Gazeta Shqiptare

Prezantohe­t Orges Shehi: Nuk kam frikë nga shkarkimi!

Ish- portieri i Skënderbeu­t në aventurën e tij të dytë në karrierë si trajner Kukësi tashmë me një timonier të ri, titulli kampion është kusht!

-

Orges Shehi është pre zantuar ditën e djeshme si trajneri i ri i Kukësit. Ish- portieri rikthehet kështu në krye të një klubi pas eksperienc­ës me Skënderbeu­n në sezonin e kaluar. Tashmë, detyra e durrsakut është të nxjerrë kampion Kukësin, teksa merr ekipin e lënë nga Duro me katër pikë diferencë nga kreu që mbahet nga Tirana. Në prezantimi­n e tij, Shehi ka theksuar se e zgjodhi Kukësin për arsye se është një skuadër e madhe, ndërsa shprehet i bindur se mund të dalë kampion. Ndërkohë, Shehi thekson se do të marrë opinione edhe nga Shpëtim Duro.

DREJTIMI I KUKËSIT

"Suksesi është i rëndësishë­m për një trajner. E zgjodha Kukësin, sepse është një skuadër e madhe. Është arritje personale. Me shtyu cilësia e klubit dhe lojtarit. Është e rëndësishm­e të kesh grupin. Kam qenë pa skuadër këto kohë, isha si analist në një studio dhe e kam ndjekur Kukësin".

PRESIONI PËR TITULLIN

"Normal ku ka pritshmëri, ka presion. Duhet të jetë pozitiv presioni. Unë jam i bindur që mund të dalë kampion. Ka diference kur i shikon gjërat nga jashtë.

Nuk ka probleme të mëdha, por vetëm një ngërç psikologji­k prej mënyrës se si i kanë lënë pikët në ndeshjet e fundit. Pasnesër kemi ndeshje, nuk ndryshoj dot shumë gjëra. Do punoj në aspektin psikologji­k. Duhet të kuptojnë lojtarët që janë më të mirët dhe këtë do ua them shpesh. Titulli është i arritshëm, duke parë grupin e lojtarëve. Nuk do i shohim kundërshta­rët. Nëse në i fitojmë krejt ndeshjet dhe ata nuk ndalen, u japim dorën. Duhet të shohim përpara, Tirana është në vend të parë. Gjithsesi ne do të shohim vetëm ndeshjen e radhës. Që sot kam në dorë listën dhe çfarë kam parë të gjithë kanë luajtur. I meshoj asaj që kemi ngërç psikologji­k dhe të heqin mendimin se ndëshkohen në fund".

RELATA ME ISHTRAJNER­IN DURO

"Kam marrëdhëni­e të afërt dhe kemi pasur komunikim. Nuk kam folur me të, ishte një lëvizje rrufe. Do i marr opinione, i kam marrë edhe më parë. Në një vend që kërkohet të fitohet, sigurisht nuk tolerohen humbjet. Të mendojnë pozitivish­t, është dita ime e parë këtu. Plani im është të punoj me ata lojtarë dhe t'i quaj shokë e vëllezër. Vetëm bashkë i kalojmë këto situata dhe të kthehemi te fitorja. Kam bërë një pakt me veten: do bëj maksimumin. Është për t'u përgëzuar që Gjici u beson të rinjve. Uroj të dal edhe unë i suksesshëm. Kam drejtuar lojtarë që kanë dalë shumë vite kampion".

RREZIKU NGA SHKARKIMI

"Është prezent kudo, edhe kur dalin jashtë na rrezikon ndonjë makinë. Nuk u trembem sfidave dhe shpresoj ta kaloj".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania