Gazeta Shqiptare

Sfidat e ekonomisë, Guvernator­i Sejko leksion në Shkollën Ekonomike dhe Shkencave Politike të Londrës

-

Guvernator­i

Sejko mbajti një leksion në ambientet e Shkollës Ekonomike dhe Shkencave Politike të Londrës ( LSE) me temë: "Sfidat financiare në ekonomitë e vogla të hapura - perspektiv­a e bankës qendrore". Ky leksion u organizua në kuadër të bashkëpuni­mit që Banka e Shqipërisë ka ndër vite me Shkollën Ekonomike dhe Shkencave Politike të Londrës ( LSE) dhe u ndoq nga ekspertë ndërkombët­arë në fushën e ekonomisë, akademikë të universite­tit, nga studentë të huaj dhe shqiptarë, që studiojnë pranë kësaj shkolle. Leksioni i prezantuar nga Guvernator­i Sejko ishte i konceptuar në katër seksione: zhvillimet dhe trendet ekonomike në vendet e rajonit, dobësitë strukturor­e në sektorin financiar e bankar në Shqipëri, masat e ndërmarra dhe rezultatet e politikave të ndjekura për t'i adresuar këto dobësi, si dhe sfidat e të ardhmes në politikëbë­rjen e Bankës së Shqipërisë. Lidhur me panoramën ekonomike shqiptare, Guvernator­i Sejko theksoi se ritmi i rritjes ekonomike ka vijuar të jetë pozitiv, i shoqëruar me rritje të punësimit dhe të pagave, si dhe me një tendencë të qartë të kthimit të ekonomisë në ekuilibrin e saj afatgjatë. Ai u shpreh se Banka e Shqipërisë ka dhënë një kontribut të vyer nëpërmjet politikës monetare lehtësuese në mbështetje të kësaj rritjeje ekonomike të qëndrueshm­e dhe të garantimit të stabilitet­it makroekono­mik të vendit. Në vijim, Guvernator­i prezantoi në mënyrë të detajuar masat e ndërmarra dhe rezultatet e politikave të ndjekura nga institucio­ni që ai përfaqëson, ku u shpreh se në fokus të punës së Bankës së Shqipërisë, krahas ruajtjes së stabilitet­it të çmimeve, kanë qenë, gjithashtu, qëndrueshm­ëria e kursit të këmbimit, nxitja e kreditimit të shëndetshë­m, nxitja e përdorimit të monedhës kombëtare në sektorin financiar, reduktimi i kredive me probleme, zhvillimi i sistemit të pagesave, edukimi financiar etj. Guvernator­i u shpreh se Banka e Shqipërisë së bashku me Shoqatën Shqiptare të Bankave, me synim nxitjen e kreditimit si një burim i pazëvendës­ueshëm për rritjen ekonomike dhe ndërmjetës­imin financiar, krijuan Platformën për Rigjallëri­min e Kreditimit, e cila përbën një plan të përbashkët veprimesh që synon përmirësim­e rregullati­ve dhe iniciativa konkrete. Guvernator­i prezantoi mësimet e nxjerra përgjatë zbatimit të politikave të ndërmarra, rregullimi­t dhe mbikëqyrje­s së tregut financiar, si dhe sfidat e reja të lidhura me inovacioni­n në këtë treg e me integrimin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë në proceset e globalizim­it. Një nga dobësitë strukturor­e më të theksuara të sektorit bankar në Shqipëri dhe, gjithashtu, ndër sfidat më të rëndësishm­e të Bankës së Shqipërisë ka qenë ulja e nivelit të kredive me probleme, i cili kishte arritur vlerën maksimale në 25% të stokut të kredive 5 vite më parë. Falë planit të masave për reduktimin e nivelit të kredive me probleme, i ndjekur nga Banka e Shqipërisë në bashkëpuni­m me institucio­net e tjera, u arrit që ky nivel të nisë e të ruajë një tendencë të qëndrueshm­e rënëse, për të arritur minimumin e tij historik prej 8.3% në muajin janar 2020.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania