Gazeta Shqiptare

GREG RAMA ME “EX NIHILO”, IMAZHE TË NGURTA QË RRËSHQASIN

-

Është

çelur në galerinë “FAB” të Uni versitetit të Arteve ekspozita “Ex Nihilo” e artistit Greg Rama, i njohur për publikun e gjerë si djali i kryeminist­rit të vendit.

Kuratori Ardian Isufi shënon në konceptin e tij kuratorial se “Fijebari - Përcjellës të një zgjatimi ëndërrtar pa fillim e pa mbarim si metaforë e krijimit nga jo- materialja, nga hiçi [ latinisht ex nihilo], ku ‘ Arti synon t’i japë formë dhe peshë proceseve më të padukshme… t’i japë formë asaj që po zhduket përpara syve tanë. Jo dhe aq si objekte, sepse kjo do të thotë të biem në kurthin e sendërtimi­t, por si instrument­e përvoje”.

Për bulën e ujit – ai shënon se materia e tejdukshme delikate vjen edhe si formë tranzitore e materies shpirtëror­e. Situatë e një përjetimi të përkohshëm, njëfarë “arti i ikjes nga koha, i pa bindur ndaj çfarëdo lloj fiksimi”.

Në “Ex Nihilo”, instalacio­ni dhe hapësira në të cilën instalacio­ni merr jetë janë rrëfimtarë të përbashkët të një ngjarjeje të papërcaktu­ar dhe procesuale duke e futur qenien njerëzore, sidomos publikun fizik, në paradhoma dhe dhoma simulakre, për t’i shumëfishu­ar psikologji­kisht ngjarjet, ndarjet dhe nëntekstet në hapësira mentale dhe shpirtëror­e.

Të tri dhomat në të cilat shtrihet ‘ Ex Nihilo’ janë vizatuar me linja drite imagjinare dhe prezantojn­ë një triptik kinematik. Brenda tij spektatori kthehet në personazhi­n kryesor, në ingranazhi­n vendimtar që plotëson veprën përfundimi­sht dhe shëtit kujtesën personale nga një territor në tjetrin në një botë çudirash, duke ndjekur në mënyrë intensive indet e errëta jeshilore. Imazhe të ngurta që i rrëshqasin para syve. Spektatori­t i zbulohet pak nga pak, me një qartësi organike, bashkë me ca të vërteta të tjera, se kur të dalë nga hojet ekspozitiv­e bota do t’i riprezanto­het ndryshe, thuajse ex nihilo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania