Gazeta Shqiptare

Negociatat, Rama- Sorecës: Dasmën thirreni ju, kam ca rroba në dollap, që mezi pres t'i vesh

-

Kryeminist­ri

Edi Rama nga mbledhja e komitetit të rindërtimi­t thumboi dje ambasadori­n e BEsë, Luigi Soreca, lidhur me shtyrjen e çeljes se negociatav­e me BE- në. Duke iu drejtuar ambasadori­t Sorca, kreu i qeverisë shqiptare kërkoi që të merret një vendim pozitiv. Rama përmendi se prej kohësh janë të përgatitur për hapjen e negociatav­e. "Shpresojmë që koordinimi të bëhet në mënyrë konsistent­e dhe të vazhdojë me shpejtësin­ë e nevojshme, sepse shpejtësia është absolutish­t shumë e rëndësishm­e. Nuk mund t'u themi njerëzve se nuk mund të bëjmë dot këtë gjë, sepse ky mik apo miku tjetër ka procedurën e vet për të ndjekur. Ne e dimë që procedurat e BE- së tipik

sekretit të votës, shitblerje­n e votës, lirinë nga frika e ndëshkimit, ndarjen e shtetit nga partitë dhe fushën e barabartë të lojës. Produkt i këtyre standardev­e të dhunuara është parlamenti i dalë nga votat e blera dhe të dhunuara në 2017- ën dhe pushteti vendor i emëruar nga kryeminist­ri në të gjitha bashkitë, emërim i ratifikuar me votim monist. Legjitimit­eti i parlamenti­t dhe pushtetit vendor, dy mbajtësve të përfaqësim­it demokratik me votë, nuk është thjesht i minisht janë të gjata e marrin kohë, por nuk mund t'u them dot njerëzve ' e dini si shkon puna me BE'. Për këtë arsye them se ajo çfarë ju thatë do të jetë një ditë e madhe pas tri javësh, por ne kemi qenë të përgatitur për ditë të tilla edhe në të shkuarën. Jemi veshur, krekosur kemi qenë në tryeze duke treguar më të mirën tonë, por ju nuk erdhët. Na keni lënë të presim. Nëse nuk ndodh kështu kësaj here, mendoj që dasma do të

uar, ai nuk ekziston. Parimet që kanë dështuar në zgjedhje janë parime kushtetues­e. Dhunimi i tyre masiv në çdo vend normal do të çonte në anulim të zgjedhjeve ? nga Gjykata Kushtetues­e dhe sistemi gjyqësor. Por, në Shqipëri asnjë gjykatë nuk ekziston, apo nuk është e lirë nga presioni. Këtë e thotë ODIHR- i. Rënia e kësaj garancie nuk është vetëm rënie e shtetit të së drejtës, por e demokracis­ë përmes zgjedhjeve", - theksoi z. Bylykbashi. thirret nga ju e jo nga ne. Ne jemi të përgatitur të vijmë, thjesht duhet të veshim ato rroba që kemi përgatitur që kushedi sa kohë kanë që presin në dollap të vishen, në mënyrë që të përdoren më në fund. E thashë publikisht, por nuk e thosha dot ndryshe", - deklaroi z. Rama. Më herët, ambasadori i BE- së u shpreh se rindërtimi pas tërmetit lidhet drejtpërdr­ejt edhe me procesin e integrimit të vendit. "Kjo është një mundësi e re për Shqipërinë, pasi shkohet përtej rindërtimi­t. Kjo e bën BE- në edhe më të pranishme, pasi ju jeni edhe në proces anëtarësim­i. Ne e ndjejmë se e kemi për detyrë për të ndihmuar dhe këshilluar. Ne duhet të jemi pjesëmarrë­s në këtë proces që të përdoren në mënyrë transparen­te", - theksoi z. Soreca.

MAZHORANCA

Socialisti Damian Gjiknuri shpreson për një produkt konsensual me opozitën për reformën zgjedhore, por asaj i kërkon që të jetë me këmbë në tokë. Sipas tij, qeveria kujdestare nuk është çështje e tryezës për reformën zgjedhore. Ai foli për propozime të opozitës, që janë të paarritshm­e, madje i cilësoi si jo me këmbë në tokë. "Ka një keqkuptim këtu. Në 15 mars synimi është që të arrijmë një marrëveshj­e për të gjitha çësht

jet. Jo se duam të shtyjmë afatin e 15 marsit, por nëse është e nevojshme të shtyhet 2- 3 ditë, është krejt normale. I rëndësishë­m është produkti, se 15 marsi nuk është një datë arbitrare, që është e palëvizshm­e. Të frenohet procesi i vetingut. Këto janë çështje që Kushtetuta nuk i parashikon, pra janë gjëra që ne duhet të jemi të arsyeshëm në atë çfarë kërkojmë. Mbetet të zgjidhim disa probleme kryesore, siç është depolitizi­mi i administra­tës zgjedhore apo departizim­i, sa do ta përfshijmë teknologji­në në zgjedhje, Kolegji Zgjedhor dhe prob

leme të tjera, që besoj se ne do të gjejmë një dakordësi shumë shpejt. E kam thënë dhe më parë se qeveria kujdestare nuk është çështje e kësaj tryeze. Mos ma bëni më këtë pyetje. Qeveria kujdestare është çështje kushtetues­e dhe është marrëveshj­e politike. Unë nuk di që qeveria të ketë një vullnet që të shkojë në qeveri teknike se e kërkon PD- ja", shprehet z. Gjiknuri. Këshilli politik për reformën zgjedhore pritet të mblidhet të premten për të diskutuar mbi depolitizi­min e administra­tës zgjedhore dhe formulës së përbërjes së KQZ- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania