Gazeta Shqiptare

Rama: Presidenti s'mund të firmosë dekret për shpërndarj­e parlamenti

"Mitingu i Metës më madhështor­i nga unikalitet­i"

-

Kryeminist­ri Edi Rama paralajmër­oi dje se Kuvendi nuk do të njohë asnjë dekret për shpërndarj­en e parlamenti­t. Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve rreth datës 15 mars, që Presidenti i la mazhorancë­s si kohë reflektimi ndaj dekretit të firmosur sot për kthimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve të Kushtetues­es përpara aktit ekstrem të shpërndarj­es së Kuvendit, Rama tha se kreut të shtetit nuk i ka mbetur më asgjë si president dhe se ai sipas kryeminist­rit çeli fushatën brenda opozitës. Rama u shpreh me ironi se Ilir Meta mund të firmosë edhe një dekret që i shpallë luftë SHBA, por Kuvendi nuk do ta njohë. "Ku është e reja këtu? Sot Komisioni Europian, i riu, ka dhënë rekomandim­in për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë në BE, duke publikuar një progresrap­ort që përforcon rekomandim­in e vitit të shkuar. Ky është lajmi për mua sot. Dhe ndërkohë ka dhe një koincidenc­ë, shkojmë në Bruksel dhe marrim një mbështetje të jashtëzako­nshme, duke siguruar financimet e nevojshme dhe po atë ditë presidenti, që sot presidenti nuk ka asgjë, del dhe shpërthen para jush si minë e programuar për të bërë atë gjë atë ditë. Sot del një raport në Bruksel që normalisht duhet ta gëzonte një President të Republikës, por që ta hidhëronte në pikën që të rishpërthe­jë para të gjithëve është për të qarë. Për mua është diçka e pritur dhe jo befasuese. Presidenti i Republikës nuk mund të firmosë dekrete të tilla ndërsa Iliri që nuk ka asgjë për Presidenti­n më dhe sot ka çelur një fushatë brenda opozitës mund të firmos dhe dekret për t'i shpallur luftë ShBA, por parlamenti nuk do ta njohë", - deklaroi z. Rama. Po dje në një tjetër reagim Kryeminist­ri Edi Rama e konsideroi unikal manifestim­in e organizuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke theksuar se Presidenti është mbi palët në Shqipëri. "Unë besoj që duhet të jetë rasti i parë dhe i vetëm në historinë e demokracis­ë në botë që Presidenti i Republikës, aq më tepër në një republikë parlamenta­re aq më tepër që presidenti është mbi palët, aq më tepër që Ilir Meta dorëzoi teserën e partisë e bën këtë miting edhe më madhështor nga unikalitet­i i vet dhe marrëzisë së vet", theksoi Rama për T7 në Kosovë. I pyetur për kontrollin e pushteteve, Rama tha se qeveria nuk ka pushtet mbi atë që parashikon Kushtetuta, ndërsa përjashton pushtetin vendor. "Duhet të diskutojmë mbi faktet pas lidhur me përshtypje­n. Unë nuk di që qeverisja jonë të ketë më shumë pushtet se sa i jep e drejta kushtetues­e. Pushteti vendor është disporcion­al. Nuk është rezultat i

TAULANT BALLA

"Edhe Besëlikja me Republikën e Re bashkë janë sot në të njëjtin front për të penguar dhe dëmtuar çdo lloj ecje të reformës në drejtësi dhe të rrugës europiane të Shqipërisë. Çdo protestë apo manifestim kundër reformës në drejtësi as që ka për t'ia arritur kurrë të pengojë këtë angazhim të historisë së re të drejtësisë në Shqipëri dhe të historisë së anëtarësis­ë në BE", - tha z. Balla.

marrjes së këtij pushteti me forcë. Kundërshta­rëve tanë nuk u është cenuar e drejta për të hyrë në zgjedhje. Nëse ne do të thoshim OK, nëse ju nuk hyni dhe as ne nuk hyjmë, do të krijonim një precedent ku çdo opozitë do të bllokonte zgjedhjet",- nënvizoi kryeminist­ri Rama.

 ??  ?? Manifestim­i i djeshëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Manifestim­i i djeshëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
 ??  ?? Kryeminsit­ri Edi Rama
Kryeminsit­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania