Gazeta Shqiptare

Helmimi masiv në gjimnazin "Janaq Kilica", 60 nxënës përfundojn­ë në spitalin e Fierit

Flet gjimnazist­i: Na thanë që ishte një stërvitje, si do të reagonim në raste emergjente Policia: Shkak, hedhja e një sprajti me piper në shkollë. Identifiko­het dhe ndalohet nxënësi problemati­k

-

Një javë pasi 6 nxënës u helmuan në sh kollën e mesme "Janaq Kilica" në Fier, një tjetër ngjarje është regjistrua­r ditën e djeshme në këtë institucio­n. Mësohet se 60 nxënës kanë përfunduar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, pasi kanë shfaqur probleme me frymëmarrj­en, djegie në lëkurë e sy gjatë orës së mësimit. Rreth 6 autoambula­nca kanë shkuar me urgjencë në oborrin e shkollës nga ku kanë nxjerrë nxënësit e helmuar. Prindër e të afërm janë përfshirë në panik, të cilët kanë shpejtuar për të parë nëse fëmijët e tyre janë helmuar apo jo. Pamjet pas helmimit kanë qenë kaotike, me autoambula­nca dhe makina private njëra pas tjetrës duke transportu­ar nxënës dhe mësues me probleme shëndetëso­re, marrje mendsh e djegieve të syve, por që fatmirësis­ht gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Spitali është mbushur me nxënës të shumtë, por edhe me familjarë të tyre, duke krijuar një situatë kaotike. Një situatë e pazakontë kjo, e përsëritur, që sipas policisë fsheh pas veprimin e papreceden­të të një nxënësi problemati­k të kësaj shkolle. Mësohet se nxënësi nga fshati Kurjan, i cili është identifiku­ar si A. D. dhe është ndaluar nga blutë e Fierit, dyshohet të ketë hedhur në klasë dhe në ambientet e shkollës spraj piperi, spraj djegës që përgjithës­isht përdoret nga forcat e rendit kundër tubimeve të dhunshme. 10 ditë më parë nxënësi është shprehur se e kishte hedhur sprajin për shaka, pa e ditur efektin që do të shkaktonte. Në vendngjarj­e kanë shkuar drejtori i policisë së Fierit, i cili ka nxjerrë nga spitali mediat dhe po ashtu edhe drejtoresh­a e arsimit në Fier, Yllka Beci. Pas kryerjes së veprimeve paraprake, policia bëri me dije se dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle. "Sot rreth orës 11: 10, në Spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme, që kanë pasur probleme me frymëmarrj­en. Menjëherë në vendngjarj­e kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpuni­m të ngushtë me Prokurorin­ë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakis­ht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle. Grupi hetimor nën drejtimin e prokuroris­ë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje", - thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkaq, në lidhje me këtë ngjarje Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet.

DËSHMITË E NXËNËSVE

Nxënësit e gjimnazit "Janaq Killica" kanë folur pas incidentit që ka shkaktuar mbi 50 të helmuar. Njëri prej tyre, i pyetur nga gazetari i "News 24", u shpreh se mes tyre ishte hapur lajmi për një alarm fals, për një stërvitje apo eksperimen­t që do të tregonte se si do të reagonin nxënësit.

"Ishim në pushim të gjatë, erdhëm në oborr kur sapo hymë në shkollë, i pamë të tjerët që të dilnin të shqetësuar. Na thanë që është alarm fals, nuk na lanë të hyjmë brenda, na thanë që ishte një stërvitje se si do reagonim ne në raste emergjente. Nxënësit janë të traumatizu­ar dhe të shokuar. Kjo u hap nga nxënësit, edhe mësuesit ishin të shpërndarë për t'iu ardhur në ndihmë nxënësve me më shumë probleme". Ai tha ndër të tjera se nxënësit kishin probleme në frymëmarrj­e, marrje mendsh dhe debulesë të përgjithsh­me.

Kujtojmë se deri më tani mbi 30 nxënës kanë shfaqur probleme e janë transportu­ar me ambulanca e makina private drejt spitalit.

DREJTORESH­A E SHKOLLËS

Në lidhje me helmimin e nxënësve ka reaguar drejtoresh­a e gjimnazit "Janaq Kilica" në Fier. Ajo konfirmoi se në shkollë është hedhur një lëndë ende e papërcaktu­ar nga një nxënës, situatë kjo e përsëritur për herë të dytë. "Jemi shumë të shqetësuar, është hedhur një lëndë dhe ekspertët nuk e kanë gjetur ende se çfarë është. Kjo shkak

ton djegie dhe gjendje debulese", - tha ajo. Ndërsa shtoi se, "e njëjta situatë ka ndodhur edhe para 3 ditësh, ndodhi sërish sot, është një rast i përsëritur. Fëmija që e hodhi është minoren, policia po merret me të, ai është një fëmijë që e ka përjetuar keq", - sqaroi ajo.

DREJTORESH­A E SPITALIT

Në një prononcim për media, drejtoresh­a e spitalit rajonal Fier deklaroi se pjesa më e madhe e nxënësve kanë lënë spitalin, ndërkohë që 14 nxënës po mbahen në observim. "Ka vazhduar num

ri te 50 nxënës. 10 rastet e fundit kanë ardhur më shumë me shenja ankthi. Gjithsej janë 60 persona, 2 mësues dhe 58 nxënës. 14 nxënës i kemi në monitorim. Gjendja shëndetëso­re e tyre është jashtë rrezikut. Janë marrë të gjitha analizat dhe janë çuar pranë institucio­neve përkatëse", tha mjekja.

Ndërkohë, mjeku i spitalit Fier u shpreh se nxënësit kishin probleme me rrugët e frymëmarrj­es dhe kollë, ndërsa shtoi se gjendja e 14 nxënësve që vijojnë të mbahen të observuar është stabilizua­r. "Me ardhjen e

REAGIMI I SINDIKALIS­TËVE

Konfederat­a e Sindikatav­e të Shqipërisë i ka kërkuar ministres së Arsimit, Besa Shahini, që të japë dorëheqjen për ngjarjen në Fier, ku u helmuan 60 nxënës. Konfederat­a e Sindikatav­e kërkon që prokuroria të nisë hetimet urgjentish­t dhe shkaktarët të përballen me ligjin.

nxënësve u vunë re probleme më rrugët e frymëmarrj­es, kollë. Nuk ishin raste të rënda. Ishin raste nën mesatare. Ajo paraqet vështirësi, por sipas klinikës, mendohet të jetë një lloj lënde që jep acarim të rrugëve të frymëmarrj­es pa rrezik për jetën. Janë disa lloj analizash që nuk mund të realizohen, sepse i përkasin policisë. Jo të gjithë, rreth 60 veta ishin të helmuar. Një pjesë e tyre ishin edhe me gjendje ankthi, stresi. 14 nxënësit e mbetur mund të rrinë edhe një ose dy orë të tjera", u shpreh mjeku.

 ??  ?? Nxënësit e helmuar në gjimnazin "Janaq Kilica" në Fier
Nxënësit e helmuar në gjimnazin "Janaq Kilica" në Fier
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania