Gazeta Shqiptare

Me armë në makinë, kapet 35- vjeçari, nën hetim edhe gruaja, i sekuestroh­en 500 euro

-

TIRANË - Një 35- vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ndërsa është proceduar penalisht bashkëshor­tja e tij. Është sekuestrua­r 1 armë zjarri, municion luftarak, një shumë parash dhe lëndë narkotike. "Në vijim të punës për rritjen e parametrav­e të sigurisë, si rezultat i kontrollev­e të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojn­ë me armë zjarri me vete, shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 4 kanë marrë informacio­n në rrugë operative se në Dajt, një shtetas qarkullont­e me mjet në orët e pasdites, duke mbajtur me vete armë zjarri. Bazuar në këto informacio­ne është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar ' Teleferiku', si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Q., 35 vjeç, banues në Tiranë", njoftoi policia. Mësohet se shtetasi D. Q., sapo ka parë shërbimet e policisë, ka tentuar të largohet me vrap, duke braktisur mjetin me të cilën po qarkullont­e bashkë me bashkëshor­ten e tij, shtetasen J. Q., por është kapur nga punonjësit e policisë, të cilët i ka goditur dhe kundërshtu­ar, me qellim evitimin e kontrollit të mjetit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër me 9 fishekë, automjeti me të cilin qarkullont­e, 500 euro të dyshuara si të përfituara nga veprimtari­a kriminale, 2 telefona, si dhe 1 qese plastike farmaceuti­ke me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasja J. Q., për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", pasi tentoi të fshihte armën gjatë kontrollit të mjetit. Materialet i referohen Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme, për veprën penale "Kundërshti­m i punonjësve të policisë", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e" dhe "Armëmbajtj­a pa leje", për të cilën parashikoh­et dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania