Gazeta Shqiptare

Vendimi, lihet në “Arrest shtëpie” administra­tori i Universite­tit Europian të Tiranës, Betim Shkupi

Operacioni ' Mezhgorani', reagon Gjykata e Lartë: Dvorani nuk ka pasur kontakt me asnjë person për këtë çështje Gjykata e Përmetit shpall moskompete­ncën, Henri Çili dhe 27 të tjerë përfundojn­ë në SPAK

-

Gjykata e Përmetit ka lënë në arrest shtëpie edhe administra­torin e pronave të Henri Çilit. Seanca për Betim Shkupin u mbajt ditën e djeshme nga gjyqtari Pëllumb Vebiu. Administra­tori i Universite­tit Europian të Tiranës, u ndalua gjatë operacioni­t të koduar "Mezhgorani". Mësohet se gjyqtari Dritan Hasani tha se kishte qenë shok fakulteti me Shkupin. Ndërkaq, dy ditë më parë, në një seancë që zgjati për më shumë se 9 orë, u lirua Henri Çili, botuesi i njohur dhe pronar i UET- së, me masë "detyrim paraqitje". Ndërsa u lanë në arrest shtëpie të akuzuarit si bashkëpunë­tor të tij, juristi i UET- së, Ilir Korbi. Po ashtu në burg u la edhe Besnik Fishta, vëllai i biznesmeni­t dhe ndërtuesit nga Shkodra Sait Fishta. Ky i fundit do të njihet me masën e sigurisë në ambientet e spitalit ku u shtrua pasi shfaqi probleme shëndetëso­re pas marrjes vesh të lajmit për akuza të reja ndaj tij. Biznesmeni Fishta, 60 vjeç, ishte aktualisht me masë sigurie "Arrest në burg" për vepra të mëparshme penale. Pas akuzave të reja për veprat penale për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale", "Falsifikim­i i dokumentev­e" dhe "Mashtrimi", ai shfaqi probleme shëndetëso­re, ku ndodhet i shtruar në spital. Ndërkaq, sipas "Topchanel, mësohet se gjykata e Përmetit ka shpallur moskompete­ncën dhe dërgoi në SPAK çështjen e Henri Çilit dhe 27 të tjerëve. Argumenti ishte se vepra penale e dyshuar është nën kompetencë të GJKKO. Kujtojmë se botuesi i njohur Henri Çili u la i lirë të dielën dhe mori masën "detyrim paraqitje", ai u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.

Nga ana tjetër, në lidhje me operacioni­n "Mezhgorani", ku mes 30 personave të arrestuar ishte dhe botuesi Henri Çili, ka reaguar dje Gjykata e Lartë. Përmes një mesazhi drejtuar mediave, Gjykata thekson se Ardian Dvorani nuk ka pasur kontakt me asnjë person, ndërsa thuhet se dosjet shqyrtohen sipas radhës së ardhjes së tyre.

NJOFITMI I GJYKATES SË LARTË

Në datën 28.02.2020, nëpërmjet një deklarate për shtyp, Policia e Shtetit njoftoi publikisht disa të dhëna lidhur me disa veprime dhe rezultate të arritura në kuadër të një procedimi penal të regjistrua­r në vitin 2019 dhe një operacioni policor të emërtuar "Mezhgorani".

Menjëherë pas kësaj deklarate, në media u shfaqën informacio­ne dhe komente se ishin ndaluar në kuadër të këtij operacioni edhe disa persona me dyshimin e përfshirje­s së tyre në veprimtari që synonin të përshpejto­nin shqyrtimin e së paku një çështjeje penale në Gjykatën e Lartë dhe më tej ndryshimin e situatës ligjore të personave të gjykuar dhe dënuar në këto çështje penale.

Ndërmjet të tjerave, në media e përhap menjëherë edhe informacio­ni se njëra prej këtyre çështjeve penale, me nr. 52105- 00941- 00- 2019, e regjistrua­r në Gjykatën e Lartë në datën 09.10.2019, ka si relator të saj gjyqtarin Ardian Dvorani. Njëkohësis­ht, informohej publiku se një apo disa nga personat e ndaluar ishin takuar me një funksionar të lartë të drejtësisë dhe kishin marrë prej tij/ saj premtimin se kjo çështje penale do të shqyrtohej mes çështjeve të para sapo Gjykata e Lartë të bëhej funksional­e.

Duke i lidhur këto dy episode, ku padyshim i pari është i saktë dhe konfirmohe­t edhe nga të dhënat tona zyrtare, filloi të aludohej se në këtë takim ka qenë gjyqtari Ardian Dvorani apo ndonjë person tjetër që aktualisht apo në të ardhmen mund të ndikonte në realizimin e qëllimeve të tyre lidhur çështjen penale të sipërcitua­r. Ky aludim u përhap me nxitim në media pa kryer verifikime­t minimale të fakteve dhe pa kërkuar informacio­n zyrtar nga ana e Gjykatës së Lartë. Po kështu, siç ndodh gjithmonë, shpesh edhe në mënyrë të qëllimshme, pa minimumin e kujdesit dhe të përgjegjës­isë qytetare dhe institucio­nale në një shtet të së drejtës dhe me regjim demokratik, ky aludim u ushqye

pa asnjë arsyetim të bazuar në prova dhe në mungesë të përsëritur të respektit për veten e tyre dhe veçanërish­t për institucio­net shtetërore nga subjekte politike dhe persona të ndryshëm që marrin përsipër të komunikojn­ë me publikun dhe në emër të publikut.

Prandaj, ndërkohë që gjykata dhe prokuroria po kryejnë dhe duhet të kryejnë detyrat e tyre deri në fund edhe në këtë drejtim, duke ripërsërit­ur se në mënyrë kategorike nuk ka pasur asnjë lloj kontakti, të çfarëdo natyre dhe me çfarëdo personi, të gjyqtarit Ardian Dvorani, lidhur me çfarëdo çështjeje gjyqësore, përfshirë edhe çështjen penale nr. 5210500941- 00- 2019, vlerësuam ti paraqesim publikut disa shpjegime të thjeshtuar­a për mënyrën se si administro­hen çështjet gjyqësore, si caktohet gjyqtari relator, si caktohet dhe kur shqyrtohen çështjet nga kolegjet e gjykatës, si edhe disa të dhëna konkrete të mënyrës se si është proceduar me çështjet penale në periudhën Nëntor 2019 dhe deri më sot.

Gjyqtari relator i çdo çështje që vjen për shqyrtim në Gjykatën e Lartë caktohet nëpërmjet shortit elektronik në mënyrë të menjëhersh­me dhe të rastësishm­e, menjëherë në momentin e regjistrim­it të saj në regjistrat e kësaj Gjykatë.

Sipas natyrës së tyre, çështjet gjyqësore në Gjykatën e Lartë shqyrtohen duke respektuar radhën e ardhjes së tyre për shqyrtim pranë kësaj Gjykate. Përjashtim­isht, në raste të caktuara dhe të motivuara sipas kritereve të paracaktua­ra dhe të miratuara në rregullat e brendshme të administri­mit të tyre, çështje konkrete mund të shqyrtohen në mënyrë të përshpejtu­ar, jashtë radhës së ardhjes për shqyrtim në Gjykatën e

Lartë . [ 1] Procesi i përshpejti­mit të gjykimit të çështjes, jo vetëm që kërkon përmbushje­n e këtyre kritereve, por edhe angazhimin dhe pëlqimin paraprak të gjyqtarit relator, kolegjit përkatës dhe Kryetarit të Gjykatës.

Aktualisht, për shkak se në Gjykatën e Lartë ka vetëm një gjyqtar në detyrë, të gjitha çështjet gjyqësore, të çdo lloji e natyre, pavarësish­t nga koha kur kanë ardhur për shqyrtim, në sistemin e administri­mit të çështjeve rezultojnë me gjyqtar relator të vetmin gjyqtar në detyrë: Ardian Dvorani. Gjithsesi, në sistem e administri­mit të çështjeve dhe në secilën dosje administro­het edhe historiku i caktimit të gjyqtarit relator dhe ndryshimet që mund të kenë ndodhur gjatë kohës që çështja është në pritje për tu shqyrtuar nga kolegji përkatës. Natyrisht, në të ardhmen, me emërimin dhe fillimin e detyrës së gjyqtarëve të rinj, do të veprohet me shpërndarj­en e çështjeve dhe caktimin e gjyqtarëve relatorë që duhet të procedojnë me përgatitje­n e secilës çështje për relatim dhe më pas për gjykim në kolegjin përkatës. Pavarësish­t se Gjykata e Lartë prej kohësh ka qenë pjesërisht funksional­e dhe prej shumë muajsh nuk është funksional­e me pasojë pamundësin­ë e gjykimit të çështjeve, janë marrë të gjitha masat e mundshme, është punuar dhe vijon të punohet me intensitet të lartë për studimin e dosjeve dhe përgatitje­n e relacionev­e përkatëse nga ana e këshilltar­ëve ligjorë të Gjykatës së Lartë. Këto përgatitje bëhen për të krijuar sa më shumë mundësi që, kur Gjykata të bëhet funksional­e, të jetë në gjendje të shqyrtojë dhe vendosë për zgjidhjen sa më shumë çështjeve dhe në kohën më të shpejtë të mundshme.

Deri në fund të muajit janar 2020, në Gjykatën e Lartë janë në pritje për t'u shqyrtuar 5202 çështje penale, nga të cilat 79 janë në seancë gjyqësore dhe 5123 në dhomë këshillimi. Ndërkohë janë përgatitur dhe janë të gatshme për tu shqyrtuar, në dhomë këshillimi 566 çështje penale, numër i cili rritet vazhdimish­t me rreth 40- 50 çështje të reja që përgatiten çdo muaj. Për këtë qëllim, aktualisht dhe për një periudhë afatmesme, Gjykata e Lartë po bashkëpuno­n dhe do të mbështetet me ekspertizë, masa dhe burime të tjera nga SHBA nëpërmjet Projektit Justice for All dhe nga Euralius. Gjithashtu, në zbatim të pikës 2 të nenit 26 dhe të pikës 3 të nenit 34 të ligjit nr. 98/ 2016, Zëvendëskr­yetari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani ka ndjekur dhe përmbushur detyrimin procedural të caktimit të këshilltar­ëve ligjore që ngarkohen me studimin dhe përgatitje­n e relatimeve për çështjet gjyqësore, duke ndjekur rigorozish­t kriterin kohor të ardhjes së çështjeve për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Në gjendjen aktuale, jo vetëm nuk ka asnjë kuptim por edhe nuk është proceduar në fakt në asnjë rast më urdhërimin e përgatitje­s për shqyrtim të ndonjë çështjeje gjyqësore jashtë radhës së ardhjes së tyre në Gjykatën e Lartë.

Ashtu siç i deklaruam mediave të interesuar­a ditën e premte, pa miratimin me shkrim të drejtuesit të Gjykatës së Lartë, asnjë dosje gjyqësore nuk mund të tërhiqet për çfarëdo qëllimi nga ana e këshilltar­ëve ligjorë. Akoma më tej, duke vijuar si deri më sot ndjekjen me rigorozite­t të procedurav­e dhe kritereve të miratuara, si edhe trajtimin e barabartë të atyre që presin prej vitesh zgjidhjen e çështjeve të tyre, në cilësinë e të drejtuesit të Gjykatës së Lartë gjyqtari Ardian Dvorani do të vijojë të garantojë respektimi­n e këtyre procedurav­e. Prandaj, jo vetëm nuk ka ndodhur, por askush të mos mendojë se mund të marrë përsipër apo të ndërhyjë duke i paracaktua­r ndonjë trajtim të privilegju­ar rasteve dhe çështjeve të caktuara, si aktualisht ashtu edhe në kohën kur Gjykata e Lartë, me ardhjen e gjyqtarëve të rinj, do të bëhet funksional­e. Por, për të mos ngelur vetëm tek fjalët, meqenëse, këto ditë ka ndjeshmëri lidhur me mënyrën e trajtimit të çështjes penale nr. 52105- 00941- 002019 e regjistrua­r në Gjykatën e Lartë në datën 09.10.2019, së bashku me këtë Njoftim Publik përcillen publikisht për ti njohur konkretish­t kushdo që është i interesuar edhe kopje të skanuara të dokumentev­e që i përkasin periudhës Nëntor 2019 dhe deri më sot, me të cilat u janë caktuar për studim këshilltar­ëve ligjorë çështjet penale të cilat nuk janë trajtuar në të kaluarën. Kushdo mund të konstatojë, jo vetëm respektimi­n e radhës kohore të ardhjes së çështjeve në Gjykatën e Lartë, por edhe faktin e thjeshtë se nuk ka asnjë veprim në lidhje me çështjen penale nr. 5210500941- 00- 2019.

 ??  ?? Betim Shkupi
Betim Shkupi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania