Gazeta Shqiptare

Deputeti Kujtim Gjuzi denoncohet për dhunë ndaj gruas dhe djalit, gjykata: Qëndroju 200 m larg

Reagon kryetari i PK: Nuk kam dhunuar njeri

-

TIRANË - Kreu i Partisë Konservato­re dhe deputeti i Parlamenti­t Shqiptar, Kujtim Gjuzi është urdhëruar nga gjykata që t'i qëndrojë 200 metra larg bashkëshor­tes dhe djalit të tij, 16vjeçar. Mësohet se Gjuzi, është denoncuar në policinë e Tiranës nga gruaja me inicialet M. K. dhe djali H. Gj, për dhunë në familje. Si pasojë e një konflikti në familje, Kujtim Gjuzi, besohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshor­tes dhe djalit të tij 16, vjeçar, të cilët më pas e kanë denoncuar në polici dhe më pas i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një urdhër- mbrojtje. Vetë deputeti Gjuzi, është person ligjbërës në parlament ku në ditët në vijim pritet të votojë paketën ligjore për ashpërsimi­n e dënimit të dhunuesit e grave. Ndërkaq, mësohet se ngjarja ka ndodhur në nën

REAGIMI I GJUZIT

Pas publikimit të lajmit ka reaguar në rrjete sociale, deputeti Kujtim Gjuzi. Ai shkruan se nuk i ka dhunuar kurrë ata, ndërsa e cilëson denoncimin një nxitje nga motra e bashkëshor­tes e cila, thotë ai, është denoncuar në polici prej tij. "Unë Kujtim Gjuzi deklaroj me përgjegjës­i se nuk e kam dhunuar kurrë djalin e bashkëshor­ten që ndikohet nga motra e kallëzuar në polici nga unë",- ka shkruar deputeti.

tor të vitit të kaluar, ku gruaja, së bashku me djalin e saj, kanë kërkuar urdhërmbro­jtje në gjykatën e Tiranës, ku gjyqtarja Kaçe Agolli, ka pranuar kërkesën e nënë e bir, duke

i pajisur me urdhrin e mbrojtjes. Në vendimin e saj gjyqtarja Agolli urdhëron deputetin Kujtim Gjuzi të mos kryejë dhunë në familje ndaj bashkëshor­tes së tij dhe djalit H. Gj. Njëherësh, gjykata urdhëron që Kujtim Gjuzi, të mos cenojë dhe ngacmojë gruan me inicialet M. K. dhe djalin e tij. Gjithashtu, në vendim thuhet dhe ndalohet që deputeti Kujtim Gjuzi të mos shkojë dhe hyjë dhe as mos qëndrojë në apartament­in në pronësi të gruas dhe djalit, në një distancë prej 200 metra. Po kështu nëpërmjet këtij vendimi të gjykatës së Tiranës, urdhërohet që të dyja palët si deputeti Kujtim Gjuzi dhe gruaja e tij, të bëjnë përpjekje maksimale për t'i siguruar fëmijës së tyre H. Gj, qetësi dhe të mos e përfshijnë fëmijën në problemati­kat e tyre. Një tjetër pikë e vendimit është dhe një urdhëresë që i lëshohet komisariat­it nr. 1 në Tiranë, të cilës sipas vendimit të gjykatës duhet të shoqërojnë deputetin Kujtim Gjuzi për të tërhequr sendet personale nga apartament në pronësi të gruas. Mësohet se ky vendim tashmë është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, dhe deputetit Kujtim Gjuzi, nuk i mbetet gjë tjetër veçse nën shoqërinë e efektivave të policisë të tërheqë sendet personale nga shtëpia dhe të largohet nga banesa e bashkëshor­tes së tij. Ndërkaq, pas publikimit të lajmit ka reaguar në rrjete sociale, deputeti Kujtim Gjuzi. "Unë Kujtim Gjuzi deklaroj me përgjegjës­i se nuk e kam dhunuar kurrë djalin e bashkëshor­ten që ndikohet nga motra e kallëzuar në Polici nga unë",- ka shkruar deputeti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania