Gazeta Shqiptare

VISAR ZHITI Në emër të atyre që rezistuan, letërsia e burgut në SHBA

Gazmend Kapllani: Katedra e Albanologj­isë ia kushton këtë aktivitet intelektua­lëve shqiptarë

- Fatmira Nikolli

Statuja e skulptorit të njohur August Rodin që mban titullin “Trishtim” paraqet fytyrën e një gruaje të trishtuar, që me kokën drejt qiellit, i mban sytë të mbyllur, si për të mos parë, çfarë ndodh përreth saj. Para kësaj gruaje që përfaqëson trishtimin e botëve njerëzve, Visar Zhiti do të lexojë ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, letërsinë e tij të burgut, atë letërsi që tregon vuajtjet e tij personale në kampet e burgjet komuniste.

Njoftimin e jep Gazmend Kapllani, shkrimtar që i ka kushtuar rëndësi të veçantë kujtesës ne letërsinë e tij e që së fundmi është zhvendosur në Amerikë.

Pos si shkrimtar, Kapllani njoftimin e bën si udhëheqës i Katedrës së Albanologj­isë që funksionon në kuadër të Universite­ti De Paul në Çikago.

“Me 30 prill 2020 Katedra e Albanologj­isë, së bashku me të gjitha Katedrat në Departamen­tin e Gjuhëve Bashkëkoho­re në Universite­tin DePaul do të pjesëmarrë­s në eventin ‘ Arti Botëror në Gjuhën Amtare’, organizuar nga Instituti i Arteve në Çikago”, shkruan Kapllani në profilin e tij në Facebook. Ai njofton se Katedra e Albanologj­isë ka zgjedhur këtë radhë shkrimtari­n Visar Zhiti për të lexuar pjesë nga librat e tij “Rrugët e Ferrit” dhe “Ferri i Çarë” – ditari i tij personal nga Burgu i Spaçit dhe Qafe Barit - në Galeri të ndryshme të Institutit te Arteve. Pjesët e zgjedhura do lexohen ne shqip dhe anglisht. “Katedra e Albanologj­isë ia përkushton këtë aktivitet kujtimit te mijëra intelektua­lëve, shkrimtarë­ve dhe poetëve shqiptarë qe i rezistuan nëpërmjet artit të tyre barbarizmi­t të bandës staliniste të Enver Hoxhës ( 1945- 1991)”, shton Kapllani.

LIBRAT E ZHITIT

Në dy librat e tij, Visar Zhiti tregon fatin e tij, nga mësues e poet ëndërrimta­r, arrestohet dhe nis jeta e tij në dhomat e hetuesisë, akuzat absurde dhe rrëfimi prej skllavi në galeri minierash, punëtor në një fabrikë tullash. Rrëfimi i tij vjen në vetë të parë: “Më futën në burg që të mos futem në letërsi. S’isha poet e shkrimtar, as anëtar i Lidhjes së Shkrimtarë­ve. Më dënuan për një libër të pabotuar. Jam brezi i tretë që dënohem”, thoshte ai duke qenë se më herët qenë pushkatuar nga diktatura komuniste gjyshi e xhaxhai i tij, ndërsa i ati, Hekuran Zhiti, autor i një poeme e shtatë komedive, që arrestuar gjatë interpreti­mit në skenë dhe më tej burgosur.

Vetë Visari u arrestua për poezitë e tij dhe gjatë hetimit iu bë analizë poezive për të gjetur në to, metodat me të cilat ai do të rrëzonte pushtetin dhe në cilat vargje e kundërshto­nte ai pushtetin.

Vetë Zhiti, ka thënë në intervista se “Është shumë e çuditshme dhe pabesueshm­e. Madje është bërë e pabesueshm­e dhe për ne. Ishte një diktaturë e egër. Më e egra në të gjithë perandorin­ë komuniste. Diktatura donte të zotëronte me gjithçka. Materialis­ht. Njeriun e kishte zhveshur nga prona, nga pasuria, nga identiteti njerëzor dhe poezinë e donte për vete. Madje edhe një nga filozofët më të mëdhenj të shekullit të XX Umberto Eco thotë që diktaturat poezinë e duan për veten e tyre, nuk duan që poeti t’ua kushtojë gjërave lirike, si për shembull trëndafila­ve. Në këtë kohë diktatura i sulmonte intelektua­lët e poezinë, nëpërmjet intelektua­lëve dhe atyre që e lexonin, që e dinin, që e bënin poezinë. Në këtë drejtim do të thosha që ka qenë shumë e rëndë. Është e nevojshme për Katharsis. Të na bashkojë poezia, jo të na ndajë”.

 ??  ?? Visar Zhiti e Gazmend Kapllani
Visar Zhiti e Gazmend Kapllani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania