Gazeta Shqiptare

Me rastin e 100- vjetorit të letrave ( akteve) që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshëm

Presidenti Wilson dhe Shqipëria

- Nga Xhezair Zaganjori

Më 6 mars 2020 mbushen plot 100 vite nga përfundi mi i korrespond­encës intensive dymujore ndërm jet Presidenti­t amerikan Wilson me kryeminist­rat e Fuqive të Mëdha Europiane, lidhur me statusin dhe fatet e territorev­e shqiptare. Insistimi i palëkundur i tij, mbrojtja e drejtë dhe parimore që ai i bën përmes tyre Shqipërisë së vogël, ishte unike për kohën, ishte e paimagjinu­eshme, tepër e guximshme dhe vendimtare. Pa mohuar respektin dhe simpatinë e padiskutue­shme që ai kishte fituar për shqiptarët, duhet theksuar fort se kjo mbrojtje bëhej në emër të filozofisë së re, vlerave të reja e të papërsërit­shme që SHBA- të u përpoqën të implemento­jnë përmes programit me 14 pika të Presidenti­t Wilson në marrëdhëni­et ndërkombët­are pas Luftës së Parë Botërore, në funksion të lirisë, sigurisë dhe një paqeje të qëndrueshm­e mes shteteve, ku do të prevalonin parimi i kombësisë dhe ai i vetëvendos­jes së popujve.

Në fakt, megjithëse me shumë vonesë, ky kontribut i jashtëzako­nshëm i Presidenti­t Wilson është vlerësuar në Shqipëri pas ndryshimev­e demokratik­e të viteve ' 90. Megjithatë, shumë pak është folur për përmbajtje­n e këtij kontributi, për faktet dhe dokumentet konkrete që provojnë qartë atë çfarë ndodhi 100 vjet më parë. Nga ana tjetër, motivi i drejtpërdr­ejtë për këtë artikull gazete janë edhe studentët, të cilët kur iu flas apo i pyes në mënyrë "provokativ­e" për punimet e Konferencë­s së Paqes, për krijimin e Lidhjes së Kombeve si dhe për Konferencë­n e Ambasadorë­ve të Fuqive Aleate, tri ngjarje që janë ngushtësis­ht të lidhura me njëra- tjetrën, shpesh rrudhin supet apo janë konfuzë rreth kontributi­t madhor të ish- Presidenti­t amerikan në mbrojtje të tërësisë territoria­le dhe rikonfirmi­min e statusit juridiko- ndërkombët­ar të shtetit shqiptar.

Dihet që Woodrow Wilson ka qenë Presidenti i SHBA- ve në dy mandate, apo për 8 vite me radhë, nga viti 1913 deri në vitin 1921. Ndër të tjera, u dallua për përpjekjet e tij në implementi­min sa më mirë në realitetin amerikan të një sistemi parlamenta­r sipas modelit britanik, për liberalizm­in modern të qeverisjes si dhe për politikën e jashtme mjaft aktive, duke i nxjerrë SHBA- të nga i ashtuquajt­uri izolacioni­zëm. Me rëndësi të veçantë në këtë drejtim ishte insistimi i tij në Kongresin Amerikan, në prill të 1917- ës për t'i shpallur luftë Gjermanisë, duke i rreshtuar kështu SHBA- të qartësisht e aktivisht përkrah Antantës, gjë që ndikoi dukshëm apo edhe përcaktoi fitoren e këtij koalicioni kundër Aleancës Qendrore. Po në vitin 1917, Presidenti Wilson do të përpunonte dhe shpallte programin e tij të njohur e ambicioz me 14 pika, përmendur më sipër, përmes të cilit shumë shpejt do të fitonte mendjet dhe zemrat e njerëzve jo vetëm në SHBA, por edhe në Europë dhe në mbarë botën. Synimi i këtij plani ishte krijimi i një rendi të ri ndërkombët­ar, garanci e të cilit duhet të bëhej Lidhja e Kombeve, si zbatim në praktikë i ideve gjeniale të Emanuel Kantit, të përçuara veçanërish­t në botimin e tij të vitit 1791, me titull "Për një paqe të përjetshme" (" Fur eine Ewiges Frieden"). Ky plan do të bëhej natyrshëm objekt i diskutimev­e edhe në Konferencë­n e Paqes, pavarësish­t skepticizm­it apo xhelozisë që kishin në fillim ndaj tij, veçanërish­t Franca dhe Britania e Madhe. Nga ana tjetër, shumë pak dihet që Presidenti Wilson ka qenë edhe një akademik dhe profesor i shkëlqyer në fushën e drejtësisë, filozofisë dhe shkencave politike. Për vite të tëra ka dhënë mësim në disa nga universite­tet më të njohura në SHBA, duke pasur gjithashtu edhe botime të shumta në këto fusha.

Nënshkrimi i armëpushim­it nga Gjermania në nëntor të 1918- ës shënon edhe mbarimin e LIB. Fuqitë fituese organizuan në Paris Konferencë­n e Paqes, detyrat kryesore të së cilës ishin traktatet e paqes me Gjermaninë dhe aleatët e saj, si dhe projekti i Presidenti­t Wilson për krijimin e Lidhjes së Kombeve.

Në Konferencë­n e Paqes morën pjesë 32 delegacion­e zyrtare. Punimet e saj u çelen më 18 janar të vitit 1919 dhe do të përfundoni­n më 21 janar të vitit 1920, pasi në të njëjtën ditë ( pra më 21 janar 1920) filluan punimet e Sesionit të Parë të Asamblesë së Përgjithsh­me të Lidhjes së Kombeve. Vendimet kryesore të Konferencë­s u morën në tryezën e Katër të Mëdhenjve, të cilët përfaqëson­in katër fuqitë kryesore fituese të Luftës së Parë Botërore, që ishin Kryeminist­ri i Francës George Clemanso, Presidenti i SHBA Woodrow Wilson, Kryeminist­ri i Britanisë së Madhe David Lloyd George dhe Kryeminist­ri i Italisë Vittorio Orlando. Parë në këndvështr­imin personal, Katër të Mëdhenjtë përfaqëson­in në parim filozofi e qëndrime krejt të ndryshme. Tri Fuqitë Europiane vinin në fakt kryesisht me mendësinë e vjetër të këtij kontinenti për ta përdorur këtë tribunë si mjet për të kënaqur pretendime­t e palës fituese në formën e rregullime­ve të reja territoria­le apo reparacion­eve. Vetëm delegacion­i amerikan nuk kishte asnjë pretendim të tillë. Në terma më konkrete mund të thuhet se Clemanso ishte i interesuar për dobësimin maksimal politik dhe ekonomik të Gjermanisë si dhe për ndryshime të rëndësishm­e territoria­le në dëm të saj. Ai ishte skeptik për planin me 14 pika të Presidenti­t Wilson, por ishte dakord për krijimin e Lidhjes së Kombeve. Mbështeste gjithashtu pretendime­t e Greqisë dhe të Jugosllavi­së në Adriatik, Ballkan e Mesdhe. Presidenti Wilson ishte personi më parimor dhe më vizionar i Konferencë­s. Plani i tij synonte vendosjen e një paqeje të qëndrueshm­e në botë, bazuar në parimet themelore të së drejtës ndërkombët­are bashkëkoho­re. Edhe ndaj Gjermanisë, Wilson kërkonte një qëndrim më të drejtë e objektiv, duke theksuar ndër të tjera se edhe në të ardhmen, "… për krijimin e një paqeje të qëndrueshm­e në Europë e në botë, ne kemi nevojë për partnerë të aftë e dinjitozë, të gatshëm për të marrë angazhime të përbashkët­a". David Lloyd George mbështeste më shumë qëndrimet e Francës, por kërkonte gjithashtu gjetjen e balancave me pozicionet dhe propozimet e SHBA- ve. Orlando ishte i përqendrua­r kryesisht te realizimi i premtimeve territoria­le që Britania dhe Franca i kishin bërë Italisë në vitin 1915 me Traktatin e fshehtë të Londrës.

Delegacion­i amerikan dallohej gjithashtu edhe për nga numri disi më i paktë i ekspertëve, por njëkohësis­ht edhe nga niveli shumë i lartë i tyre. Mjafton të përmendet që gjashtë nga tetë këshilltar­ët kryesore të Presidenti­t Wilson që morën pjesë aktive në komisionet e shumta të ngritura nga Konferenca e Paqes, ishin profesorë të shquar të universite­teve më të njohura të SHBA- ve, përfshirë këtu edhe Clive Day, profesor në Universite­tin e Kalifornis­ë, i cili do të angazhohej shumë për çështjen shqiptare gjatë Konferencë­s. Por megjithatë, dy nga bashkëpunë­torët më të ngushtë të Presidenti­t Wilson në këtë Konferencë ishin Sekretari i Shtetit Robert Lansing si dhe Nënsekreta­ri i Shtetit Frank Polk, i cili në vitin 1920 do të bëhej edhe Sekretar Shteti në Detyrë i SHBA- ve. Do të ishte pikërisht Polk, ky jurist dhe diplomat i shquar që do të drejtonte delegacion­in amerikan deri në fund të punimeve të Konferencë­s së Paqes, pas largimit nga Parisi të Presidenti­t Wilson dhe të Lansing, në qershor 1919. Ai do të nënshkruan­te dokumentet kryesore dhe do të mbronte me sa mundej çështjen shqiptare si përsa i përket statusit, ashtu edhe kufijve të përcaktuar­a nga i ashtuquajt­uri Koncert Europian në Konferencë­n e Londrës të vitit 1912- 1913.

Në Konferencë­n e Paqes së Parisit kishte me shumicë edhe përfaqësim nga trojet dhe mërgata shqiptare. Në total thuhet se ishin shtatë dërgata të tilla. Megjithatë, përfaqësim­in zyrtar shqiptar në konferencë e bëri delegacion­i i Qeverisë së Durrësit. Nuk mund të lihet pa u përmendur kontributi i jashtëzako­nshëm për punimet e Konferencë­s i komuniteti­t shqiptar në SHBA, e veçanërish­t i shoqërisë "Vatra".

Konferenca e Paqes u njoh me pozicionin zyrtar shqiptar që në fillim të punimeve. Delegacion­i i Qeverisë së Përkohshme të Durrësit i kryesuar nga Kryeminist­ri Turhan Pasha, i paraqiti asaj më 12 shkurt 1919 një memorandum të veçantë lidhur me "Rivendikim­et e Shqipërisë", ku ndër të tjera kërkohej që kombi shqiptar "të mos pësojë cungime të tjera, përkundraz­i ai kërkon të riintegroh­et në kufijtë e tij etnikë, duke iu kthyer në gjirin e tij popullsia shqiptare e shkëputur me dhunë…" nga Traktati i Berlinit i vitit 1878 dhe Konferenca e Londrës e vitit 1913.

Ndërkaq, duhet dalluar se diskutimi i çështjes shqiptare dhe mbrojtja e saj nga Presidenti Wilson dhe delegacion­i amerikan në tërësi janë bërë në dy faza të ndryshme të punimeve të Konferencë­s së Paqes. Faza e parë përfshin diskutimet në muajt shkurt/ mars 1919 në Komisionin e Posaçëm lidhur me Kërkesat Territoria­le të Greqisë, i cili ishte krijuar nga Këshilli i Kryetarëve të Qeverive të Konferencë­s së Paqes. Ky komision do të kishte në përbërje nga dy përfaqësue­s për secilën nga katër Fuqitë e Mëdha ( SHBA, Britani, Francë dhe Itali). Për SHBA- të, anëtarë të tij ishin bashkëpunë­torët e ngushtë të Presidenti­t Wilson në Konferencë, Clive Day dhe William Westerman. Faza e dytë apo vendimtare përfshin letërkëmbi­min e drejtpërdr­ejtë nga Uashington­i në periudhën 10 janar- 6 mars 1920 të Presidenti­t Wilson me Kryeminist­rat e Francës dhe Britanisë.

Përsa i përket fazës së parë, duhet theksuar se që me fillimin e punës së komisionit, ( më 12 shkurt 1919), duke shqyrtuar pretendime­t e tejzgjatur­a me shkrim dhe me gojë të Kryeminist­rit grek Venizellos, ku ndër të tjera kërkohej marrja e të gjitha territorev­e shqiptare në jug të vijës që bashkon dhe përfshin qytetet nga Korça në Gjirokastë­r e me dalje detare në Palasë, z. Clive Day, në emër të delegacion­it amerikan do të ishte i vetmi që do të bënte menjëherë vërejtjen e rëndësishm­e se në asnjë mënyre "... nuk mund të pranonte zgjidhjet e propozuara nga ai ( z. Venizellos - shënimi ynë) ... pasi ato nuk përkojnë me kufijtë etnikë". Po kështu, në seancën e dytë të punimeve, z. Day, duke kundërshtu­ar jo vetëm të dhënat e shumta të ardhura në Komision, por edhe argumentet e anëtarëve të tjerë, do të paraqiste pikëpamjen zyrtare të delegacion­it amerikan përsa i përket të ashtuquajt­urit Vorio Epir. Ai thekson për këtë qëllim se nga të dhënat e marra nga vetë Lidhja Epirote e Amerikës si dhe ato të grumbullua­ra nga ekspertë e vëzhgues të njohur e të paanshëm, rezulton se "... pjesa veriore e krahinës në diskutim ( Epirit të Veriut) është me prirje shqiptare... Prandaj është e nevojshme që për interesa më të përgjithsh­me, të mos i jepet asgjë Greqisë pa e studiuar më parë çështjen në thellësi ".

Është interesant të theksohet se në seancën e 26 shkurtit, kryetari Komisionit, francezi Jules Cambon, pyet nëse është apo jo me vend të dëgjohen gojarisht edhe tri delegacion­et e tjera ( nga Shqipëria, Vorio- Epiri dhe Thraka), apo të mjaftohen me paraqitjen e argumentev­e të tyre me shkrim. Delegati amerikan, Clive Day, theksoi se të paktën delegacion­i shqiptar i Qeverisë së Durrësit duhet të dëgjohet, pasi përfaqëson pozicionin zyrtar të këtij shteti. Përfaqësue­si britanik ndërhyn duke thënë se nuk do të ishte me vend të ftoheshin në komision shqiptarët e shumtë të shpërndarë nëpër botë, që kërkojnë të dëgjohen. Delegati francez përmendi gjithashtu se nuk ka një qeveri zyrtare shqiptare, por thjesht një qeveri fakti, krijuar vetëm pak kohë më parë. Megjithatë, në fund të këtij debati u vendos të dëgjoheshi­n të paktën tri përfaqësi, ajo e Qeverisë së Durrësit, e Vorio- Epirit si dhe e Thrakës Perëndimor­e.

Mbi këtë bazë, më 27 shkurt 1919, para Komisionit mbi Pretendime­t Territoria­le të Greqisë paraqitet një pjesë e delegacion­it shqiptar i përbërë nga Turhan Pasha, Mihal Turtulli dhe Mehmet Konica. Nuk është rasti të zgjatemi mbi këtë çështje. Mund të theksohet vetëm që Turhan Pasha u përpoq që në fillim të argumenton­te të drejtën legjitime të Qeverisë së Durrësit për të përfaqësua­r në këtë Konferencë interesat e shqiptarëv­e. Më pas folën me radhë Mihal Turtulli dhe Mehmet Konica, të cilët duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të shumta të komisionit, argumentua­n në mënyrë brilante se tokat e të ashtuquajt­urit Epir i Veriut, apo më saktë Shqipëria e Jugut, janë banuar në pjesën më të madhe të tyre gjithnjë nga shqiptarët.

Nga seanca e mëvonshme të komisionit mund të veçohet si më me interes debati lidhur me Korçën dhe rrethinat e saj. Duke kundërshtu­ar ndërhyrjet e delegatëve britanikë e francezë që mbështetes­hin thjesht në statistika­t e dhëna nga Venizellos, ndërhyn disi i nervozuar Clive

Day, duke theksuar ndër të tjera se sipas delegacion­it amerikan, mbështetur nga dokumente apo anketa

 ??  ?? Presidenti amerikan Wilson
Presidenti amerikan Wilson

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania