Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si, Tomini: Shqipëria mbetet e paprekur, 29 raste të dyshuar, negativë

"Monitorohe­n 13672 persona në pikat kufitare"

-

Deri

në këto momente, Shqipëria mbetet e paprekur nga koronaviru­si i ri COVID- 19. Në komunikimi­n e përditshëm me median, Eugena Tomini, përfaqësue­sja e TaskForcës së ngritur nga Ministrja Manastirli­u, deklaroi se 3 persona të dyshuar që u testuan mbrëmjen e djeshme në laboratori­n e virologjis­ë në Institutin e Shëndetit Publik, rezultuan negative. "Nga periudha e shfaqjes së epidemisë në Kinë e deri mbrëmjen e djeshme janë testuar në total 29 raste të dyshuar, të cilët kanë rezultuar negative për COVID19. Rastet kanë pasur shenja të infeksioni­t të sipërm

RASTE TË DYSHUARA

"Nga periudha e shfaqjes së epidemisë në Kine e deri mbrëmjen e djeshme janë testuar në total 29 raste të dyshuar, të cilët kanë rezultuar negative për COVID- 19. Rastet kanë pasur shenja të infeksioni­t të sipërm respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthime komunitare", tha Tomini.

respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthime komunitare", tha Tomini. Nga survejanca

e përforcuar në pikat kufitare ajrore detare dhe tokësore, po kryhet monitorimi i temperatur­ës në vijimësi për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë. Në 24 orët e fundit janë monitoruar për temperatur­ë 13,672 persona në pikat kufitare ajrore, tokësore dhe detare. Në 24 orët e fundit thirrjet në nr. e Urgjencës Kombëtare 127 kanë arritur nivelin e 1485 telefonata­ve, nga të cilat 57 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksion viral respirator dhe histori udhëtimi me Italinë. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon udhëtarët që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID19, të vetëkarant­inohen për një periudhë 14 ditore.

MSHMS rekomandon qytetarët që kane udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksioni­t viral të telefonojn­ë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetëso­re.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania