Gazeta Shqiptare

Nga vrasja tek trafiku i drogës, OFL u kërkon 3 "të fortëve" të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve

Në "sitë" edhe pronari i "Benz"- it në Gjirokastë­r, Katan Baho e Florenc Tresa Në shënjestër Jani Aliaj, më 1 maj të 2016- ës vrau me armë zjarri në një lokal në Tiranë Elton Çiçon

- Njoftim shitje me ankand

Tre personazhe të njo hura të botës së krim it kanë rënë dje në "rrjetën" e Operacioni­t Forca e Ligjit, ku për një afat prej 48 orësh këto subjekte duhet të deklarojnë pasurinë. Bëhet fjalë për Jani Alian, Katan Bahojan si Florenc Tresën. Mësohet se Aliaj, banues në Tepelenë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", akuzohet për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e", "Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, mbetur në tentativë" në bashkëpuni­m dhe "Armëmbajtj­a pa leje". Gjithashtu, ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë me burgim të përjetshëm për veprën penale "Vrasja me paramendim" dhe me 4 vite për veprën "Armëmbajtj­a pa leje". Ai është një emër tejet i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi më 1 maj të 2016- ës vrau me armë zjarri në një lokal në Tiranë Elton Çiçon. Vrasja në fjalë tronditi opinionin në atë kohë, sepse ndodhi në një ambient publik mjaft të frekuentua­r nga qytetarët, në zonën e ish- Bllokut, teksa Elton Çiço ishte duke pirë kafe me një oficer policie, një doktor dhe 1 gazetar të kronikës së zezë. Pavarësish­t nga njerëzit e shumtë, prania e oficerit të policisë dhe gazetarit, Jani Aliaj është futur në lokal dhe ka qëlluar drejt Çiços me gjakftohtë­si. Ai vdiq në vend nga dy plumba në kokë. Si fillesë e kësaj sage hakmarrjej­e mes dy bandave dyshohet të ketë qenë vrasja e shokut të fëmijërisë së Elton Çiços nga Jani Aliaj. Por përveç kësaj, policia ka ndjekur edhe pistën e prishjes së pazareve në trafikun e drogës në Greqi, ku të 2 grupet nga Tepelena kanë ushtruar aktiviteti­n kriminal prej gati dy dekadash. Katan Baho, ose Sokrat Baho, i njohur si një biznesmen në qytetin e Gjirokastr­ës, por me një profil të ulët publik. Katan alias Sokrat ka në pronësi një servis të "Mercedes Benz- it" në Gjirokastë­r, bar- kafe "Center" në qendër të qytetit, por edhe prona të tjera. Ai është arrestuar më herët në Greqi për trafik droge dhe kjo e ka kthyer në një subjekt të OFL- së. Ndërsa i treti është Florenc Tresa, i arrestuar për një sasi rekord prej 10 tonësh kanabis të trafikuar drejt Italisë.

NJOFTIMI I POLICISË

Në zbatimit të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivis­ht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpuni­m me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit. Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklar­im të pasurisë

shtetasve J. A., banues në Tepelenë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e", "Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, mbetur në tentativë" në bashkëpuni­m dhe "Armëmbajtj­a pa leje". Gjithashtu, ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë me burgim të përjetshëm për veprën penale "Vrasja me paramendim" dhe me 4 vite për veprën "Armëmbajtj­a pa leje". Në bashkim të dënimeve, gjykata e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale të mësipërme. K. B., banues në Gjirokastë­r, i cili është arrestuar nga autoritete­t greke për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike". F. T.,

banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Tiranë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Trafikimi i narkotikëv­e" në bashkëpuni­m.

Këta individë, si subjekt i ligjit special, duhet t'u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL- së, të cilat do t'i dërgohen SPAK- ut për veprime të mëtejshme. OFL- ja bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL- së, e cila ka vijuar me procedurat sipas përcaktimi­t në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. OFL- ja do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë. Që prej 3 shkurtit, OFL- ja ka nisur goditjen dhe sekuestrim­in e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL- ja ka dërguar tashmë formularin tek Suel Çela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Orges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit, Gazmend Mahmutajt, Edison Çobos, Ervis Martinajt, Arben dhe Valentino Kaçorrit, Altin Lames, Eduard Dushkut, Fatjon Lazes, Kreshnik Budllës, Astrit Avdylajt, Astrit Balliut, Arben Frrokut, Jasin Kalas Durim Keçit, Flamur Hakës, Talo Çelës, Aurel Hoxhallari­t dhe Elidon Kotorrit.

 ??  ?? Jani Aliaj
Jani Aliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania