Gazeta Shqiptare

"Në detyrë deri në 2022". Meta: Protesta në të gjithë Shqipërinë

Presidenti: Ideatorët e grushtit të shtetit janë projektues­it e shpopullim­it të Shqipërisë "Deri atëherë s'kam ambicie as për kryeminist­ër e kryetar opozite"

- SHPALLJE ANKANDI

Presidenti Ilir Meta është i vendosur t'i shkojë deri në fund asaj që nisi më 2 mars. Në një reagim në "Facebook", kreu i shtetit thotë se do të vazhdojë të jetë në detyrë deri në 24 korrik 2022 dhe deri në këtë datë shprehet se nuk synon as kryeminist­rin, as liderin e opozitës. "Mos u lodhni kot me konspiraci­one! Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitet­it dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutë­s, lirisë dhe demokracis­ë! Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022! Nuk synoj as për kryeminist­ër dhe as për kryetar opozite deri atëherë", shprehet kreu i shtetit. Atë që bëri në 2 mars, shprehet se do ta bëjë në të gjithë Shqipërinë. "Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë, derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucio­n. Po, qeveria duhet të ketë frikë nga populli, jo populli nga qeveria", mbyll postimin e tij në "Facebook", Presidenti Ilir Meta. Në tubimin e 2 marsit, kreu i shtetit tha se nëse nuk zbatohet dekreti për "betimin e gjyqtareve", pas 15 marsit do të shpërndajë parlamenti­n.

AKUZA

Presidenti Ilir Meta në një tjetër reagim akuzoi se ideatorët e grushtit të shtetit janë projektues­it e shpopullim­it të Shqipërisë. Kreu i shtetit shprehu shqetësimi­n se e ardhmja e Shqipërisë është vënë në pikëpyetje për të rinjtë. Ai shkruan në "Facebook" se ideatorët e grushtit të shtetit janë projektues­it e shpopullim­it të Shqipërisë, duke përmendur 400 mijë të larguarit nga vendi. "E ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër është vënë në pikëpyetje veçanërish­t për të rinjtë tanë, studentët dhe të sapodiplom­uarit. Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektues­it e shpopullim­it të Shqipërisë. 400 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit. Ndaj, zëri i të rinjve dhe të rejave nuk mund të mungonte në manifestim­in madhështor mbarëkombë­tar për mbrojtjen e Kushtetutë­s. Duke e falënderua­r studenten e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë në Universite­tin e Tiranës, Oneda Skënderi dhe dhjetëra e mijëra vajza e djem që morën pjesë në nisjen e pranverës kuqezi, po e ndaj sot me ju përshëndet­jen e saj në manifestim­in e 2 marsit. Pranvera kuqezi nuk do të ndalet! në radhë të parë për rininë tonë të mrekullues­hme!

MESAZHI

Kreu i shtetit, Ilir Meta, publikoi dje në "Facebook" një foto me boksierin Christian Demaj, i cili ishte i pranishëm në manifestim­in e 2 marsit. Meta thekson se nuk do ta harrojë deri sa të vdesë, videon që boksieri i nisi dhe thirrjen e tij për pjesëmarrj­en në manifestim­in e 2 marsit. Meta përmend se gjatë drekës me boksierin është mrekulluar "edhe më shumë kur ndjeva patriotizm­in e pafund dhe

dëshirën për t'u kthyer sa më parë përgjithmo­në në Shqipëri, edhe pse ka lindur e jeton në Gjermani. Duke qëndruar me kampionin pashë dhe disa shenja sakrificas­h nga ndeshja e fundit. Si mund të ketë fitore pa sakrifica? Si mund të ketë demokraci dhuratë?". "I lumtur të kaloja një drekë të paharruesh­me me kampionin ndërkombët­ar të boksit, Christian Demaj. Nuk do ta harroj deri sa të vdes atë natë kur në ' WhatsApp'- in tim

NJOFTIM SHITJE ME ANKAND

DEKLARATA

Presidenti deklaroi se do të vazhdojë të jetë në detyrë deri në 24 korrik 2022. "Mos u lodhni kot me konspiraci­one! Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitet­it dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutë­s, lirisë dhe demokracis­ë! Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022! Nuk synoj as për kryeminist­ër dhe as për kryetar opozite deri atëherë", shprehet z. Meta.

mbërrin një video me një boksier që sapo kishte mbaruar një ndeshje ndërkombët­are. Po ç'lidhje ka kjo me mua thashë? Më pas dëgjova një apel të tij që bënte thirrje për të marrë pjesë në manifestim­in për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetues­e dhe se ia dedikonte këtë fitore këtij manifestim­i madhështor mbarëkombë­tar. Gjumi im u prish se nuk po kuptoja nëse ishte një video ' fake' apo e vërtetë. Sot u mrekullova edhe më shumë

kur ndjeva patriotizm­in e pafund dhe dëshirën për t'u kthyer sa më parë përgjithmo­në në Shqipëri, edhe pse ka lindur e jeton në Gjermani. Duke qëndruar me kampionin, pashë dhe disa shenja sakrificas­h nga ndeshja e fundit. Si mund të ketë fitore pa sakrifica? Si mund të ketë demokraci dhuratë? Pranvera kuqezi sapo ka nisur. Shqiponjat do të kthehen në fole. Faleminder­it shqiponjë kampione!", - shkruan Ilir Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania