Gazeta Shqiptare

Asnjë rast me koronaviru­s në Shqipëri, 42 të dyshuar negativë

-

Shqipëria

vijon të mbetet e paprekur nga koronaviru­si, ndërkohë që 42 raste të dyshuara në total, pas analizave në laboratori­n e IShP rezultuan negative. Në mbledhjen e radhës së TaskForcës, Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli­u deklaroi se strukturat shëndetëso­re janë në gatishmëri 24/ 7 dhe ritheksoi se nga ana e stukturave shëndetëso­re duhet të ketë vigjilencë maksimale.

"Po bëhet një punë voluminoze, intensive në pikat kufitare për të kontrollua­r çdo udhëtar. Dua të siguroj se vijon puna për shtimin e stokut të nevojshëm për mjetet e mbrojtjes personale për ekipet mjekësore në spitale për marrjen e masave për çdo përballje", deklaroi Manastirli­u. Në takimin e Task- Forcës ka qenë i pranishëm drejtori i OBSh në Shqipëri, Raul Gonzales, i cili ka vlerësuar masat e marra nga Shqipëria. "Pse nuk ka raste në Shqipëri? Ne si OBSh ju themi se duhet të besoni institucio­net. Ne kemi një bashkëpuni­m të shkëlqyer me qeverinë shqiptare dhe e përgëzojmë për transparen­cën, tha Raul Gonzales, drejtori i OBSh në

Shqipëri. Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, gjatë raportimit në mbledhjen e Task- Forcës, tha se Urgjenca Kombëtare Mjekësore ka skeduar 694 raste me skedën korona. "Kemi skeduar 694 raste me skedën korona. Jemi të organizuar me ekipet tona që pasi vlerësohet rasti, shkojmë me personelin e kualifikua­r dhe mjetet mbrojtëse në vendngjarj­e dhe e transporto­jmë sipas protokolli­t në spitalin infektiv", tha Skënder Brataj, drejtori i urgjencës kombëtare. Najada Çomo, shefe e spitalit Infektiv në QSUT u shpreh në raportimin në Task- Forcë se, në spitalin infektiv nuk ka asnjë rast të rëndë qoftë nga gripi apo rastet e dyshuara nga koronaviru­si.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania