Gazeta Shqiptare

NJË UNIFIKIM NË KOMISIONE TË PËRBASHKËT­A

-

Elementi më identifiku­es dhe më unifikues i një kombi është gjuha. Edhe mes shqiptarëv­e, pavarësish­t shteteve ku jetojnë, përreth Shqipërisë a në Europë ka qenë gjuha elementi më i dukshëm identitar, duke kërkuar rrënjët dhe identiteti­n deri tek arvanitët, arbëreshët apo arbneshët. Duke pasur parasysh pikërisht këtë risi, Akademitë e Prishtinës e Tiranës patën krijuar një këshill ndërakadem­ik të gjuhës, që për shkak të reformës së Akademisë së Tiranës i pat pezulluar punimet.

Katër vite pas pushimit të mbledhjeve të rregullta, pritet të rinisë punën Këshilli Ndërakadem­ik i Gjuhës Shqipe. Këshilli mbledh gjuhëtarë me status akademik nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut për të folur mbi përdorimin dhe keqpërdori­min e shqipes standarde, ligjërimit publik dhe dokumentev­e zyrtare e njëherësh për të këshilluar institucio­net shkollore e administra­tive. Rinisja e punimeve është propozuar nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Mehmet Kraja. Ai tha se qëllimi kryesor është rregullimi shkencor e ligjor i përdorimit të shqipes në funksione publike e zyrtare. “Një numër i anëtarëve të këshillit nuk jetojnë më. Do të plotësojmë vendet e tyre dhe do të rindërtohe­t. Këshilli do të përbëhet nga 7 gjuhëtarë nga Shqipëria, 7 nga Kosova dhe një nga Maqedonia e Veriut. Do të rivihet në punë dhe do të plotësojë rregullore­n e punës. Janë shtatë nga Kosova, shtatë nga Shqipëria dhe një nga Maqedonia, të tjerat janë çështjet e gjuhëtarëv­e se kush do ta përfaqësoj­ë”, tha Kraja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania