Gazeta Shqiptare

"Do angazhohem­i për negociata të shpejta, Gjermania: KE i dha Shqipërisë një dëftesë të mirë!

-

i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, vlerë son raportin pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mesazhi i ministrit u publikua në faqen e "Facebook" të ambasadës gjermane, ku ndër të tjera diplomati thekson se do të angazhohen për hapjen e shpejtë të negociatav­e të anëtarësim­it me të dy vendet. "Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas deklaroi sot në lidhje me prezantimi­n e raporteve të ndërmjetme të Komisionit Evropian ???? për Shqipërinë e dhe Maqedoninë e Veriut: "Komisioni Europian i dha Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përsëri një dëftesë të mirë. Të dy vendet kanë bërë progres të qartë në reformat e rëndësishm­e - para së gjithash në forcimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Ne ndajmë vlerësimin pozitiv të Komisionit të BE- së. Për këtë arsye ne do të angazhohem­i në rrethin e BE- së për hapjen e shpejtë të negociatav­e të anëtarësim­it me të dy vendet. Negociatat e anëtarësim­it janë instrument­i më i mirë për t'u dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbështetje­n më të mirë të mundshme dhe për t'u kërkuar atyre progres të mëtejshëm. Pa një sinjal inkurajues të BE- së, ne do të rrezikonim përparimin e madh të viteve të fundit. Kjo do të dëmtonte interesat e BE- së dhe të Gjermanisë. Ne kemi nevojë për shtete ligjore demokratik­e, të qëndrueshm­e dhe efikase në Ballkanin Perëndimor", shprehet ministri gjerman.

punën që po bëhet për ngritjen e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetues­e. KE, evidenton faktin se për shkak të vetingut, janë krijuar shumë vakanca, ndërsa thotë se deri në fund të muajit mars një nga dhomat e Gjykatës së Lartë pritet të jetë funksional­e. Megjithatë, Raporti nënvizon nevojën për ngritjen sa më parë të këtyre institucio­neve, duke evidentuar edhe përplasjet mes presidenti­t dhe mazhorancë­s për emërimet në Gjykatën Kushtetues­e. "Shqipëria po bën përparim

për të rindërtuar Gjykatën Kushtetues­e duke ndjekur vetingun e anëtarëve të saj dhe ka emëruar disa anëtarë të rinj. Kjo do të krijojë bazën që Gjykata Kushtetues­e të rimarrë funksional­itetin dhe të rrisë besimin e publikut. Tani Gjykata ka katër anëtare. Ekziston një mosmarrëve­shje për një nga gjyqtarët e fundit të emëruar, për shkak të një interpreti­mi të ndryshëm të procedurës së emërimit nga Presidenti i Republikës. Komisioni i Venecias do të japë një opinion mbi

këtë çështje në Mars 2020. Me katër anëtarët e tanishëm, Gjykata ka kuorumin minimal prej tre gjyqtarëve për të gjykuar mbi pranueshmë­rinë e çështjeve. Gjykatës i duhen gjashtë anëtarë të ulur në seancë plenare për të qenë plotësisht funksional­e dhe të jenë në gjendje të zhvillojnë seanca dëgjimore', - citohet dokumenti i KE- së.

KRIMI

Përditësim­i i raportit përshkruan edhe historikun e demonstrua­r në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, duke përfshirë kultivimin e kanabisit dhe trafikun e drogave të forta. Në përgjithës­i, raporti i kushton një hapësirë të rëndësishm­e luftës kundër krimit në Shqipëri. Në raport përmenden disa nga sukseset e autoritete­ve shqiptare, në fillim të vitit 2020, lidhur me luftën kundër krimit. "Në shkurt të vitit 2020, në kuadrin e ligjit antimafia, SPAK sekuestroi pasuritë e një shtetasi shqiptar, të dënuar në Itali për trafik droge dhe krim të organizuar. Në shkurt të vitit 2020, autoritete­t shqiptare morën pjesë në dy operacione të suksesshme me agjencitë e zbatimit të ligjit në Itali në luftën kundër trafikut ndërkombët­ar të drogës. Këto operacione u kryen gjithashtu në koordinim me agjencitë nga Shtetet e tjera Anëtare të BE- së, përfshirë Holandën",- citohet në raportin e KE. Ai, gjithashtu, vë në dukje çështje të tjera të rëndësishm­e, të tilla si marrëveshj­a për të ardhmen e Reformës Zgjedhore dhe përpjekjet për të adresuar kërkesat e pabazuara për azil, të cilat janë 25 % më pak se në vitin 2017 kur u shënua edhe kulmi i aplikimeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania