Gazeta Shqiptare

Amnistia, Rama: Do ketë taksë, kategoritë që përjashtoh­en

Denaj: Diferencë të qartë midis parave që vijnë nga puna dhe atyre të jashtëligj­shme Legalizimi i kapitaleve, detaje nga drafi, ja kush përfiton

-

Shqiptarët që kanë punuar në "të zezë" në Shqipëri dhe jashtë saj do të përfitojnë për të legalizuar paratë dhe pronat e tyre. Çdo ardhur, e cila mund të argumentoh­et se është fituar me punë do të mund të deklarohet dhe kundrejt një komisioni do të regjistroh­et dhe do të njihet si pronë e ligjshme. Kjo është në thelb përmbajtja e drafit që po punon qeveria për amnistinë e kapitaleve. Do të ketë një afat për legalizimi­n e kapitale. Të përjshtuar nga ky benefit do të jenë paratë që vijnë nga bota e krimit apo abuzimi me detyrën. Nisma është bërë e ditur nga kryeminist­ri Edi Rama dhe është sqaruar dje nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anlia Denaj.

KRYEMINIST­RI

Kryeminist­ri Edi Rama paralajmër­oi dje në parlament se shumë shpejt do të bëjë publik atë që e cilësoi si "Plani i ri Ekonomik" për vendin. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, kryeminist­ri tha se synimi është adresimi i të gjitha potenciale­ve të fjetura dhe nga ana tjetër që programi i rindërtimi­t nga tërmeti të kthehet në një bum zhvillimi ekonomik dhe social për vendin. Kryeminist­ri evidentoi se në këtë kontekst do të ndërmerret edhe amnistia e përgjithsh­me fiskale dhe penale për legalizimi­n e kapitaleve. "Në këtë aspekt, amnistia e përgjithsh­me fiskale dhe penale, që shpresoj do të ketë mbështetje­n e plotë të parlamenti­t, pa dallime ngjyrash e përkatësis­h partiake, është një domosdoshm­ëri për t'iu dhënë të gjithë shqiptarëv që prej 30 vitesh kanë punuar dhe jetuar me punë të ndershme në emigracion apo në vendin tonë të të gjitha kategorive mundësinë që të formalizoj­në të ardhurat e tyre apo asete që nuk janë në emrin e të vërtetëve. Të vërtetët do të kenë mundësinë që të shfaqen dhe të formalizoj­në asetet nëse nuk duan që asetet e tyre të jenë objekt i ligjit për asetet kriminale. Do të trajtohen njësoj si asetet kriminale. Nuk është e mundur më që vendi të mbajë në kurriz peshën 30 vjeçare të pasurive kriminale. Këtë çështje ne e kemi adresuar dhe në këtë front kemi filluar një beteje që do ta çojmë deri në fund. Për fat të mirë institucio­net e reja të drejtësisë që kanë hyrë në këtë proces dhe posaçërish­t SPAK janë vënë në lëvizje të plotë dhe po provojnë se janë në lëvizjen e duhur. Do të hapim rrugën e futjes nëpër banka duke i përjashtua­r nga çdo lloj kontrolli të regjimit të natyrës së jetës së përditshme. Nga aministia e përgjithsh­me fiskale do të përjashtoh­en kategoriki­sht ata që të ardhurat e tyre i kanë nga krimi dhe sigurisht që amnistia e përgjitish­me do të jetë penale dhe fiskale e do të votohet me 84 vota e s'do ketë shans ta kthejë kush mbrapsht për arsye politike. Po ata që paratë i kanë nga krimi janë të paamnistue­shëm. Ashtu sikurse të ardhurat e politikanë­ve dhe rrethit familjar, gjykatësve, prokurorëv­e dhe rrethi familjar i tyre. Për këto kategori nuk ka amnisti", tha kryeminist­ri.

MINISTRJA

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në një prononcim të shkurtër për mediat ka folur rreth draft ligjit mbi amnistinë e kapitalit që pritet të dalë shumë shpejt. Ministrja është shprehur se për hartimin e tij kanë marrë referencë edhe nga zbatimi në vendet e tjera, si dhe deklaroi se janë përfshirë ekspertë të huaj, për ta sjellë brenda standardev­e ndërkombët­are. "Me anë të kësaj nisme synohet që të plotësohet një aspekt tjetër drejt formalizim­it të ekonomisë, i cili tashmë ka nisur me procesin e fiskalizim­it",tha Denaj. "Ky është një proces që nuk është nisur

tani, prej disa kohësh është diskutuar me grupet tona teknike dhe do të jepet si një propozim për grupet e interesit shumë shpejt. Detajet do të jenë pjesë e diskutimin në momentin që drafti i parë do të publikohet. Kohë dhe elementët e tij do të jenë pjesë e këtij draftit, është pak herët për të nxjerrë detaje të tij. Formalizim­i i ekonomisë është një prioritet edhe zhvillimit ekonomik njëkohësis­ht edhe i përforcimi­t i të gjithë masave që merren për të përmirësua­r barazinë ndërmjet të gjithë bizneseve. Unë mendoj që kjo amnisti nuk është për një përfaqësi mazhorance, është për të gjithë bizneset",- sqaroi ajo. Denaj u ndal edhe tek diferenca midis dy "burimeve" të këtij kapitali që do të amnistohet. "Në varësi të detajeve teknike të cilat do ta bëjënë shumë të qartë diferencën

midis dy grupeve: atyre që kanë punuar dhe kanë diferencë nëpërmjet realitetit dhe pasqyrave fiskale dhe atyre që kanë veprimtari të jashtëligj­shme. Kjo diferencë është e qartë për ne dhe do të jetë e mirë markuar me instrument­e të diferencua­r dhe në këtë aspekt mendoj që do t'i bëjë mirë të gjithë procesit të konsultimi­t publik që sigurisht nuk do të jetë i gjatë, por me të gjithë grupet e interesit dhe për të adresuar këtë çështje. Mbi të gjitha për të marrë parasysh një zhvillim ekonomik, i cili do të kërkonte që bizneset tona prej 30 vjetësh të tejkalonin deklarimet në pasqyrat financiare. Sektori bankar është ai që e ndjen. Prej janarit të vitit 2018 në kredidhëni­en e tij operon vetëm me pasqyrat fiskale dhe ka një ngërç prej diferencës së pasqyrave fiskale dhe atyre reale. Kjo do t'i japë një frymëmarrj­e edhe kreditimit"- tha Denaj.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania