Gazeta Shqiptare

Meta mbajti në dorë flamurin amerikan, ambasada e SHBA: Jemi të surprizuar

-

Presidenti

i vendit, Ilir Meta gjatë firmosjes së de kretit kundër ligjit që i hoqi presidenti­t kompetencë­n për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues, në dorë ka mbajtur një flamur amerikan. Ai sqaroi edhe arsyen e këtij veprimi duke thënë se SHBA është vendi i dytë për të pas Shqipërisë. Sipas shpjegimit të Metës, ai e ka marrë në dorë flamurin e Amerikës pasi në protestë kanë ardhur dhjetëra persona për të protestuar. "Unë nuk e kam Amerikën të parën, të parën gjithmonë do të kem Shqipërinë. Por Amerikën e kam të dytën dhe jam gati për hir të asaj që Amerika ka bërë për ne, për shqiptarët kudo, të bëj çdo gjë për Amerikën që nuk dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtë flamur e mora pasi kanë ardhur me dhjetëra dhe me qindra shqiptar nga Amerika. Kanë lënë punët e tyre. Këtë flamur e ngrita në respekt të gjithë miqve tanë të mëdhenj në Amerikë. Ta kalojmë tek betimi, për betimin duhet flamuri i Shqipërisë, flamuri kuq e zi"- tha Meta. Pas këtij veprimi të Metës reagoi edhe SHBA duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me protestën e Metës. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo shkroi se SHBA mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht, por theksoi se ata nuk kanë asnjë lidhje me tubimin e kësaj të hëne. "U surprizova që në "manifestim­in" e mbrëmjes së sotme pashë flamurin amerikan. Për të evituar çdolloj konfuzioni, dëshirojmë të qartësojmë se teksa SHBA mbështet të drejtën e një proteste paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me "manifestim­in" e sotëm", - thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania