Gazeta Shqiptare

Shkon në 6 numri i të prekurve nga koronaviru­si në Shqipëri

Specialist­ët e ISHP- së dezinfekto­jnë ambientet e bizneseve, ku babë e bir ushtronin aktiviteti­n Ministria e Shëndetësi­së: 4 raste pozitive mbrëmjen e së hënës

- Voltiza Duro

Ka shkuar në 6 numri i të prekurve nga ko ronavirusi në vendin tonë. Gjatë ditës së djeshme janë testuar edhe 14 raste të dyshuara për COVID- 19, tetë prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e konfirmuar­a me koronaviru­sin e ri në vendin tonë. Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në laboratori­n e virologjis­ë në Institutin e Shëndetit Publik, 4 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID- 19, 3 prej të cilëve persona të familjes me 2 rastet e para që u konfirmuan mbrëmjen e djeshme. Aktualisht të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarant­inim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiolo­gëve për gjendjen e tyre shëndetëso­re, që rezulton pa probleme të veçanta. Rasti tjetër i konfirmuar gjatë ditës së djeshme është një 31vjeçar me banim në Tiranë, që ka pasur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1- ditor në vendin fqinj. Ai po trajtohet bashkë me 2 rastet e mbrëmshme në spitalin infektiv dhe gjendja e tij paraqitet pa probleme të veçanta. Deri tani janë testuar 77 raste dhe numri i atyre që kanë rezultuar pozitiv për COVID- 19 është 6. Në të gdhirë të së hënës, Ministria e Shëndetësi­së bëri me dije se kanë rezultuar pozitivë me COVID- 19 dy raste të importuara, që shënuan dhe rastet e para të prekur nga virusi në vend. Përkatësis­ht të infektuari­t janë babë e bir. Mësohet fillimisht se djali 28- vjeçar ka qëndruar disa ditë në Firence dhe ka udhëtuar në rrugë tokësore nga Italia drejt vendit tonë, nëpërmjet pikës së Muriqanit me makinë personale. 28- vjeçari hyri në Shqipëri më 26 shkurt dhe më pas ka infektuar të atin 54vjeçar. Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në numrin 127, të dyve personave të dyshuar i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan pozitive nga laboratori i virologjis­ë në ISHP. Sipas MSH- së, gjendja e dy të prekurve babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç është e stabilizua­r dhe asnjëri prej tyre nuk paraqet komplikaci­one.

MASAT NDAJ TË AFËRMVE

Nga ana tjetër, Silva Bino, shefe e Departamen­tit të Epidemiolo­gjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik ka deklaruar masat e marra në përpjekje të kufizimit të përhapjes së sëmundjes. Ajo ka bërë me dije se janë gjurmuar 8 kontaktet e ngushta të pacientëve sapo dolën analizat, ndërkohë që të hënën janë vetëkarant­inuar në mënyrë të kontrollua­r 24 persona, që kanë pasur kontakt me dy të prekurit. "Gjurmuam 8 kontaktet e ngushta që mbrëmë në darkë, pas daljes së ekzaminime­ve. Janë marrë mostrat që janë në proces, sot janë gjurmuar 24 kontakte që janë vetëkarant­inuar, po iu merren mostrat dhe janë këshilluar lidhur me to", - tha Bino. Ajo bëri me dije se janë gjurmuar edhe kontaktet e largëta. "Kontakte që ne i quajmë kontaktet e dyta për të qenë sa më të sigurt. Jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes dhe është shumë e rëndësishm­e bashkëpuni­mi i qytetarëve. Pacientët janë treguar korrektë lidhur me identifiki­min e kontakteve edhe më pas kemi bërë gjurmimin", tha Bino. Ndërkohë, specialist­ët e Inspektora­tit të Shëndetit Publik nisën dezinfekti­min e ambienteve ku kanë ushtruar aktiviteti­n dy personat e parë të konfirmuar me koronaviru­s në Shqipëri. Punonjësit e ISHP- së kryen dezinfekti­min në lokalin dhe lavazhin, në rrugën "Irfan Tomoni", ku babë e bir ushtronin aktiviteti­n, si një masë themelore për t'u mbrojtur nga koronaviru­si.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania