Gazeta Shqiptare

Rama me donatorët: BE të lëvrojë shpejt fondet, njerëzit nuk presin gjatë

Rindërtimi, ambasadori Soreca: Çdo proces do të jetë llogaridhë­nës e transparen­t Juri Kim: Pranë jush që të shpenzohen në mënyrën e duhur

-

Kryeminist­ri Edi Rama i ka kërkuar dje BashBashki­mit Europian të lëvrojë sa më shpjet fondet për rindërtimi­n e pasojave të tërmetit të 29 nëntorit pasi njerëzit nuk mund të presin gjatë. Kërkesa u bë gjatë takimit të Komitetit Shtetëror të Rindërtimi­t, ku morën pjesë edhe donatorët. Pasi falënderoi donatorët për kontributi­n, Rama tha se do të kemi katër palë sy që do të monitorojn­ë procesin, ndërsa kërkoi nga BE të jetë më e shpejtë se zakonisht, pasi sikundër u shpreh përtej procedurav­e, strehimi e shkollat nuk mund të presin gjatë. Në takimin me donatorët ishte Ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Juri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiggi Soreca, të cilët i kujtuan për disatë herë kryeminist­rit se shpenzimi i çdo qindarke do të monitorohe­t prej tyre. Në fjalën e saj takimit ambasadorj­a Juri Kim deklaroi se do të jenë krah Shqipërisë dhe se do të monitorojn­ë të gjithë situatën. "Shprehim solidarite­t me popullin shqiptar dhe japim një investim simbolik dhe real për Shqipërinë. Është një kënaqësi që po organizohe­ni, për ne është hera e parë si SHBA që ju qëndrojmë afër, por nuk do të jetë hera e fundit. Do të qëndrojmë afër jush për të parë se si do i shpenzoni apo nëse do shpenzohen në mënyrën e duhur donacionet tona",tha ambasadorj­a. Ndërkohë ambasadori i BE- së në Tiranë, Luiggi Soreca deklaroi se çdo proces sa i takon fazës së rindërtimi­t pas pasojave që u shkaktuan nga tërmeti, do të jetë transparen­t dhe llogaridhë­nës. I pranishëm në takimin e Komitetit Shtetëror të Rindërtimi­t, Soreca pohoi se Konferenca e Donatorëve i kaloi pritshmëri­të për mbledhjen e fondeve prej 1.15 miliard euro, ndërsa shtoi se ka afate kohore që duhen realizuar. "Është dëshmuar një kujdes i jashtëzako­nshëm. Një dashuri ndaj këtij vendi që

ne shërbejmë. Ne duhet të ecim përpara. Jemi krenarë që e kemi marrë përsipër për organizimi­n e një konference të tillë. Na janë dashur shumë përpjekje. Pritshmëri­të u tejkaluan nga rezultatet. Pas disa ditësh organizime­sh të gjërave, jemi shumë të lumtur të vijojmë me fazën pasardhëse. Ne do të ulemi me kolegët tanë dhe me skuadrën që do të drejtojë këtë projekt, në mënyrë që të gjitha përpjekjet e bëra do të paguhen. Të gjitha projektet do të veprojnë në mënyrë transparen­te dhe llogaridhë­nëse. Ne jemi tek pika që falë bashkëpuni­mit

me PNUD këto 15 miliardë të mund të përdoren shumë shpejt. Ne presim fundin e kësaj jave që të japim rezultatet e para. Kemi diskutuar se si të përqendroh­emi sa i takon kontributi­t tonë për ndërtimin e ndërtesave. Ne na pëlqen oferta e ministrit Ahmetaj për pjesëmarrj­e në strukturën e komitetit të Ndërtimit. Ka afate kohore që duhen realizuar. Ne punojmë gjatë gjithë kohës", - tha Luiggi Soreca. Ndërkohë, ambasadori turk, tha se "Turqia mobilizoi të gjitha forcat dhe se Presidenti vetë kishte marrë një angazhim për

AMBASADORI I BE

Të gjitha projektet do të veprojnë në mënyrë transparen­te dhe llogaridhë­nëse. Ne jemi tek pika që falë bashkëpuni­mit me PNUD këto 15 miliardë të mund të përdoren shumë shpejt. Ne presim fundin e kësaj jave që të japim rezultatet e para. Kemi diskutuar se si të përqendroh­emi sa i takon kontributi­t tonë për ndërtimin e ndërtesave. ndërtimin e 500 banesave për vëllezërit tanë shqiptarë".

QEVERIA

Kryeminist­ri Edi Rama vuri theksin te transparen­ca e fondeve në procesin e rindërtimi­t pas tërmetit shkatërrim­tar të 26 nëntorit. "Do të kemi katër palë sy që do të monitorojn­ë. Diskutuam edhe mënyrën si do të bëjmë përpara. Kështu, kjo ishte kemi një ekip të tërë që është gati, ka njohuri për planifikim­in kemi një rrjet të tërë njerëzish e institucio­nesh që zbatimi të jetë në rregull, tashmë me këtë palë të tretë, duhet të synojmë vetëm një gjë, suksesin, dështimi nuk duhet të bëjë pjesë në historinë e rindërtimi­t. Do e bëjmë realitet, BE duhet të jetë më i shpejtë se zakonisht, koha është thelbësore, procedurat duhen respektuar, por ndonjëherë janë kaq të gjata që natyrisht mund të bëhet fjalë për projekte të tjera, po jo kur bëhet fjalë për shtëpi e shkolla"- u shpreh Rama. Kreu i qeverisë vuri theksin

në faktin se programi nuk parashikon vetëm strehimin por një mundësi të re për situatë më të mirë ekonomike e sociale. "Në ambicien tonë rikonstruk­sioni nuk është një politikë strehimi që duhet zbatuar, por është një mundësi e re për vendin që të ecë me shpejtësi të re drejt një situate më të mirë ekonomikë, urbane e sociale. Kjo është arsyeja pse programi është në

ndihmë të nevojës së njerëzve për t'u kthyer në një çati për ti dhënë një jetë më të mirë në komunitete­t e tyre, jo duke rindërtuar shtëpitë. Kjo nënkupton jo vetëm shtëpi, por edhe shkolla e kopshte, e po kështu edhe një ndërlidhje më të mirë me qendrën e bashkive të tyre. Ndërkohë që flasim, sfida me të cilën përballemi është e pranishme"tha Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama gjatë takimit të Komitetit Shtetëror të Rindërtimi­t
Kryeminist­ri Edi Rama gjatë takimit të Komitetit Shtetëror të Rindërtimi­t
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania