentoi të dilte, por e godita sërish, nuk isha në vete

Në lidhje jashtëmart­esore, 63- vjeçari që masakroi gruan, i "mbytur" në borxhe "Shkak për konfliktin është bërë një zënkë që patëm për çështjen e dyqanit. Punët aty s'po ecnin mirë"

-

Një ditë pas vrasjes me levë në kokë të 59vjeçares Hajdie Tosunin, kanë dalë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës. "Gazeta Shqiptare" ka mundur të zbardhë dëshminë e autorit të krimit, Ruzhdi Tosuni, i cili ka rrëfyer në polici edhe motivin e krimit. Ai ka treguar se sherri me gruan ka nisur për shkak të dyqanit që donte ta shiste. "Shkak për konfliktin është bërë një zënkë që patëm për çështjen e dyqanit. Punët aty s'po ecnin mirë dhe i thashë ta shesim. Aty nisi gjithçka. Ajo nuk donte. Llaf pas llafi situata u agravua. Në gjaknxehtë­si e sipër e qëllova me hekurin që mbyllim qepenin ( shufër hekuri me ganxhë). E godita në kokë", ka rrëfyer Tasuni. Ai ka thënë se gruaja ka tentuar të shpëtonte, por e ka goditur sërish. "Ajo tentoi të dilte nga dyqani, por e tërhoqa brenda dhe e qëllova sërish. Nuk isha në vete në ato momente. E humba toruan fare", ka qenë dëshmia tronditëse e autorit. Krimi i rëndë ndodhi mesditën e së mërkurës te sheshi "Azem Hajdari", ndërsa autori u arrestua menjëherë. Nga dëshmitarë­t u mësua se dy bashkëshor­tët kishin debate të vazhdueshm­e. Ndërkaq, burime jo zyrtare bënë me dije se një lidhje jashtëmart­esore që vazhdonte prej kohësh dhe problemet ekonomike të

ardhura si pasojë, kanë qenë motivet e krimit makabër në Durrës, ku mbeti e vrarë Hajdie Tasuni. Mësohet se bashkëshor­ti i saj, Ruzhdiu, 63 vjeç kishte një lidhje jashtëmart­esore me një grua tjetër, të cilës i kishte blerë dhe shtëpi. Për këtë arsye kishte marrë shumë borxhe dhe po përballej me probleme ekonomike. Me sa duket për të shlyer borxhet, ai ka dashur edhe të shesë dyqanin e metrazheve, ku punonte me bashkëshor­ten por kjo e fundit nuk ka pranuar.

Ditën e djeshme çifti është konfliktua­r për të disatën herë për të njëjtën çështje dhe 63- vjeçari e ka qëlluar në kokë nënën e tri vajzave me hekurin e qepenit. Sipas rrëfimit të vetë autorit, 59vjeçarja ka tentuar të largohet por ai e ka tërhequr dhe e ka goditur sërish duke e lënë të vdekur. Tasuni u arrestua pak minuta pas krimit dhe pranoi autorësinë. Pavarësish­t një jete të tërë në një krevat e tri vajza të rritura e të martuara, Ruzhdi Tasuni nuk ka ndjerë pikë

mëshire duke e qëlluar bashkëshor­ten e tij me hekurin e qepenit të dyqanit e duke i shkaktuar vdekjen e menjëhersh­me. Gjithashtu, mësohet se autori i vrasjes Ruzhdi Tosuni e ka njoftuar vetë policinë duke u thënë "ejani se kam vrarë gruan". Pyetjes së policisë së "ku ndodhej", autori i është përgjigjur duke thënë "para dyqanit po ju pres". Kur ka shkuar policia, ai i ka dorëzuar çelësat e qepenit dhe të dyqanit. Teksa e shoqëronin në polici dhe e pyetën se përse e vrave gru

an, autori është shprehur se "ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vrava". Pas ngjarjes, "GSH" ka siguruar pamje rrëqethëse nga vendi i krimit, ku shihet vajza e viktimës që kërkon të ëmën, ndërsa qan e bërtet me zë të lartë dhe u lutet efektivëve të policisë që ta lejojnë që të shikojë të ëmën që mbeti i e vdekur nga goditjet me levë. "Ju lutem, ju lutem, ju përgjërohe­m më lini ta shikoj, ju lutem" dëgjohen fjalët prekëse të së bijës së çiftit.

 ??  ?? 59- vjeçarja Hajdie Tosunin
59- vjeçarja Hajdie Tosunin
 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja
Vendi ku ndodhi vrasja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania