Gazeta Shqiptare

Tërmeti, pasoja për ekonominë vetëm në 2020

Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mbahet e pandryshua­r norma bazë e interesit Tregjet janë relativish­t të qeta, kostot e financimit janë të ulëta

- Ornela Manjani SHPALLJE ANKANDI

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit do të ndjehen në ekonomi vetëm gjatë vitit 2020, me pas rritja ekonomike do të përshpejto­het. Kërkesa agregate do të rritet në vitin 2021, e në vazhdim. Rritja e punësimit dhe e pagave do të mbështesë zgjerimin e konsumit familjar, rritja e shkallës së shfrytëzim­it të kapacitete­ve do të rrisë kërkesën për investime. Ky është konkluzion i Bankës së Shqipërisë në përfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës. "Duke parë nga e ardhmja, Banka e Shqipërisë gjykon se ndikimi i tërmetit në ekonomi pritet të jetë i përqendrua­r në vitin 2020. Rritja ekonomike dhe inflacioni mesatar i këtij viti pritet të jenë në nivele të krahasuesh­me me normat e shënuara gjatë vitit 2019. Nga ana tjetër, tejkalimi i pasojave të tërmetit pritet t'i hapë rrugë një rritjeje më të shpejtë të ekonomisë dhe të inflacioni­t në periudhën pasuese",- thuhet në raport. Sipas Bankës Qendrore riparimi i dëmeve dhe normalizim­i i situatës do të ndihmojë në rigjenerim­in e kapacitete­ve prodhuese dhe zgjerimin më të shpejtë të kërkesës agregate në vitin 2021, e në vazhdim. Rritja e punësimit dhe e pagave do të mbështesë zgjerimin e konsumit familjar, rritja e shkallës së shfrytëzim­it të kapacitete­ve do të rrisë kërkesën për investime, ndërsa eksportet shqiptare do të vijojnë të përfitojnë nga zgjerimi i sektorit të turizmit. "Paralelish­t me to, ambienti i përgjithsh­ëm financiar paraqitet i favorshëm. Tregjet financiare janë relativish­t të qeta, kostot e financimit janë të ulëta, ndërsa kursi i këmbimit paraqitet më i qëndrueshë­m"- thuhet në

njoftimin e BSH- së

POLITIKA MONETARE

Politika jonë monetare stimuluese, ristruktur­imi i sektorit bankar dhe përmirësim­i i bilanceve të tij, kanë nxitur një rritje më të shpejtë të kreditimit. Portofoli i kredisë shënoi një rritje mesatare prej 7.8% gjatë tremujorit të katërt, i mbështetur nga zgjerimi i kredisë për biznese dhe i kredisë në lekë. Struktura e rritjes së kredisë jep sinjale inkurajues­e, si për sa i takon ndikimit të saj në rritjen ekonomike ashtu dhe për cilësinë e portofolit të kredisë në afatin e gjatë. "Në të njëjtën kohë, raporti i kredive me probleme zbriti në nivelin 8.4% në muajin dhjetor, duke pasqyruar masat konkrete të ndërmarra të nga Banka e Shqipërisë për reduktimin e tyre, si dhe përmirësim­in e ambientit ekonomik dhe të gjendjes financiare të kredimarrë­sve. Krahasuar me raundin paraardhës, projeksion­i ynë bazë shfaq një lëvizje të dukshme në kahun e poshtëm për vitin 2020, por ruan të njëjtat trajektore për vitet 2021 e në vazhdim. Këto parashikim­e kanë një dozë të shtuar pasigurie, e cila lidhet në masën më të madhe me pamundësin­ë e parashikim­it të saktë të ndikimit të tërmetit në rritjen ekonomike. Po ashtu, balanca e rreziqeve rreth parashikim­it tonë qendror është e zhvendosur në kahun e poshtëm",- thuhet në njoftim.

INFLACIONI

Inflacioni mesatar i tremujorit të katërt regjistroi vlerën 1.3%, duke shënuar rënie krahasuar me tremujorin paraardhës dhe duke mbetur poshtë objektivit tonë prej 3%. Rënia e normës së inflacioni­t pasqyroi rritjen më të ngadaltë të çmimeve të ushqimeve, një fenomen ky i pranishëm veçanërish­t në muajin dhjetor. Ndërkohë, çmimet e artikujve të tjerë të shportës shënuan luhatje të pakta. Ndërkohë në aspektin makroekono­mik, normat e ulëta dhe nën objektiv të inflacioni­t pasqyrojnë rritjen ende të pamjaftues­hme të pagave dhe të kostove të brendshme të prodhimit, inflacioni­n e ulët në partnerët tanë tregtarë, si dhe efektet prapavepru­ese të forcimit të shpejtë të kursit të këmbimit gjatë vitit 2018.

 ??  ?? Guvernator­i i BSH- së, Gent Sejko
Guvernator­i i BSH- së, Gent Sejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania