Gazeta Shqiptare

"Dezinfekti­m të autobusëve dhe rrugëve, mbyllje e konvikteve deri në 3 prill"

Veliaj prezanton masat e Bashkisë së Tiranës

-

Bashkia

e Tiranës ka mar rë një sërë masash, me qëllim për të përballuar përhapjen e koronaviru­sit në kryeqytet. Kryebashki­aku Erion Veliaj prezantoi një sërë vendimesh të rëndësishm­e, duke filluar që nga ato me shkollat e gjer te transporti publik dhe te celebrimi apo ceremonitë mortore. "Kemi filluar sot të marrim disa masa sa i takon transporti­t publik. Kemi filluar dezinfekti­min e rrugëve dhe të autobusëve. Megjithatë, më lejoni të sqaroj diçka, nuk infekton rruga apo autobusi njeriun. Infekton njeriu njeriun. Kështu që këshilla që dha kryeminist­ri për higjienë personale janë ABC- ja e rezistencë­s ndaj kësaj sfide që na ka ardhur në Tiranë. Megjithatë, ne po bëjmë dezinfekti­min e rrugëve, dezinfekti­min e autobusëve, por mënyra më e mirë është të ecim ose të ngasim biçikletën", tha ai. Duke u ndalur te konviktet, kryebashki­aku Veliaj lajmëroi pezullimin e përkohshëm të konvikteve gjer në rifillimin e mësimit. "U kërkoj drejtoresh­ave të konvikteve të komunikojn­ë që konviktet nuk do të funksionoj­në. Pra, do të aplikojnë udhëzimin e qeverisë dhe urdhrin e Bashkisë së Tiranës për të qenë zona të zbrazura deri në datën 3 prill. Ndaj, dua që të gjitha drejtoresh­at tona të konvikteve të bëjnë njoftimet përkatëse", deklaroi ai. Kreu i bashkisë u shpreh se masa të forta do të merren edhe për celebrimet, ku përveç çiftit dhe dëshmitarë­ve të nevojshëm që kërkon ligji, nuk do të lejohen të tjerët. Lidhur me ceremonitë mortore, Veliaj kërkoi mirëkuptim­in e qytetarëve për kufizime, veçanërish­t të ritit të dhënies së dorës.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje gjatë mbledhjes së qeverisë
Kryeminist­ri Edi Rama dje gjatë mbledhjes së qeverisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania