Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë, 7 persona në procedim penal

-

TIRANË - Policia ka realizuar dy operacione "Për goditjen e aktivitete­ve të paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë ". Lidhur me këtë policia ka proceduar penalisht 7 shtetas, për ushtrim pa licencë të veprimtari­ve financiare si dhe ka sekuestrua­r 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë. "Nga ana e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të planit të masave "Për goditjen e aktivitete­ve të paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë", janë organizuar shërbime të herëpasher­shme, së bashku me shërbimet e Komisariat­it Nr. 3 dhe Forcës së Posaçme "Shqiponjat". Si rezultat i kontrollev­e të befasishme janë realizuar dy goditje të kësaj veprimtari­e të kundërligj­shme, duke proceduar penalisht 7 shtetas, konkretish­t: M. H, Sh. Sh, L. J, R. F, A. Z, A. M. dhe Y. M", njoftoi policia. Mësohet se këta shtetas, në mënyrë të kundërligj­shme, në zonën përballë Bankës së Shqipërisë, ushtronin veprimtari financiare të këmbimit valutor pa licencë. Gjatë dy operacione­ve janë sekuestrua­r në total 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë. Kontrollet e befasishme dhe operacione­t policore, për parandalim­in, evidentimi­n dhe ndëshkimin ligjor të çdo personi që merret me aktivitet të kundërligj­shëm, kryesisht në këmbimin valutor pa licencë ose jashtë objekteve të përcaktuar­a nga Banka e Shqipërisë apo Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare. Materialet procedural­e i kanë kaluar Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtari­ve financiare".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania