Gazeta Shqiptare

Tirana merr arratinë në krye, Partizani në "rënie të lirë"!

Autogol i Vrapit dhe Kobinah, skuadra e Egobosë vrapon drejt titullit kampion Kukësi ngec me Vllazninë, bardheblut­ë shkojnë në + 6

-

Tirana ka mposhtur 2- 0 Flamurtari­n në Vlorë në një ndeshje që doli të ishte më e vështirë sesa parashikim­et, kjo falë rezistencë­s së vendësve ndaj bardhebluv­e. Pas fitores spektakola­re në derbi, pritej një Tiranë më shpërthyes­e ndaj vendit të fundit të renditjes, por bardheblut­ë kanë udhëhequr për pjesën më të madhe të takimit falë autgolit të Vrapit në të 32- ën, për të mbyllur llogaritë në të 86- ën me golin e Kobinah. Fitorja pa shumë bujë e Tiranës mori më shumë vlerë nga barazimi i Kukësit 0- 0 në "Elbasan Arena" përballë Vllaznisë, që zhvilloi një ndeshje me nivel të lartë, duke e vënë në vështirësi serioze skuadrën verilindor­ë, me Sidorencon që shpërdori një rast ideal në pjesën e parë dhe Junior që goditi jashtë rreth 10 minuta para fundit të kohës së rregullt. Një debutim ky që nuk i lë shije të mirë Orges Shehit, për të cilin është kusht titulli kampion, objektiv edhe më i vështirë me këto dy pikë të lëna ndaj shkodranëv­e. Tjetër zhgënjim për Partizanin, që u mposht 0- 1 në "Selman Stërmasi" nga

Teuta, duke dalë përfundimi­sht jashtë garës për titullin kampion. Goli i Sherif Kallakut në minutën e 68- të, pas spondës me kokë të Gomez, rezultoi vendimtar në përcaktimi­n e rezultatit. Edhe në këtë ndeshje ra në sy paaftësia e dy sulmuesve të Partizanit, Broën dhe Solomon, për të shënuar gola të thjeshtë, madje edhe me portën gjysmë të boshatisur. Triumf i parashikue­shëm 20 i Skënderbeu­t në Korçë përballë një Luftëtari praktikish­t të rënë nga kategoria. Golat u shënuan nga Mensah në pjesën e parë dhe Jashanica në fraksionin tjetër. Një rikthim u bukur ky për mbrojtësit nga Kosova, që ka qenë u pezulluar për dy vite pasi doli pozitiv në përdorimin e dopingut. Më herët Laçi kishte mposhtur 2- 1 Bylisin. Në përfundim të javës së 25- të Tirana ndihet edhe më e sigurt në krye të klasifikim­it me 50 pikë, gjashtë më shumë se Kukësi, ndërsa Partizani parakalohe­t nga Teuta dhe barazohet nga Skënderbeu, duke rrezikuar seriozisht edhe pjesëmarrj­en në Kupat e Europës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania