Gazeta Shqiptare

Ekzekutohe­n me breshëri kallashnik­ovi dy persona në Shkozet, u qëlluan nga një makinë në lëvizje

Gjendet "Benz- i" i djegur në hyrje të Rrogozhinë­s, ja kujt iu vodh targa para atentatit Policia: Identifiku­am targën e autorëve, jemi në ndjekje. Ngrihen pika kontrolli deri në Lushnjë

-

Dy persona janë ekzekutuar mbrëmë në qytetin e Durrësit. Mësohet se nga të shtënat me kallashnik­ov ka humbur jetën Anxhelo Avdia si dhe 35- vjeçari Dorian Shkoza i dënuar më parë me 8 vjet burg për drogë. Burime zyrtare nga policia mbrëmë bënë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 14 të qytetit bregdetar. Sipas bluve, dyshohet se dy viktimat janë qëlluar nga një automjet në lëvizje, ndërsa mësohet se janë identifiku­ar targat e makinës, ndërsa është vënë në ndjekje të autorëve. Ndërkohë, janë ngritur disa postblloqe për kapjen e autorëve. Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës- Tiranë e Durrës- Lushnjë. "Më datë 02.03.2020, rreth orës 18: 55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën shtetasit D. Sh, 35 vjeç dhe A. A., dyshohet me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarj­e kanë mbërritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë. Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës- Tiranë e Durrës- Lushnjë. Në mbështetje të policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH- së së Tiranës, për krehjen e zonës. Paraprakis­ht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifiko­jnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve. Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialist­ët e Krimeve të Rënda në Departamen­tin e Policisë Kriminale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë, po vijon veprimet në vendngjarj­e, duke grumbullua­r dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t'i shërbejë zbardhjes së ngjarjes", thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

VRASJA

Pas vrasjes së dyfishtë që tronditi Durrësin, "Gazeta

Shqiptare", ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Mësohet se Anxhelo Avdia ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra, ndërsa Shkoza ka vdekur në vend. Të dy rezultojnë me precedentë penalë për vjedhje dhe njihen si konsumator­ë të lëndëve narko

KUSH ËSHTË DORIAN SHKOZA

35 - vjeçari Dorian Shkoza është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Mësohet se ai ishte një nga subjektet e Operacioni­t Forca e Ligjit, që do t'i dërgohej edhe formulari për deklarimin e origjinës së pasurisë. I dënuar me 8 vite burg për drogë, Shkoza do të duhej të përballej me OFL, por për fat të keq, jeta e tij u ndërpre këtë mbrëmje nga breshëria e plumbave që i morën jetën.

tike. Sipas burimeve policore, mbrëmë ata kanë dalë nga shtëpia dhe sapo kanë dalë në rrugë është hapur zjarr nga një makinë në ecje duke sjellë edhe vdekjen e Shkozës dhe plagosjen e rëndë të Avdias, i cili ka ndërruar jetë në spital. Dorian Shkoza, një nga viktimat e atentatit që ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 14 në Durrës, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Dosja. al ka arritur të mësojë se Shkoza ishte një nga subjektet e Operacioni­t Forca e Ligjit, që do t'i dërgohej edhe formulari për deklarimin e origjinës së pasurisë. I dënuar me 8 vite burg, Shkoza do të duhej të përballej me OFL, por

për fat të keq, jeta e 35vjeçarit u ndërpre mbrëmë nga breshëria e plumbave që i morën jetën. Vetëm pak minuta pas vrasjes, policia ka gjetur një makinë të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit. Automjeti i djegur është gjetur në hyrje të qytetit të Rrogozhinë­s. Mjeti tip "Benz" ka targën AA 639 ZE, e cila rezulton se i është vjedhur shtetasit me iniciale R. L.. Burimet e mësipërme sqaruan se makina është lënë në anë të rrugës kryesore dhe i është vënë flaka. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, si dhe shërbimet zjarrfikës, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

 ??  ??
 ??  ?? Automjeti i djegur në hyrje të qytetit të Rrogozhinë­s
Automjeti i djegur në hyrje të qytetit të Rrogozhinë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania