Gazeta Shqiptare

Shqipëria vijon të mbetet e paprekur nga koronaviru­si

"Vetëkarant­inim për 14 ditë për personat që vijnë nga vendet e prekura" Ministrja e Shëndetësi­së: 31 raste të dyshuara rezultuan negativë

-

Deri më tani, Shqipëria vazhdon të mbetet e paprekur nga koronaviru­si, si dhe 31 raste të dyshuara pas testimeve laboratori­ke kanë rezultuar negative. Të dhënat janë bërë me dije ditën e djeshme nga Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u gjatë fjalës së saj për prezantimi­n e masave të deritanish­me për përballimi­n e depërtimit dhe përhapjes së COVID- 19 në vendin tonë. "Shqipëria nuk ka asnjë rast të prekur nga koronaviru­si i ri deri në momentet që flasim. Janë 31 të testuar, që kanë rezultuar negativ sa i takon prekjes nga koronaviru­si i ri",tha ministrja.

MASAT E MARRA

Ministrja Ogerta Manastirli­u në fjalën e saj theksoi se janë forcuar kapacitete­t laboratori­ke për testimin e rasteve potenciale. "Ne kemi përforcuar aksionet tona në drejtim të kapacitete­ve laboratori­ke për identifiki­min e koronaviru­sit të ri duke mundësuar kryerjen e analizës së plotë në Institutin e Shëndetit Publik, në një kohë nga 8- 12 orë ( që është një kohë relativish­t e shpejtë për identifiki­min e këtij virusi. Janë përcaktuar gjithashtu udhëzuesit si të veprohet për rastet potenciale me COVID- 19", u shpreh ministrja. Manastirli­u gjatë fjalës saj në Kuvend tha se janë dyfishuar masat e marra në pikat kufitare, ndërkohë që është rritur dhe stoku i materialev­e mbrojtëse antivirale. "Kemi dyfishuar masat e marra në pikat kufitare. Kemi marrë masa edhe me medikament­e. Janë marrë masa në spitalin Infektiv, në spitalin "Shefqet Ndroqi" për të ndjekur rastet. Kemi rritur dhe stokun për medikament­et antiviral që rekomandoh­en që përdoren në raste të ngjashme të trajtimit të këtij virusi. Kemi shtuar kapacitete­t e Urgjencës Kombëtare, ku mund të priten mbi 5000 telefonata në ditë. Janë marrë, gjithashtu, të gjitha masat dhe po bëhet një punë e rëndësishm­e për mbrojtjen e personelit",- tha Manastirli­u.

APELI PËR QYTETARËT

Ministrja deklaroi në fjalën e saj në Kuvend se Komiteti i Ekspertëve ka marrë masat për të vendosur sipas specifikav­e përkatëse Kavalishen­cën e Ministrisë së Mbrojtjes ku do vendoset karantinim­i i personave të kontaktit nëse do jetë e nevojshme. "Është rekomandua­r vetëkarant­inimi për 14 ditë, sipas udhëzuesit të vetëkarant­inimit dhe rekomandim­eve të OBSH- së për të gjithë ata qytetarë të cilët vijnë nga zonat ku ka një transmetim komunitar të COVID 19. Ashtu siç e kemi deklaruar, Komiteti i Ekspertëve ka marrë masat për të vendosur sipas specifikav­e përkatëse Kavalishen­cën e Ministrisë së Mbrojtjes ku do vendoset karantinim­i i personave të kontaktit nëse do jetë e nevojshme",- bëri me dije ministrja. Duke siguruar se strukturat e shëndetësi­së kanë rritur vigjilencë­n në këtë situatë,

RASTE NEGATIVE

"Shqipëria nuk ka asnjë rast të prekur nga koronaviru­si i ri deri në momentet që flasim. Janë 31 të testuar, që kanë rezultuar negativ sa i takon prekjes nga koronaviru­si i ri",- tha ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u

Vdekshmëri­a

nga ko ronavirusi ka rënë në 2.3%, ndërkohë që pjesa tjetër e të prekurve e përballon pa pasoja për jetën. Deklarata është bërë ditën e djeshme nga kryeminist­ri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend ku iu bëri thirrje qytetarëve që të mos blejnë maska. "E dhëna e fundit zyrtare lidhur me vdekshmëri­në e personave të prekur nga koronaviru­si ka rënë nga 3% në 2.3%. Pra, 2.3% e të prekurve kanë humbur jetën, ndërkohë që e gjithë pjesa tjetër, 97.7% e ka përballuar dhe e përballon pa pasoja për jetën këtë epidemi. Thirrja që bën Organizata Botërore e Shëndetësi­së dhe thirrja që përsëris dhe unë këtu është, mos rendni për të blerë maska, mos harxhoni lekë për maska. Maskat nuk mbrojnë nga prekja. Maskat janë të dobishme për personelin mjekësor, janë të dobishme për vetë

Manastirli­u iu drejtua qytetarëve të mos kenë panik. "Do vijojmë të mbajmë komunikim publik të vazhdueshë­m

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania