Gazeta Shqiptare

Cilat janë super femrat që vazhduan suksesin pas divorcit?

Historitë e dashurisë së VIP- ave që morën fund Si ia dolën të vetme? Njihuni me rastet më të veçanta

- Egla Xhemali

Një histori e bukur dashurie, që fun din jo domosdoshm­ërisht e ka dhe aq interesant. Pavarësish­t ndarjes, nënave u duhet të bëhen të forta për fëmijët e të vazhdojnë jetën të vetme, duke u kthyer në heroina që përballen vetëm me çdo vështirësi. Atyre u është dashur të luftojnë për t'ju ofruar të vegjëlve të tyre një jetë pa mungesa materiale dhe shpirtëror­e. Më poshtë ju njohim me super nënat e show bizzit shqiptar, që e kanë vazhduar jetën pas ndarjes të vetme, bashkë me fëmijët e tyre.

BORA ZEMANI

Dy vite më parë, moderatorj­a e njohur Bora Zemani i dha fund marrëdhëni­es së saj me DJ- n e njohur Vin Velin, me të cilin ka një djalë të quajtur Arbor. Ata shihen shpeshherë pranë njëri- tjetrit. I vogli ka hedhur shtat e duket se është miku më i mirë për mami Borën.

ENEDA TARIFA

Në janar të vitit të kaluar, këngëtarja e njohur Eneda Tarifa i dha fund martesës 18- vjeçare me partnerin Erjon Zaloshnja. Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Aria. Tarifa ka preferuar që këtë anë të ndjeshme të saj, bijëzën adoleshent­e mos ta bëj shumë mediatike duke ruajtur për veten raportin e ngushtë që ka me të.

FJOLLA MORINA

Fjolla Morina është nënë e dy vajzave, Lediana dhe Alaya, baballarët e të cilave ka preferuar t'i mbajë larg syrit të publikut. Megjithatë, sherri me babain e Alayas, Kushtrim Gecin, bëri bujë të madhe në media dhe kudo u përhap lajmi se Fjolla i dha fund marrëdhëni­es vetëm 2 muaj pas ardhjes në jetë të vogëlushes. Tashmë, Fjolla është single dhe në profilin e saj në Instagram tregon se kalon shumë kohë me vajzat e saj.

ADROLA DUSHI

Dy vite më parë, bëri bujë të madhe në media lajmi i ndarjes së modeles së njohur, Adrola Dushit, me partnerin e saj, Adis Patushin, ka shkuar

CNA. al. Çifti janë prindër të një djali të quajtur Troi dhe kanë treguar se bëhen gjithmonë bashkë kur bëhet djalë për Troin. Bukuroshi është kopje e së ëmës. Dushi e ka prezantuar me publikun nëpër dalje mediatike, megjithatë ka ca kohë që e ka kthyer vëmendjen tek vetja duke e lënë ' mënjanë' vogëlushin e saj.

ANJEZA BRANKA

Në vitin 2009, këngëtarja Anjeza Branka deklaroi publikisht ndarjen nga partneri, Leonard Kodheli, me të cilin ka një djalë të quajtur Leanzo. Këngëtarja është shumë e lidhur me të birin, me të cilin e shohim shumë shpesh sidomos në sezonin e preferuar të tyren, atë të pushimeve.

HYGERTA SAKO

7- 6 vite më parë, prezantues­ja e njohur sportive, Hygerta Sako, i dha fund martesës me biznesmeni­n Artur Aligjoni, me të cilin ka një vajzë të quajtur Anais. E bukur po aq sa e ëma dhe një mike për kokë e heroinës së saj.

INGRID GJONI

Pas një lidhjeje 9- vjeçare dashurie, e cila pasoi me bashkëjete­së, Ingrit Gjoni humbi partnerin e saj, biznesmeni­n me origjinë nga Shkodra, Arian Selimin.

Prej lidhjes së tyre erdhi në jetë një vajzë që u pagëzua me emrin Coco Antonel. Ingridi është shprehur në media se me të bijën ka në duar gjithë botën.

ERJONA SULEJMANI

Pas 2 vitesh martesë, në nëntor të vitit 2017, modelja Erjona Sulejmani dhe futbollist­i Blerim Xhemaili i dhanë fund lidhjes së tyre. Çifti janë prindër të një djali të quajtur Luan.

XHESIKA NDOJ

Në moshën 23- vjeçare, Xhesika Ndoj u bë nënë e një vajze nga lidhja e saj me të dashurin, identiteti­n e të cilit e ka mbajtur të fshehtë nga publiku.

Megjithëse ai nuk e dëshironte një fëmijë, Xhesika ishte e vendosur ta sillte në jetë vajzën, të cilën po e rrit e vetme, pasi zbuloi se partneri i saj kishte një familje tjetër dhe i dha fund gjithçkaje mes tyre.

ALBERIE HADËRGJONA­J

Në moshën 15- vjeçare, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjona­j u martua me Mentor Hadërgjona­j, me të cilin ka dy vajza, Agnesa dhe Anxhelina. Megjithatë, marrëdhëni­a e tyre përfundoi për shkak të problemeve të shumta dhe tashmë çifti ruan një marrëdhëni­e korrekte.

ELI FARA

Këngëtarja e njohur Eli Fara i dha fund martesës me bashkëshor­tin Lul Kapurani kur vajza e tyre, Marina, ishte vetëm disa muajshe. Marina mban mbiemrin e të atit dhe ligjërisht në gjendjen civile është regjistrua­r me emrin Roxhensa Kapurani.

HUEYDA EL SAIED

Në nëntor të vitit 2017, Hueyda El Saied i dha fund martesës me francezin Michael Tamisier, me të cilin ka një djalë të quajtur Gabriel. Ky i fundit është kopja e së ëmës. Ata prej tre vitesh tashmë jetojnë së bashku mjaft të lumtur.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania