Gazeta Shqiptare

LETËRMIMIK­ËS SË NDREKË LUCËS Kur vinte ta priste me biçikletën e tij të vjetër

Miho Gjini: Mbase më ke harruar, një letër shoqes sime të klasës pas 57 vitesh

- Miho Gjini

Edashur Mimi! Po të shkru aj një copë letër, pa e ditur se ku ndodhesh. Me siguri që edhe mund të habitesh që po të kujton shoku yt i klasës Miho Gjini, aq më tepër pas 57 vitesh! Se jemi në një kohë të ndërmjetme që s’dimë se ku ndodhemi, se jemi as jemi fare, në jemi gjallë a kemi vdekur! Po gjithsesi imazhi ynë mbetet i fiksuar në ato 4 vite të lumtura e të paharruara të Shkollës së Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu”, kur ndjenja e mrekullues­hme e artit, shoqëria, miqësia e dashuria njerëzore, ishin të shtrenjta, të shenjta e te pa zëvendësue­shme! E asgjë nuk “fshihet me gomë”, as “tretet mbi dhe a nën dhe”. Se emra të tillë si Mimika, Edi, Bexheti, Donika, Filika, Aisheja, Maxhideja, Marjo, Serafini, Alberti, Bernardi, Viktori e me radhë, nuk harrohen për jetë të jetëve...

Mbase më pate harruar, e dashur Mimi, mua Miho Gjinin, “Peshkopin e ndrojtur të librave”, interpretu­esin e Memecit tek Përralla “Ylli i Alpeve”, atë rojtarin pijetar tek komedia e Shekspirit “Shumë zhurmë për asgjë”, që lozte çakërrqejf bashkë me Robert Ndrenikën dhe sidomos atë Avokatin shqiptaro- amerikan Petro ( te “Martesa e një avokati” të Foqion Postolit, të mbiquajtur Piterson!) që e interpretu­am së toku, moj Mimi, bashkë me Aishen dhe Marien?! Qenë vite të bukura ato, para se të vinin prishjet e mëdha , njera pas tjetrës e mbas asaj gjëme që më ngjau edhe mua, kur më “palosën” për një tjetër shfaqje teatrore që nuk i pëlqeu Diktatorit e më zhytën disa pashë nën dhe!

Po ja ku jam edhe tani, tek hyjë poshtë një portiku gjigand në “Labinot Fushë” të Elbasanit dhe përballem me portretin e qeshur të aktorit Ndrekë Luca, bashkëshor­tit tënd të ndjerë dhe të portretit të shoqes time të klasës. Në murin e një maketi- godine, imitacion i Kinostudio­s, si edhe më tej të Akademisë së Arteve dhe mbetem pa frymë!

Gjithçka mu kthye gjysmë shekulli mbrapa: Balerina Mimi që erdhi pak me vonesë në klasën tonë, aktori Ndrekë që vinte dhe e priste Miminë, pas etydeve të “Mjeshtëris­ë së Aktorit”, për ta marrë me biçikletën e tij të vjetër, si edhe stepja jonë studentore që ndodheshim të befasuar para aktorit të “tmerrshëm” që interpreto­nte Jagon e Shekspirit, duke të parë njëherësh tinëzisht edhe tya, o shoqja jonë shumë e dashur e tepër e ndrojtur, me bishtin e syrit! Ndërsa ne që vajtëm aty te puna e tët biri, shohim po kaq të mrekulluar njeri- tjetrin: unë Mihoja, Josifi ( Papagjoni), Feridi ( Hudhri) dhe Agroni( Xhangolli), miq të hershëm, po kaq edhe të pandarë. Se, sikundër lexojmë një citat të shkruar me germa kapitale në një faqe muri: “Është më zor të bësh bashkë dy shqiptarë, sesa një thes me pleshta!”( Konica), Dhe ja tek bëjmë njëfarë përjashtim­i ne të katërt, që për pesë dekada, nuk na ndau dot njeri. Po këtu, ky Gjergji yt, e ka mbushur edhe me citate të tjera të mençura nëpër mure godinash e fabrikash për prodhimet e detit, me ndërtime të tjera funksional­e, me hapësira urbane, lulishte, piktura e skulptura, me sajesa të këndshme, kënde çlodhëse e lokale, të cilat, në harmoninë e tyre ngjajnë si një makete gjigand xhirimi filmash, si ato të Hollivudit, për të përfunduar tek tunelet e Enver Hoxhës në një faqe mali ( për t’u mbrojtur nga amerikanët, më pastaj nga rusët e paksa më vonë edhe nga Kinezët!), mbi të cilët ngrihet tani i madhërishë­m busti gjigand i Gjergj Kastriotit, ideuar po nga ky Gjergj Luca yt!

Dhe u dashka që të largohesh prej këndej e të të “bombardojn­ë” mendimet e të të “sulmojë” një “PSE” e madhe dhe sfilitëse: “Ç’mund të bëhej vallë me gjithë ato fabrika e kombinate, reparte ushtarake, tunele e bunkerë të panumërt që u ngritën dikur me parat e popullit e me një punë vullnetare rraskapitë­se prej skllevërve të bindur, gjatë periudhës së tmerrshme të diktaturës, të cilat më pas, në sistemin tjetër tranzitor, ca më keq akoma, u shkatërrua­n, u vodhën e ca u kthyen në gërmadha?! Ç’i kemi bërë Perëndisë, moj Mimi, që ranë mbi ne të gjitha ndëshkimet?! Përse nuk punohet tek ne gjithkund, sikundër bëri djali yt i mençur, që dha kështu një shëmbëllty­rë të shkëlqyer të shndërrimi­t të gërmadhave në disa “bina” me vlerë për njerëzit, që punësoi aty terë ata familjarë të zonës, zanatçinjs­h, inxhinierë­sh e arkitektës­h, të cilët, jo pak herë, “vrasin miza” si ai N/ prefekti i Robert Ndrenikës në një film të Saimir Kumbaros, që e ka “qarë” mrekullish­t me interpreti­min e tij?!

Po me ata qindra- mijëra aktor që kanë mbaruar shkollën tonë, ç’bëhet e çdo të bëhet, e dashur Mimi? A nuk hyjnë edhe ata në këtë “masë inerte të papunësh” që është krijuar këtu tek ne?! Kam parë, jo pak herë në disa fabrika të braktisura të Athinës e në një distileri alkooli, po ashtu të braktisur, në Toronto të Kanadasë, që jepen edhe shfaqje skenike, spektakle muzikore e hapen ekspozita të artit pamor, ku për habi dynden një mori e madhe spektatorë­sh kureshtarë! Më bëhet zemra mal, e dashur Mimi, shoqja jonë e mirë, aktorja e heshtur, balerina e dikurshme e Teatrit të Operës, si edhe dramaturgi­a e parë që doli nga klasa jonë me emër të mirë. I paharruar të jetë emri e kujtimi i NDREKË LUCËS!

 ??  ?? Mimika e Ndrekë Luca
Mimika e Ndrekë Luca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania