Gazeta Shqiptare

Deklaronin subjekte fiktivisht dhe bënë shitje fiktive, arrestohen në Tiranë 5 persona

Krijuan skemë mashtrimi dhe i shkaktuan shtetit mbi 20 mln lekë dëm, 2 të tjerë në kërkim Mes të prangosurv­e, edhe Samuel Hajdini me detyrë specialist në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve

-

TIRANË esë persona kanë për funduar në prangat e policisë dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim, në kuadër të një operacioni të policisë së Tiranës të koduar "Ndërmjetës­i", kundër informalit­etit dhe përfitimit nëpërmjet skemave të mashtrimit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, pesë personat kanë regjistrua­r 4 subjekte fiktive dhe gjatë viteve 2018- 2019 kanë bërë ndërmjet tyre shitje fiktive në vlera të konsiderue­shme monetare që arrijnë vlerën 130.052.820 lekë, duke i shkaktuar shtetit nëpërmjet Tatimit mbi Vlerën e Shtuar një dëm financiar në vlerën 20.568.304 lekë, njofton policia. Sipas bluve, mes të arrestuarv­e është administra­tori i shoqërisë "S. Agolli Group", një specialist në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve dhe administra­tori e ekonomisti i një zyre private kontabilit­eti. Por, Drejtoria Rajonale Tatimore e Tiranës në një reagim për mediat tha se Samuel Hajdini, 32 vjeç, është me detyrë specialist në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve, në sektorin e asistencës dhe shërbimit të tatimpague­sve. Seksioni për Hetimin e Korrupsion­it në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m me Tatimet dhe Prokurorin­ë e Tiranës, pas një pune njëmujore, me metoda speciale të hetimit arrestuan dhe shtetasit Leonard Runa 33 vjeç, Elsion Allushi 34 vjeç, Adrian Keke 51 vjeç, Samuel Hajdini 32 vjeç dhe Shpat Agolli 35 vjeç. Gjithashtu, u shpallën në kërkim personat me iniciale I. D. dhe D. S. për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar", "Falsifikim­i i vulave, stampave ose formularëv­e", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagim i taksave dhe tatimeve". Për të gjithë Gjykata

Pe Tiranës ka caktuar në mungesë masën e sigurimit "Arrest në burg".

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të goditjeve të njëpasnjës­hme kundër informalit­etit, Seksioni për Hetimin e Korrupsion­it në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve dhe Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune njëmujore me metoda speciale të hetimit, finalizoi me sukses operacioni­n policor "Ndërmjetës­i", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve SH. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, administra­tor i një shoqërie, për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", "Falsifikim­i i vulave, stampave ose formularëv­e", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagim i taksave dhe tatimeve"; S. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve, për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", "Falsifikim­i i vulave, stampave ose formularëv­e", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagim i taksave dhe tatimeve" dhe "Shpërdorim­i i detyrës"; E. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, administra­tor i zyrës së kontabilit­etit në një firme private, për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar", "Falsifikim­i i vulave, stampave ose formularëv­e", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagim i taksave dhe tatimeve" dhe "Shpërdorim­i i detyrës"; L. R., 33 vjeç, banues në Tiranë, ekonomist tek zyra e kontabilit­etit në një firme private, për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", "Falsifikim­i i vulave, stampave ose formularëv­e", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagim i taksave dhe tatimeve"; A. K., 51

HETIMET

Sipas burimeve policore, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë regjistrua­r 4 subjekte fiktive dhe gjatë viteve 2018- 2019 kanë bërë ndërmjet tyre shitje fiktive në vlera të konsiderue­shme monetare, që arrijnë vlerën 130.052.820 lekë, duke i shkaktuar shtetit nëpërmjet Tatimit mbi Vlerën e Shtuar një dëm financiar në vlerën 20.568.304 lekë. vjeç, banues në Tiranë, i përfshirë në skemën e mashtrimit, pasi ka bërë deklarimet e subjekteve fiktive, për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar", "Falsifikim­i i vulave, stampave ose formularëv­e", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagim i taksave dhe tatimeve". Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit me iniciale I. D. dhe D. S., për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar", "Falsifikim­i i vulave, stampave ose formularëv­e", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagim i taksave dhe tatimeve". Për të gjithë këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg". Nga hetimet e kryera

AKUZAT

Për pesë personat e arrestuar gjatë operacioni­t të koduar "Ndërmjetës­i", mësohet se gjykata ka dhënë masën "Arrest me burg" dhe mbi ta rëndojnë akuzat "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar", "Falsifikim­i i vulave, stampave ose formularëv­e", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagim i taksave dhe tatimeve" dhe "Shpërdorim detyre".

ka rezultuar se shtetasit e mësipërm, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë regjistrua­r 4 subjekte fiktive dhe gjatë viteve 2018- 2019 kanë bërë ndërmjet tyre shitje fiktive në vlera të konsiderue­shme monetare që arrijnë vlerën 130.052.820 lekë, duke i shkaktuar shtetit nëpërmjet Tatimit mbi Vlerën e Shtuar një dëm financiar në vlerën 20.568.304 lekë. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën E Shtuar", "Falsifikim­i i vulave, stampave ose formularëv­e", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagim i taksave dhe tatimeve" dhe "Shpërdorim­i i detyrës".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania