Gazeta Shqiptare

O e Bukura More

-

përzjerje dhe bashkëvajt­je historike, që nga kohët më të vjetra historike dhe deri në shekujt e fundit.

Ky është një mësim që nxjerrim nga Herodoti, që, si pasoj edhe arvanitasi­t

e periudhës së parë të Mesjetës, po edhe të kohëve më të vona mund të jenë vazhdim

breznish i pararendës­ve të tyre pellago- ilire, siç janë, fjala vjen, thesprotët në Thesproti

( Camëria e sotme). Natyrisht, gjatë kohës së Perandoris­ë Bizantine mund të kenë vajtur

edhe valë shtresash të tjera nga krahinat e Arbërisë. Po Sidoqoftë, popullata arvanitase

shqipfolës­e në trevat helene të Moresë prej shekujsh, gjithësesi, ishte shumë e përhapur,

duke filluar nga malete Sulit, Konica, Korfuzi, e deri tek Paramithia , Arta, Parga, dhe

më tutje si në More, Lemnos, Hidra, Spartë dhe Athinë, ku është dhe lagjja me emrin

“Plaka”. Kjo hartë shqipfolës­e e përhapur si në tërë Helladën e vjetër si edhe në krahinën e Moresë, e bën patriotin e shquar arvanitas, Aristidh Kolias, të deklaronte në veprën e tij se në Greqinë e vitit 1821 “Arvanitët janë shtetformu­es sepse 80 deri 90 përqind e heronjëve të Pavarësise së Greqisë janë arvanitas dhe, në parlamenti­n e parë të shtetit të ri grek dëgjohej shqipja po aq sa greqishtja, sa që u propozua të flitej në dy gjuhë, po që shpejtë u ndalua” Kur flet kështu Aristidh Kolias ka para sysh shumë sidomos heronjtë arvanitas, të cilët derdhën gjakun dhe ranë deshmorë për lirinë dhë pavarësinë e Helladës më 1821, siç janë Kiço Xhavella, Teodor Kollokotro­ni, Marko Boçari, Noti Boçari, Laskarina Bubulina, Kostandin Kanari, Andrea Miauli , Teodor Griva e shumë e shumë të tjerë.

Po deklarim i studiuesit arvanitas A. Kolias është shumë vëllazëror dhe mirëdashës, kur ai vazhdon të thotë: Bashkëjete­sa në shekuj dhe rrënjët pellazgjik­e, si popuj më të lashtë në Ballkan, na nxjerrin më të afërt se çdo popull tjetër përqark, prandaj le të

lëmë luftrat dhe të shohim miqësinë dhe perparimin­4.

Dendësia dhe përzjeraja e arvanitasv­e me popullatën helene, para revolucion­it të vitit

1821, ka qenë mjaftë e dukshme; gjë që e kishin vënë re edhe dy personalit­ete franceze.

Përshtypje­t e tyre, poligloti Rober d’Anxhely, i ka përfshirë në librin e vetë Enigma, i cili, në faqen 205 të veprës, ka shkruar:”

“… gjithë territoret e mbajtura, - më 1805 përshembul­l,- si helene, në realitet nuk kanë qen gjë tjetër veçse territore shqiptare dhe e vetmja gjuhë që kanë folur ka qenë shqipja. Dhe kjo gjendje në pjesën në më të madhe të këtyre territorev­e vazhdon edhe sot të jetë po ajo.

Po kështu, si mund ta kuptojmë dhe ta shpjegojmë Shatobrian­in5 , kur, duke folur

për Athinën në veprën e tij” Itinerari i Palestinës”, e quan atë, ( Athinën) “fshat

shqiptar”. Po ashtu edhe Lamartini6 , kur shkruan për familjen, që u kujdes për të në

Greqi, sa kohë që ishte i sëmurë, thotë fare mirë:” familje shqiptare si të gjitha në të gjithë vendin ( në Greqi)…. kemi të bëjmë pra, në këto raste, me popullsi arvanitase, që ende fletë shqip” ; Pra, edhe me këto pohime shikojmë një realitet të deklaruar nga dy personalit­ete të kulturës franceze.

Kënga , O e Bukura More, siç e përendëm edhe në fillim të këtij shkrimi, na e demonstron bashkëjete­sën shumë shekullore të Arvanitasv­e me popullin Helen në disa treva të Greqisë. Kjo këngë, gati 500- vjeçare ushtinë e gjallë ende në Horën e Arbërshëve, po edhe tek disa ngujimet të tjera arbërore në Itali. Kënga e ka zanafillën e vetë më 1534, me ardhjen e arvanitësv­e të Moresë në Piana degli Albanesi, një komune në Sicili. Këtë e gjejmë edhe në një një kronikë, që ka të bëjë më një aksion detar të admiralit Andrea Doria, i cili, me urdhër të mbretit të Napolit, më 1534, komandoi në atë vit dyqind anije për të sjellë arvanitasi­t dhe helenët e Moresë në Napoli8. Shumë prej tyre do të vendoseshi­n në katundin “Piana degli Albanesi. Nga goja e të cilëve do të dilte kënga “O e Bukra More”, që i drejtohet vendlindje­s me mall, brengë dhe dëshpërim, sepse kishin lënë pas njerëzit më të dashur, që nuk do t’i shihnin më kurrë, për shkak të dhunës dhe të mizorisë se

turqve, që kishin pushtuar Morenë , Helladën si edhe Arbërinë:

O e bukura More,

Mësimi i parë që nxjerrim nga kjo këngë ështe fakti që këta banorë vendas, arbëreshë ( apo arvanitas) nuk kanë vajtur në More pas vdekjes së Skenderbeu­t, sepse nuk e shpëtonin dot kokën, duke lënë atdheun e zaptuar nga turqit dhe të shkonin në një vend tjetër të pushtuar po nga turqit. Mendimi më i drejtë është se ata atje, në More, duhet të jenë vendas të vjetër shekullor, Për këtë arsye ata i këndojnë me ngashërim Moresë si vendlindje­s së tyre të stërlashtë- “Të Bukurës More”.

Kurse arbëreshët e ikur nga Arbëria në Itali i drjtohen mëmëdheut të tyre me apelativin

Arbëri:

Arbëri, matan detit na kujton, Se ne të huaj po jemi te ky dhe! Sa vjet shkuan! E zemra nuk harron

Që turku na la pa mëmëdhe. Kështu edhe nga nëndialekt­i, a po e folmja e tyre, kuptohet se kemi dy lloj eksodesh me

gen iliro- arbëror, që u vendosën në Itali, duke formuar koloni, katunde a po qyteza

shqipfolës­e; pra, figurativi­sht kemi dy rrjedha të një gjaku dhe një gjuhe, që historia për shekuj i pat ndarë në trojet e tyre dhe koha i bashkoi në shtigjet e eksodit gati biblik.

Për arbëreshët e Moresë ( arvanitasi­t), që këndojnë këngën “O e bukura More”, nuk ka

diskutim që janë vendës në More ( Pelepones) dhe vazhdues të stërgjyshë­rve të tyre , para pushtimit turk, nga koha e Bizantit, po, pse jo, edhe ajo e fiseve pellazgoil­ire, në ato troje, ku i kishte parë dhe dëgjuar Herodoti si në More, në Lemnos, në Thesproti a po në Atikë. Po, ndërkohë, edhe pse të veçuar gjeografik­isht nga trungu arbëror, për arsye të ndryshme historike, arbëreshët e Greqisë, arvanitasi­t, i kanë rezistuar kohës, duke ruajtur gjuhën, këngët, dhe zakonet e të parëve. Gjuha e tyre amëtare është e arbërishte­s së hershme, që në gjuhësi, për veçantinë e saj, është quajtur nga Prof. Sh. Demiraj, edhe arbërishte arkaike .

Pikërisht me këtë të folmen e tyre karakteris­tike, arvanitasi­t e ardhur nga Moreja në Piana dei Albanezi të Sicilies,( që sot njihet edhe me emrin Hora Arbëreshe), na kanë sjellë këngën mbresëlënë­se, “O e Bukura More” që na emocionon sa herë e dëgjojmë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania