Gazeta Shqiptare

OFL godet 101 pasuri të botës së krimit, SPAK: Gjykata e Posaçme të sekuestroj­ë 31 prej tyre

"Kërkesa për 29 pasuri është vlerësuar në kundërshti­m me ligjin" Bilanci: 12 prona të paluajtshm­e dhe 19 makina janë sekuestrua­r

-

Operacioni "Forca e Ligjit" ka goditur deri më tani 101 pasuri të vendosura në rrugë kriminale, duke kërkuar sekuestrim­in dhe konfiskimi­n e tyre. Këto pasuri, 71 prej tyre automjete dhe 30 pasuri të paluajtshm­e, kanë mbërritur në Prokurorin­ë e Posaçme, e cila njoftoi dje se i ka marrë të gjitha në shqyrtim. SPAK- u ka vlerësuar të ligjshme sekuestron e policisë në kushte emergjence për 27 pasuri dhe ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme vendosjen e sekuestros për 30 pasuri të tjera. Ndërkohë, sipas SPAKut, "për 29 pasuri është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencë­s apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshti­m me kërkesat e Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialev­e Policisë së Shtetit".

NJOFTIMI I PLOTË:

Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri me datën 06.03.2020 ka paraqitur për vlerësim në Prokurorin­ë e Posaçme 62 raste sekuestrim­esh, duke kërkuar vlerësim sekuestroj­e për 101 pasuri. Nga 101 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 71 janë automjete dhe 30 janë pasuri të paluajtshm­e ( truall dhe objekte).

Prokuroria e Posaçme ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e paraqitura dhe deri datën 06.03.2020. Ka përfunduar shqyrtimin brenda afateve ligjore për 27 kërkesa për vlerësim sekuestro, të cilat përfshijnë 60 pasuri, nga të cilat 30 pasuri janë automjete dhe 30 pasuri janë truall dhe objekte.

Për 27 kërkesat e përfunduar­a Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar të ligjshme sekuestron e bërë nga Policia e Shtetit dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar për 31 pasuri. Ndërkohë për 29 pasuri është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencë­s apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshti­m me kërkesat e Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialev­e Policisë së Shtetit.

Nga 31 pasuritë e dërguara nga Prokuroria e Posaçme në gjykatë për sekuestro, 12 pasuri janë të paluajtshm­e ( truall dhe objekte të ndryshme) dhe 19 pasuri janë automjete të ndryshme. Ndërkohë nga 29 pasuritë, për të cilat është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencë­s apo

kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshti­m me kërkesat e Aktit Normativ Nr. 1, datë

31.012020, rezulton se 18 pasuri janë të paluajtshm­e ( truall dhe objekte të ndryshme) dhe 11 pasuri janë automjete të ndryshme.

Prokuroria e Posaçme është duke vlerësuar 35 kërkesat e tjera të paraqitura nga Policia e Shtetit, të cilat përfshijnë 41 pasuri,

SHKELJA E LIGJIT

Ndërkohë, sipas SPAK- ut, "për 29 pasuri është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencë­s apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshti­m me kërkesat e Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialev­e Policisë së Shtetit".

( automjete të ndryshme), për të cilat do të merren vendimet përkatëse brenda afatit ligjor prej 15 ditësh nga data e paraqitjes së kërkesës.

 ??  ?? Operacioni Forca e Ligjit
Operacioni Forca e Ligjit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania