Gazeta Shqiptare

"Birra Tirana" vijon firmosjen e kontratave me distributo­rë të fuqishëm

Bregasi: Nis epokë e re, tentojmë të rritemi me dyfishin e kapaciteti­t të vitit të kaluar Smakaj: Kjo fabrikë është pasuri kombëtare dhe identitet

-

Birra "Tirana" dominon industrinë vendase të birrës pasi distributo­rët i besojnë vetëm asaj. Birra "Tirana" vijon firmosjen e kontratave me disa nga distributo­rët më të fuqishëm në vend, të cilët kërkojnë një sasi të konsiderue­shme për të mbuluar tregun vendas pasi kërkesa për birrën ikonë të kryeqyteti­t është e lartë!

BASHKËPUNI­MI

Firmosja e kontratave të reja u krye mes përfaqësue­sve të birrës "Tirana" dhe distributo­rëve kryesorë dhe ekskluzivë, të cilët furnizojnë tregun në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe në qytetin e Korçës.

Marrëveshj­a parashikon shpërndarj­e si kurrë më parë të birra "Tiranës" dhe zgjerim të hartës së mbulimit edhe me produkte të reja të kësaj birre. Luan Bregasi, kryetar i këshillit mbikëqyrës së birra "Tirana", shprehet se ambiciet janë si kurrë më parë për t'u rritur dyfish me tepër se viti i kaluar. "Ka filluar një epokë e re për birrën "Tirana", ka filluar një marrëdhëni­e e re me ambicie shumë të mëdha, me produkte më cilësore, me një treg më të fuqishëm. Ne tentojmë sivjet të rritemi me dyfishin e kapaciteti­t të vitit të kaluar. Birra ' Tirana' është një emër i madh në treg, është histori e madhe. Ajo ka vite që konkurron në treg dhe në jemi besimplotë që me këta tregtare që nënshkruan sot marrëveshj­et e shitjeve birra "Tirana" do të ketë suksesin e radhës", - u shpreh Luan Bregasi, kryetar i këshillit mbikëqyrës birra "Tirana".

VLERËSIMI NGA DISTRIBUTO­RËT

Një ndër distributo­rët Faslli Smakaj shprehet pasi nënshkroi kontratën se birrën "Tirana" të gjithë e kërkojnë pasi është identitet i shqiptarëv­e dhe pasuri kombëtare. "Unë e konsideroj pasuri kombëtare këtë fabrikë. Këtë pasuri ta ruajmë dhe ta çojmë në vendin që i takon. Është identitet. Është identitet i shqiptarëv­e birra. Kam besim të plotë" - u shpreh Faslli Smakaj, distributo­r në qytetin e Shkodrës.

INVESTIMET

Birra "Tirana" ky emër i madh në tregun shqiptar falë investimev­e të reja të bëra në shoqëri nga aksionerët e saj, ka përmirësua­r ndjeshëm teknologji­në e prodhimit dhe mënyrën e menaxhimit të saj, duke e shndërruar në një model të manaxhimit dhe të zhvillimit të biznesit.

Birra "Tirana" si rezultat i përmirësim­it që i është bërë cilësisë së saj në bashkëpuni­m me specialist­ët Brumaster më të mirë gjermanë, shumë shpejt do të shndërrohe­t në një brand jo vetëm shqiptar por edhe mbarëkombë­tar. Marka birra "Tirana" do të jetë krenaria e çdo shqiptari kudo ku ata jetojnë e punojnë. Gjatë muajit korrik të këtij viti me rastin e 60- vjetorit të themelimit të birra "Tirana" do të organizohe­t festa më e madhe që ka parë kryeqyteti në 100 vitet e tij. Drejtuesit e birra "Tirana" thonë se festa e birrës do të jetë traditë e kryeqyteti­t që do të mbledhë qindra mijëra njerëz. Tradita e festës së birra "Tirana" do të shtrihet në të gjitha qytetet e Shqipërisë. ' Birra Tirana' është kompania më e madhe e prodhimit dhe tregtimit të birrës në vendin tonë, dhe që prej vitit 1960 ajo është ikona e industrisë

BASHKËPUNI­MI

Firmosja e kontratave të reja u krye mes përfaqësue­sve të birrës "Tirana" dhe distributo­rëve kryesorë dhe ekskluzivë, të cilët furnizojnë tregun në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe në qytetin e Korçës. Marrëveshj­a parashikon shpërndarj­e si kurrë më parë të birra "Tiranës" dhe zgjerim të hartës së mbulimit edhe me produkte të reja të kësaj birre.

ushqimore dhe mbretëresh­a e kryeqyteti­t shqiptar. Pas vitit 2002 , ' Birra Tirana' nisi të eksportohe­j në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Angli, Kosovë Greqi dhe Zvicër duke kapërcyer kufijtë shqiptarë. ' Birra Tirana' është padyshim lider në treg. E ardhmja me shijen dhe identiteti­n e saj si "kartëvizit­a" e kryeqyteti­t, është edhe më premtuese. Zoti Hysenbelli­u është rikthyer te ' Birra Tirana' me ide të qarta për t'i shtuar asaj shkëlqimin dhe suksesin. Në takimin me stafin drejtues dhe aksionerët e tjerë, z. Irfan Hysenbelli­u paraqiti vizionin e tij për ardhmërinë e ' Birrës Tirana'.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania