Gazeta Shqiptare

OFL vë në shënjestër dy të dënuar për vrasje, armë pa leje dhe drogë: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve

Aurel Hoxhallari, "baroni" i drogës në Spanjë, tentoi të ekzekutont­e mikun e Shullazit Në "sitë" Elidon Kotorri, autori i vrasjes së trefishtë në vitin 2000 në zonën e “Vasil Shantos”

-

Dy persona të njohur për drejtësinë sh qiptare janë vendosur në ' shënjestër' të Operacioni­t Forca e Ligjit. Bëhet fjale për Aurel Hoxhallari­n dhe Elidon Kotorrin. Mësohet se Hoxhallari rezulton i dënuar për veprat penale "Vrasja me paramendim, në bashkëpuni­m", "Armëmbajtj­a pa leje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e", ndërsa Kotorri është i dënuar për veprat penale "Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpuni­m" dhe "Armëmbajtj­a pa leje".

NJOFTIMI I OFL

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivis­ht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpuni­m me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklar­im të pasurisë, shtetasve: A. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale "Vrasja me paramendim, në bashkëpuni­m", "Armëmbajtj­a pa leje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e" dhe E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale "Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpuni­m" dhe "Armëmbajtj­a pa leje". Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së, të cilat do t'i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL- së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimi­t në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë.

KUSH ËSHTË ELIDON KOTORRI

Ai është autori i vrasjes së trefishtë, e cila ndodhi në vitin 2000 në zonën e ' Vasil Shantos'. Ai u lirua nga burgu i sigurisë së lartë të Peqinit, ku pasi kreu 20 vite burg përfitoi nga amnistia dhe sjellja e mirë në qeli. Në vitin 2000 në ' Vasil Shanto', Kotorri ekzekutoi Andi Hasanin, Sokol Alushin dhe Gazmend Zenelin si dhe plagosi Grigor Stefanin. Masakra u konsiderua si hakmarrje ndaj Hasanit, i cili mendohet se në vitin 1998 vrau mikun e Kotorrit Elton Zajmin. Autori i kësaj masakre u dënua me burg të përjetshëm por avokatët e tij e dërguan çështjen në

Gjykatën e Strasburgu­t. Hetimet zbuluan se gjykimi nga pala shqiptare kishte problemati­ka dhe shkelje ligjore dhe përfundimi­sht, Kotorri u dënua me 25 vite burg nga Strasburgu. Në gush të vitit 2019 doli i lirë. Mbi Kotorrin rëndojnë akuzat: "Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpuni­m" dhe "Armëmbajtj­a pa leje"

KUSH ËSHTË

AUREL HOXHALLARI

Ai nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është vënë në pranga në vitin 2015 pasi dyshohej se ishte porositësi i vrasjes së Pajtim Serjanit, mikut të Emiljano Shullazit, në "Rrugën e Kavajës" në Tiranë. Dy kushërinjt­ë akuzoheshi­n se kishin porositur Artur Bazen për të eliminuar Serjanin, por Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash. Hoxhallari njihet edhe si baroni i drogës në Spanjë. Ai është akuzuar edhe si organizato­ri i vrasjes makabre të Devi Kasmit. Hoxhalalri mendohet të ketë qenë personi që ka kontaktuar me ekzekutori­n grek Eftimius Eftimius, i cili kishte qenë edhe pjesëtar i Forcave Speciale Greke. Mbi Hoxhallari­n rëndojnë akuzat: "Vrasja me paramendim, në bashkëpuni­m", "Armëmbajtj­a pa leje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e".

 ??  ?? Elidon Kotorri
Elidon Kotorri
 ??  ?? Aurel Hoxhallari
Aurel Hoxhallari
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania