Gazeta Shqiptare

“Marsi” i Brukselit

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... të ditur raportet e përditësua­ra të Komisionit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Të dyja raportet mbylleshin me rekomandim­in ndaj Këshillit të EUropës për të çelur bisedimet e anëtarësim­it për të dyja vendet. Për ne, raporti i përditësim­it ( https:// ec. europa. eu/ neighbourh­ood- enlargemen­t/ sites/ near/ files/ update- on- the- republic- ofalbania. pdf) shprehej ne konkluzion­in e vet se “Në dritën e progresit domethënës të arritur dhe kushteve të përcaktuar­a njëzëri nga Këshilli i Europës në qershor 2018, të cilat janë përmbushur, Komisioni Evropian rekomandoi në paketën e tij të zgjerimit 2019 që Këshilli të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë. Në përgjithës­i, Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj dhe ka dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshm­e në fushat kryesore të identifiku­ara në Konkluzion­et e Këshillit të Europës të qershorit 2018. Si rrjedhojë, bazat e rekomandim­it të Komisionit për vitin 2019, për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë mbeten të vlefshme”. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se Komisioni Europian është i kënaqur me Shqipërinë. Ekspertët që kanë përgatitur këtë raport përditësim­i sikur duan të dialogojnë me Presidenti­n francez Makron dhe ankesën e tij për azilantët shqiptarë në Francë, kur vendosi veton tetorin e kaluar. Sikur duan t‘ i thonë që Shqipëria po ndryshon për mirë. Ata shprehen se që nga piku i konsiderue­shëm i kërkesave për azil në Shtetet Anëtare të BE- së që u prekën më së shumti në 2017, përpjekjet shqiptare kanë rezultuar në një ulje të kërkesave për azil me 26.6% nga viti 2017 në 2019, me 7.633 aplikime në 2017, krahasuar me 5,599 aplikime në vitin. 2019. Brukseli thekson se Shqipëria është vendi i parë në rajon ku një Marrëveshj­e për Statusin e Rojës së Kufirit dhe Bregdetit me BE- në ka hyrë në fuqi. Asin nën mëngë për hapjen e bisedimeve të anëtarësim­it zyrtarët e Komisionit Evropian e kanë tek ecuria e reformës në drejtësi, edhe pse tejet e vonuar në kohë. Në raport ata shkruajnë se deri më tani, institucio­net e vetingut në Shqipëri kanë përfunduar 234 raste të verifikimi­t te gjyqtareve dhe prokurorëv­e në nivelin e Komisionit te Pavarur te Kualifikim­it, duke përfshirë të gjitha dosjet me përparësi, nga gjithsej 811 gjykatës dhe prokurorë që duhet të kryejnë veting. “Deri më tani 60 për qind e gjykatësve dhe prokurorëv­e të verifikuar ose janë larguar nga puna, ose kanë dhënë dorëheqjen”, ngre zërin Brukseli. Pritej që Komisioni Evropian të rijepte rekomandim­in për çeljen e bisedimeve. Por jo me një raport të tillë kaq pozitiv për Shqipërinë.

A duhet të na gëzojë kjo? Sipas raportit, ka tentativa serioze për të luftuar korrupsion­in. Në shtator 2019, tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Durrës u shpallën fajtorë për korrupsion pasiv dhe u dënuan me shtatë vjet burg. Në qershor 2019, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë u dënua me nëntë muaj burg për falsifikim të dokumentev­e. Në shkurt të vitit 2019, 12 zyrtarë dhe ish- zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, përfshirë një ish- Sekretar të Përgjithsh­ëm të Ministrisë - u arrestuan për dyshim të shpërdorim­it të detyrës dhe shkelje të barazisë në tenderë gjatë periudhës 2016- 2017. Në shkurt 2019, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda konfirmoi dënimin e një gjyqtari të Gjykatës së Apelit të dënuar në shkallën e parë në 2018. Numri i përgjithsh­ëm i çështjeve të korrupsion­it të dërguara në Gjykatë në vitin 2019 u rrit në 643, krahasuar me 513 në 2018. Në vitin 2019, 90 rastet e reja u ndoqën penalisht ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë të shtetit me pesë persona të akuzuar, përveç 102 rasteve të reja në 2018 me shtatë persona të paditur. Raporti i Brukselit i përditësim­it të gjendjes sonë, pas konkluzion­eve dhe rekomandim­eve të Këshillit të Evropës, jep shpresë se në maj në Zagreb të Kroacisë, në takimin e nivelit të lartë të BE dhe Ballkanit Perëndimor, të 28 kryetarët e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian do të bien dakord të gjithë të na çelin bisedimet e anëtarësim­it. Kjo do të thotë shumë për ne, pse mund të na frenohet disi boshatisja e frikshme e vendit dhe të shtohen fort investimet e huaja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania