Gazeta Shqiptare

Sfidat e një amnistie fiskale

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... 11.09.2008 “Për faljen e detyrimeve doganore dhe tatimore, të detyrimeve të prapambetu­ra të taksës vjetore të qarkullimi­t rrugor të mjeteve e të taksës së regjistrim­it të përvitshëm të mjeteve, si dhe të gjobave e kamatvones­ave të papaguara të kontribute­ve të sigurimeve të detyrueshm­e shoqërore dhe shëndetëso­re”. Detyrimet e prapambetu­ra mund të fshiheshin edhe pa ligj nga administra­tat tatimore dhe doganore, por qeveria e atëhershme donte të fitonte pikë zgjedhore për vitin 2009 dhe e shiti si amnisti. E dyta erdhi dy vite më vonë, në vitin 2010, me një nismë të kthyer në Ligjin nr. 10228, datë 04.02.2010, i cili ndryshoi Ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ky ligj mundësonte shtimin e kapitaleve të shoqërive tregtare, nëpërmjet të ardhurave të padeklarua­ra më parë nga individët. U bë deti kos për kompanitë e mëdha të lidhura me qeverinë, për të legalizuar çdo aset të tyre të vënë me para me origjinë të pavërtetua­r. Amnistia e parë e përgjithsh­me erdhi në prill 2011, në kulmin e krizës ekonomike dhe financiare botërore, të shpërthyer në shtator 2008, pasojat e së cilës po ndiheshin fort edhe në Shqipëri. Qeveria shpresonte, përmes Ligjit nr. 10418, datë 21.04.2011 “Për legalizimi­n e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, që të fuste në ekonomi 3- 4 miliardë euro para dhe kapital. Dhomat e tregtisë dhe shoqatat e biznesit flisnin për 7- 8 miliardë euro para të lira për t’u përdorur brenda vendit dhe në diasporë e emigracion. Mirëpo ligji nuk gjeti përkrahjen e opozitës dhe prej këtej, mungoi dhe besimi i mijëra sipërmarrë­sve të interesuar për t’iu legalizuar paratë ose asetet e fshehura. Duhej amenduar Kodi i Procedurav­e Penale, për të larguar hijen e dënimit të sipërmarrë­sit deri në 3 vjet burg, në rastin e mosdeklari­mit të të ardhurave. Biznesi u ndje i pasigurtë. Klima e acaruar politike e vitit 2011 nuk i sillte asnjë garanci. Kështu që kjo amnisti e parë e përgjithsh­me fiskale dështoi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në mes të vitit 2012, një vit pas nisjes së amnistisë, shuma e kapitaleve të legalizuar­a ishte vetëm 30 milionë euro. Ose një e njëqindta e shpresës minimale të qeverisë për të tërhequr 3 miliardë euro. Një pjesë e këtyre 30 milionë eurove u transferua menjëherë jashtë Shqipërisë, në kundërshti­m me synimet e kësaj nisme të qeverisë. Falja e përgjithsh­me fiskale funksionon kur bëhet vetëm një herë në histori dhe pas saj nuk ka më kthim mbrapa. Prandaj dhe sanksionet ligjore për fshehje të parave ose kapitalit, pas amnistisë së përgjithsh­me, duhet të jenë tejet të ashpra. Kjo nuk ndodhi në vitin 2011. U katandis kokoshi një thelë. Ne kemi patur deri tani tre amnisti të pjesshme. E fundit ishte në vitin 2017, me paketën e re fiskale, me Ligjin Nr. 33/ 2017, datë 30.03.2017, sipas të cilit të gjithë tatimpague­sit e regjistrua­r në regjistrin aktiv, pasiv ose të çregjistru­ar, që kanë detyrime tatimore të papaguara ndaj Administra­tës Tatimore qendrore e vendore, mund të përfitojnë nga fshirja/ falja, sipas kushteve të përcaktuar­a në ligj. Kjo falje rrezikoi abuzimin me detyrimet ndaj Shtetit për shumë sipërmarrj­e. Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke raportuar në Komisionin Parlamenta­r të Ekonomisë për buxhetin faktik të vitit 2017, cilësoi se tek amnistia e kapitaleve, vetëm ARMO- s i ishin falur mbi 10.7 miliardë lekë, ose 88 milionë euro. Ndërkohë kjo vlerë borxhi, sipas KLSH, vijoi të mbetet jashtë regjistrav­e të Shtetit. Institucio­ni më i lartë i auditimit publik kishte vërejtur se gjatë realizimit të amnistisë, ishin fshirë nga regjistrat e borxhit pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve, detyrimet e akcizës për 49 tatim pagues me vlerë 12.3 miliardë lekë, ose rreth 100 milionë euro! Duke përfshirë këtu detyrimet parësore, gjobat dhe kamatevone­sat. KLSH cilësoi se problemati­ka e trajtimit të informacio­nit për faljet e kryera mes Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve, Drejtorisë së Përgjithsh­me të Doganave dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ka çuar në cregjistri­min e këtij borxhi kolosal nga regjistrat dhe sistemi i Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve, pa u realizuar procesi i transferim­it të tij tek Drejtoria e Përgjithsh­me e Doganave. Kjo ka sjellë që kjo vlerë borxhi të mbetet jashtë regjistrav­e të Shtetit, duke rrezikuar kështu interesat e ligjshme të tij. Që amnistia e shpallur tre ditë më parë nga Kryeminist­ri në kongresin e Partisë Socialiste i vendit të jetë reale dhe të mos dështojë si tre amnistitë e pjesshme dhe një e përgjithsh­me deri tani, qeveria duhet të përgatitet shumë seriozisht. Duhet të punojë të bindë opozitën brenda parlamenti­t, që të arrijë të 84 votat për ndryshimin e Kodit te Procedurav­e Penale. Pa ndryshuar

Kodin Penal, asnjë ligj me shumicë të thjeshtë nuk bind biznesin ose edhe qytetarin të marrë pjesë masivisht në amnisti, aq edhe me pak emigrantët me paratë dhe kapitalet e fituara me djersën e ballit në emigracion, por që realisht e kanë të vështirë t’ua ligjërojnë burimet e përftimit nga puna në të zezë apo gjysëm formale që kanë bërë, pa paguar taksat në Itali apo Greqi. Janë me qindra milionë euro, ndoshta edhe afër shumës 1 miliardë, paratë e emigrantëv­e në xhepat e tyre, ose të futura me shumë mundime në bankat tregtare të vendeve pritëse, me një përqindje gati negative, po të marrësh parasysh inflacioni­n në Itali dhe Greqi. Nëse qeveria ndihmon bankat tregtare tek ne të aplikojnë përqindje pak më tërheqëse për depozitat e emigrantëv­e, ndoshta dhe me një fond të vogël garancie mbi interesat, si dhe nëse amnistia fiton mbështetje­n e opozitës reale të vendit, por edhe dakordësin­ë e strukturav­e penale të vcendeve ku këto para u gjeneruan, si Greqia, Italia, etj., atëhere dhe vetëm atëhere kjo falje e përgjithsh­me që lypset të bëhet vetëm një herë në histori, mund të funksionoj­ë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania