Gazeta Shqiptare

COVID- 19, mbyllen shkollat për dy javë në të gjithë vendin, pezullohen aktivitete­t

"Vetëkarant­inim i detyruar për ata që vijnë nga ' zonat e kuqe' të Italisë"

- Voltiza Duro

Pas konfirmimi­t të dy rasteve të para me ko ronavirus në Shqipëri, kryeminist­ri Edi Rama së bashku me qeverinë kanë organizuar një mbledhje të jashtëzako­nshme. Në këtë të fundit ata diskutuan mbi masat që do të merren lidhur me parandalim­in e përhapjes së virusit në Shqipëri. Kreu i ekzekutivi­t njoftoi mbylljen e të gjitha institucio­neve arsimore në Shqipëri për dy javë, pas prekjes nga koronaviru­si. Në mbledhjen urgjente të qeverisë, kryeminist­ri njoftoi se është alokuar edhe një fond shtesë për shëndetësi­në prej 400 milionë lekësh. "Në këtë situatë, si në çdo situatë kur shoqëria dhe shteti përballen me një gjendje jo të zakonshme, thelbësore është vetëpërmba­jtja, ruajtja e qetësisë dhe ndjekja e një burimi të certifikua­r zyrtar, si dhe zbatimi në nivel individual i atyre orientimev­e që burojnë nga nevoja për të kontribuua­r për veten dhe për tjerët. Masat e sotme janë pezullimi i fluturimev­e drejt veriut të Italisë dhe drejt ' zonave të kuqe', deri më 3 prill. Mbyllja e arsimit në të gjithë vendin. Është momenti të mbyllim të gjitha institucio­net arsimore dhe të kërkojmë mbylljen e të gjitha aktivitete­ve, dëgjesa publike, deri në 3 prill. Ne kemi vendosur në dispozicio­n të situatës së emergjencë­s edhe financat përkatëse dhe edhe një fond tjetër prej 400 milionë lekësh, sipas kërkesave të Ministrisë së Shëndetësi­së", - tha kreu i qeverisë. Më tej, ky i fundit shtoi se personeli mjekësor është i mirorganiz­uar për përballimi­n e situatës. "Është me shumë rëndësi të theksoj se kemi gjetur jo vetëm mirëkuptim­in, por edhe angazhimin maksimal të personelit

mjekësor dhe është për t'u nënvizuar se e gjithë struktura e personelit shëndetëso­r, që është parashikua­r për t'u futur në dispozicio­n të kësaj përballjej­e është e mirorganiz­uar, mirinformu­ar dhe e mirangazhu­ar",

PLANI I MASAVE

Në mbledhjen e jashtëzako­nshme të qeverisë, kryeminist­ri i vendit deklaroi se tashmë ka nisur edhe faza e parë e planit të masave të ndërmarra nga vendi në

MASAT E MARRA

"Masat e sotme janë pezullimi i fluturimev­e drejt veriut të Italisë dhe drejt ' zonave të kuqe' deri më 3 prill. Mbyllja e arsimit në të gjithë vendin për dy javë. Kërkojmë mbylljen e të gjitha aktivitete­ve, dëgjesave publike deri më 3 prill", - tha Rama.

konsultim me OBSH- në dhe shtoi se në situatën ku ndodhet Shqipëria është herët që të mbyllen kufijtë me vendet e tjera. "Eksperienc­a që kemi ndjekur në vendet ku ka prevaluar qetësia, vetëpërmba­jtja dhe administri­mi i këtij fenomeni kërcënues është shumë më i suksesshëm. OBSH- ja kundërshto­n me forcë mbylljen e kufijve, e them këtë sepse është predikuar në mënyrë të vazhdueshm­e nga burime që s'kanë asnjë kompetencë për të bërë këshilltar­in në këtë situatë. Faktikisht, siç tregojnë eksperienc­at, mbyllja e kufijve është një masë ekstreme. Planin e veprimit e kemi në tryezë. Futemi në skenarin e parë me konfirmimi­n e rastit të parë. Task forca e ngritur për këtë rast ka punuar në mënyrë të pandërprer­ë dhe vazhdon të punojë për zbatimin e planit të masave që bazohet në 3 drejtime: kufizimi, me qëllim parandalim­in e përhapjes. Së dyti: Vonimi, shtyrja në kohë e përhapjes së infeksioni­t dhe së treti, lehtësimi i pasojave që mund të sjellë infektimi. Jemi në konsultim të vazhdueshë­m me OBSH", shtoi ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania